Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- E=mc² (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9711)


Postuar nga iliriusa datë 15 Tetor 2005 - 01:29:

E=mc²

Disa dite me pare pashe nje gjyesem film gjysem dokumentar ne nje stacion publik qe kishte te bente me formulen E=mc² (Energjia=masen x shpejtesia e drites ne katror) edhe tregonte pak a shume zbulimet ne fizike te bera nga fizikant te ndryshem qe cuan ne zbulimin e kesaj formule nga Anjshtanji.
Gjithemon i kisha menduar fizikantet sic i paraqesin ne shumicen e filmave, si njerez me nje model flokesh qe te trembin edhe pakesa te cmendur apo te harruar pas eksperimenteve te tyre. ( Nuk me falet) edhe pse jane aq te apasionuar edhe te obsesuar ndaj ketyre eksperimenteve edhe pyetjeve qe i ushtrojne vetevetes derisa ti japin njefare pergjigje.

Nuk me kishte shkuar ndermend se pasioni i tyre per te shpjeguar fenomene te ndryshme te natyres ishte perpjekja e tyre per te njohur zotin, edhe nje nga krijimet e tij me te medha.

Zbulimi i faktit se asnje gje nuk humbet, vetem transformohet ne dicka tjeter edhe rruga per te arritur deri ne kete zbulim ishin vertet mahnitese.
Zbulimi i fushes elektro-magnetike edhe cdo zbulim tjeter qe coi ne zbulimin e kesaj formule nga Anjshtani...ishte vertet interesant.

Ndryshoi prespektiven time ne lidhje me shume aspekte te jetes...


Postuar nga iliriusa datë 15 Tetor 2005 - 11:48:

Me teper rreth E=MC²

E=mc eshte formula e zbuluar nga fizikanti Albert Anjshtanj qe drejtepresedrejti lidh masen, me energjin. Ne kete formule E qendron per energji, m per masen dhe c ne fuqi te dyte per nje faktor konstant qe barazon shpejtesin e drites ne katror. Formula tregon se nga sasi te vogla materjali mund te nxirret nje sasi e madhe energjie nqs masa kthehet plotesisht ne energji. Psh. nje mase prej nje grami mund te prodhonte rreth 25 milion kilovat-ne ore energji elektrike. Kjo sasi energjie do te mjaftonte per te mbajtur te ndezur nje lamp prej 100 vatesh per me shume se 28,500 vjet.

Kjo formule ishte bazamenti per aplikimin e energjise nukleare.
Kur Anjshtanji e beri te njohur ne 1905, shkencaret nuk dinin ndonje rruge per ta shendruar masen ne energji apo energjin ne mas. Por gjate viteve 1930 u zbulua nje menyre per ndarjen e atomit te disa elementeve te 'renda' ne atome elementesh me te 'lehta'. Shkencetaret zbuluan se masa totale e atomeve me te 'lehta' ishte me e vogel se masa origjinale e atomit te 'rend'. Gjithashtu zbuluan se nga ndarja e atomit prodhohej energji. Shkenctaret arsyetuan se kur atomi ndahej, masa qe humbiste shenderrohej ne energji. Duke perdorur formulen e Anjshtanjit, shkencetaret mund te llogarisnin edhe sasin e mases qe ishte shenderruar ne energji.


Postuar nga kontinenti datë 15 Tetor 2005 - 13:14:

Ilirusa...pikerisht ne kete nen forum lexova nje here dicka te bukur ne lidhje me postimin tend te para fundit.
Dikush tha; ne qofte me duhet nje ateist ate shkoj e kerkoj ne sektorin e filozofise, sepse ne sektorin e fizikes zor se gjen nje te tille.


Postuar nga iliriusa datë 15 Tetor 2005 - 13:23:

Me duket shume e drejte kjo qe the Kontinenti. Por cuditerisht asnjehere nuk e kisha menduar ashtu deri kur pash dokumentarin qe permenda me siper. E pafalshme apo jo?


Postuar nga kontinenti datë 15 Tetor 2005 - 13:26:

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Me duket shume e drejte kjo qe the Kontinenti. Por cuditerisht asnjehere nuk e kisha menduar ashtu deri kur pash dokumentarin qe permenda me siper. E pafalshme apo jo?

Mund te falet pse jo, sepse pershtypja jote e vjeter ta bente kete sabotim.
Shkencetaret shikojne ate bote qe ne njerzit e thjeshte nuk arrijme ta shikojme . Ata shikojne perberjen e '' imtesise '' dhe qe aty dalin ne perfundimin se nuk duhet te bejne gabimin banal qe t'ia dorezojne mendimin rastesise, ne lidhje me perfeksionin.


Postuar nga naimi datë 24 Tetor 2005 - 01:24:

Amerikanet sote perfitojne shume

nga Einstein


Postuar nga naimi datë 24 Tetor 2005 - 01:27:

haaaa

ok edhe njeher provoje


Postuar nga iliriusa datë 24 Tetor 2005 - 09:51:

Question

Naim te me falesh, por nuk e kuptoj se cfare kerkon te thuash me mesazhet e tua te mesiperme!


Postuar nga naimi datë 24 Tetor 2005 - 22:30:

ilerusa

deshta te tregoje disa faqe adresa ndoshta interesone ndoj kujte ishine ne gjuhen Angleze njohori te reja ne lidhje me Alberte Ainstaine por ne rregulle eshte ok.


Postuar nga iliriusa datë 26 Tetor 2005 - 12:03:

Re: Amerikanet sote perfitojne shume

Citim:
Po citoj ato që tha naimi
nga Einstein



Vertete interesante!


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.