Forumi Horizont
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Çfarë mendoni për fenomenin kushtëzues në lidhje me Pavarësine e Kosovës??? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9850)


Postuar nga Albani_alb datë 27 Tetor 2005 - 17:28:

Çfarë mendoni për fenomenin kushtëzues në lidhje me Pavarësine e Kosovës???

Ditet qe shkuan ne mes shqiptareve biseda qe behej me shume ishte: Kur do te arrihet pavaresia, dikush ankohej, se ajo eshte vonuar, dikush perkrah vetvendosjen e dikush jo.
Ju lutem anetare, besoj se ja vlen te disktuojme.
E shihni pyetjen lart ne titull.
Cfar mendoni per kushtezimin?
me respekt Albani_alb


Postuar nga wisary datë 04 Nëntor 2005 - 16:29:

Kosoves nuk i duhet tjeter veq Pavarsia e plot dhe asgje tjeter po qe se ndodh i jepet qfardo lloj pavarsie tjeter do ta shkatrron shtetin e Kosoves edhe rajonin


Postuar nga jimmy84 datë 05 Nëntor 2005 - 00:26:

E di si eshte kjo puna e Kosoves? Eshte tamam si ajo historia qe nje burre rrembeu nje grua dhe e coi ne shtepine e tij. Gruaja po priste cfare do t`i bente ky tipi dmth po ai nuk beri asgje por nuk po e linte as te ikte. Dhe ajo i tha nje shprehje qe per "delikatese" une po e them "Terhiq e mos keput". Keshtu eshte edhe kjo pune. Shembulli tipik eshte Bosnja. Ka kaq vjet e "pavarur" dhe prape ne hava po rri.


Postuar nga volter datë 07 Nëntor 2005 - 13:45:

Jo se nuk duhet ta fitoje pavaresine Kosova, por para se ta fitoja asaj i duhet nje pune e madhe. Kosova se pari duhet qe t'i permbushe dhe te respektoje te gjitha normat e mundshme per te arritur deri tek pavaresia e plote. Nje pavaresi e plote do te vije nje dite ndaj patjer, por vetem se duhet te kaloje kohe. E ajo kohe do te varet nga njerez, nga populli, nga qeverisja, nga kompromisi mes serbet etj, etj. Ne duhet ta dime, po dhe qe jam shume i sigurte qe e dijne dhe nderkombetaret, pa mos e arritur nje barazi dhe nje marreveshje te plote me serbet nuk do te fitohet pavaresia, e kunderta e kesaj ndodh ne kundershtim. Arritja e nje pavaresie ne Kosove do te mundesoje balancimin e trazirave ne vend, por dhe ne rajon e me gjere, do mundesoje integrimin e vendit ne strukturat euro-atlantike, po dhe siguria do te jete me e favorshme brenda dhe jashte territorit te vendit. Dhe me qe vjen kjo siguri me pavaresimin e Kosoves, atehere kjo do te mundesoje qe Kosova ne te ardhmen ta fitoje pavaresine e plote... Nje pavaresi e plote do te shuaje shume zjarre edhe ne kufijte e fqinjesise e me gjere...Me se shumti do te varet nga qeverisja e tanishme!

Une nuk e kuptoj se perse keto politikanet hiqen sikur jane shume te zotet! Paswordi i tyre i vetem duhet te jete: te punojne vetem per te ardhmen sikur neser do jete ajo e ardhme, dhe duke qene te bashkuar dhe te nje mendjeje me partite e mundshme, e me vone vetvetiu vijne ajo qe ke kerkuar...


Postuar nga dafinoli datë 07 Nëntor 2005 - 20:33:

Rreth pavaresis

Une do tithoja Plloshtanit se ideja per Pavaresi ka filluar shume moti ne Kosove dhe populli i kosoves eshte i pergatitur per kete, nete kunderten ata prap do te rrebelohen. Kjo nuk eshte ne natyren e tyre por ne pakenaqesin e tyre.

Por siç that ju z.Plloshtani me lart se njeher duhet te plotesohen disa kushte, ne ato i kemi plotesuar dhe kemi diskriminim pozitiv ndaj minoriteteve qe dmth i japim me shum se sa duhet. Ne Kuvend i kemi dhene 10 vende pa dalur fare ne zgjedhje edhe pse ata nuk do ti kishin aq shume vende, por per hire te Kosoves. Tjeter serbet i marrin rrogat me te medhaja se shqipetaret ketu,p.sh. nje mesues serb e ka rrogen me te madhe sesa nje mesues shqipetar dhe nje rroge tjeter e merr nga beogradi,,,,

Kurse tash na del se Greqia dhe Franca si dy vendeme te vjetra ne UE kane probleme me minoritete......

Une besoj se qeshtja e Kosoves do te zgjidhet ne baze te proceseve politike ne rajon.........


Postuar nga volter datë 07 Nëntor 2005 - 20:45:

I nderuari dafinoli, ne e dime shume mire qe jane bere shume diskriminime ne kurriz te shqiptareve, por shqiptaret e Kosoves duhet te tregohen te suksesshem pergjate administrimit te puneve publike dhe private. Nese mendoni qe t'u kunderviheni me inat dhe urrejtje tere shoqerise serbe, atehere nuk do behet asgje e bukur, vetem se mund te shkoje ne dem te shoqerise shqiptare. Kuptoni qe çdo presion qe i behet Kosoves nga te tjeret eshte vetem nje mjet qe do te persos drejtesine e ardshme te Kosoves. Instrumentet nderkombetare kete çeshtje e e ndjekin me vemendje ... Ju duhet vetem te tregoni kujdes dhe pune intensive si ne qeverisje ashtu edhe ne te drejten civile... Koha do ta nxjerre te verteten dhe drejtesine.


 
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.