Forumi Horizont
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Parimi baze i demokracise. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9639)


Postuar nga trojani datë 09 Tetor 2005 - 14:32:

Parimi baze i demokracise.

Parimi baze i demokracise eshte shume i thjeshte: Nje njeri nje vote, dhe kushtetuta mbi te gjithe.
Por ja qe bajraktareve dhe feudaleve te politikes shqiptare sikur nuk po u shkon per shtat ky parim. Packa se cirren dhe digjen per demokraci te vertete, per fuqine e votes se lire, per vullnetin e sovranit popull etj etj.
Dje ne pallatim e Operes dhe baletit "kongresmenet" i hoqen te drejten anetarit te thjeshte socialist te votoje per kryesine e partise se tij.
Jo se rivalet e djathte e kane kete te drejte. Te vetmen te drejte qe gezojne anetaret e gjithe partive shqiptare (pervec atyre te LSI) eshte qe te dalin ne mitingje kur udheqesit perkates zbresin ne baze, dhe te pellasin si gomere.
A ju kujtohet ??? "Parti Enver jemi gati kurdohere"???
Ky fenomen ndodh zakonisht diku aty para zgjedhjeve.
Te varfrit ne! Kur do zgjohemi nga gjumi se na perpine me gjithe rroba. Ah po se per pak harrova. Si zakonisht fajin na e kane te huajt,; borgjezo-revizionistet, shovinistet, terroristet, trockistet, dmth gjithe familja e fjaleve qe mbarron me ist.
Po keni ndonje gje per te plotesuar jeni te mirepritur.

pershendetje trojani.


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 21 Tetor 2005 - 08:10:

Pershendetje trojani!
Doja te shtoja qe nga fjalori mendor shqiptar te zhdukej separi fjala"Komunist",
pastaj lumi le te rrjelle nga te doje...!

Mire u lexofshim!


Postuar nga katia datë 23 Tetor 2005 - 02:24:

pardoksi justifikon paradigmen


 
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.