Forumi Horizont | Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Robotet ne ndihme te mjekeve??????? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9928)
Robotet ne ndihme te mjekeve???????
Cod. A02112005
"Gjithnjë e më shumë spitale në mbarë Shtetet e Bashkuara po përdorin robotët për të ndihmuar në operacione. Një spital në shtetin veriperendimor të Washingtonit por përdor tani robotët për kirurgjinë gjenekologjike. Operacioni është një përvojë që shkakton ankth tek pacientët. Ndihma e një roboti në operacion mund ta shtojë edhe më shumë frikën e pacientit – veçanërisht tani që robotët lejohen të kryejnë rol në detyrën delikate të operacioneve gjinekologjike. Por specialistët thonë se operacioni robotik është i sigurtë. Krahu robotik ka rreze më të gjerë veprimi sesa dora e njeriut dhe mund të shkojë aty ku kjo e fundit nuk mundet. Kirurgjia robotike krijon mundësinë e prerjeve të vogla kështu që edhe plagët janë të vogla. Pacientët nuk kanë pse të shqetësohen pasi mjekët kanë gjithçka nën kontroll. Roboti është thjesht një ndihmës për kirurgun John Lenihan. “Roboti nuk kryen operacionin, atë e kryen kirurgu që është në kontroll të gjithçkaje. Roboti thjesht mban instrumentat. Dhe me thënë të drejtën roboti mund ti mbajë ato në mënyrë më të qëndrueshme sesa kirurgu”, thotë doktori Lenihan. Betsy McGuire-Robinson sapo ka kryer një operacion robotik dhe nuk është e shqetësuar. “Mjeku është aty dhe të gjitha veprimet bëhen nën kontrollin e tij. Roboti nuk rezikon asgjë”, thotë ajo. Ka shpresa se një ditë kirurgjia robotike do të përpunohet aq sa të mund të hyjë edhe në operacionet e trurit."
Marre nga gazeta shekulli:
31/10/2005
KATEGORIA: Teknologjia
PS: NS-6 e postova kete teme ne shkenca mgjs eshte nje kuriozitet teknollogjik pasi ka te beje me mjekesine.
Cmendim keni ju anetere per kete artikull???
Urime per te men Enigme Interesante
Po ne nje ane eshte gje e mire qe Roboti nuk paska pasoja ne shendetin e pacientit , por kur e mendon me duket pak si e frikshme , megjithate Tecnologjia e Operacioneve ka arritur ne nje Standart te larte.
Sjam shume e dhene mbas mjeksise megjithate good to know car behet ne Fushen e Mjeksise !
Jam shume dakord me ty Evisa , flm per mesazhin.
Pasi Roboti nuk kryen operacionin por perdoret qe te sjelle sukses sa me te mire, me ben te jem e qete per nje zbulim dhe krijim te tille.
Por ama nga ana tjeter me mundon fakti kur mendoj qe qenia njerzore ndoshta nuk mund te arije te kontrolloje dot robotin 100%.
Atehere ky zbulim sjell sukses apo nje humbje thelbesore?
shume interesante
Ne fakt kirurgjia ne ate drejtim eshte duke shkuar.Mundesia qe kirurgu te kryej operacione me ate te nje roboti e ben prezencen e kirurgut te panevojshme ne disa raste ne sallen e operacionit(spo them sa here se ne rast komplikancash mund te duhet nderhyrja manuale e kirurgut).Precizioni do jete shume me i madh fale perdorimit te kompjuterave keshtu qe edhe rezultatet do jene me te mira.
Kam degjuar per nje robot te ketij lloji ne Milano.Me duket se ja kane vendosur emrin "Da Vinci",sidoqofte do me duhet te sigurohem per kete dhe pastaj tu them me shume...
Evisa,ne me te shumten e rasteve eshte kurioziteti qe na shtyn te mesojme dicka te re.Kurioziteti se si jemi bere,si funksionon njeriu dhe deri ne cfare pike jemi ne gjendje te shtyjme njohurite tona ne keto drejtime.Jane keto gjera qe i bejne edhe kerkuesit te kerkojne pergjigjet.
Nje personazh i cmimit nobel te vitit te kaluar ka thene "Shkenca ngrihet mbi injorancen".Eshte mosditja e njeriut per nje gje qe e shtyn te mesoje dicka te re,dhe kjo eshte principi i shkences vete
nanorobote
Cod. A20112005
Sot per sot nuk po mundohen te behen perparime vetem ne robote te medhenj qe mund te bejne operacione.Teknologjia ofron mundesine e zhvillimit te roboteve te vegjel ose nanorobotet sic quhen ndryshe qe do te ndihmojne ne terapi te ndryshme qofshin keto per ilace qofshin keto per diagnoze.Per momentin jane disa lloj nanorobotesh qe jane duke u testuar duke filluar nga robotet bombe qe lidhen ne siperfaqe te qelizes dhe sapo gjejne nje receptor qe normalisht e ka nje qelize kancerogjene vetvriten (nanorobote kamikaze) duke bere keshtu qe mos te shkaterrohen qelizat normale jo kancerogjene qe me terapite e sotme shkaterrohen shume shpesh (nje rast qe lexova para pak ditesh eshte rasti i efekteve kolaterale te radioterapise ne rastet e trajtimeve te kancerit te gjoksit ku nje doze teper e larte mund te shkaktoje semundje te mushkerise qe quhet fibroze me pak fjale, ose perikardit,qe eshte nje enjtje(infiammazione sic i thone italianet) e asaj mbuleses se zemres)...pra mundesia e nje terapie te drejtuar.
Disa nanorobote te tjere kane aftesine te njohin sekuenca te ndryshme ADN-je dhe vetem kur te njohin ate sekuence,do te ushtrojne funksionin e tyre qe mund te jete leshimi i ilacit qe trasportojne,vetshkaterrim etj...
Nje tjeter robot nese mund ta quajme te tille eshte edhe nje kapsule qe u shpik para 3 vjetesh dhe tani perdoret per te bere diagnoze per sa i perket semundjeve te zorres se holle (semundjen e kronit ne me te shumten e rasteve) dhe ka zevendesuar ate analize qe behet duke futur nje tub ne rruge anale dhe te mundoheshin te arrinin zorren e holle ose ose ne disa raste perfundoje edhe ne salle te operimit per te arritur qe te shifnin se cfare problemi kishte ajo zone (eshte ajo qe quhet laparoskopi eksplorative dhe perdoret ne rastet kur nuk arrihet me menyrat tradicionale te kesh nje ide te semundjes.Behet duke hapur vetem 2-3 vrima ne trup pa pasur nevoje ta cash te tere zonen)
Pra, sic shihet,priten shume gjera edhe nga kjo ane,ne ndihme te mjeksise!!!
Ishallah po gjeta do ju jap nje link te nje faqe interneti ku paraqitet nje nanorobot...nese dikush di ndonje eshte i lutur ta nxjerre ketu,nese ka mundesi!!
operacion me robote
Sipas gazetes "Leggo" te dates 19 maj,thuhej qe ishte kryer per here te pare nje operacion me robot pa prezencen e mjekut.Praktikisht mjeku ishte ne Boston,ndersa pacienti i shtruar gjendej ne Milano.
NS-6 nuk jam shume e sigurt sa sukses kishte operacioni ne ato lexime qe u ndesha une. Di me shume reth ketij lajmi ?
Tek gazeta vetem kaq kishte keshtu qe nuk di me shume per kete lajm.Sidoqofte do mundohem te shof nese arrij te gjej ndonje gje te re
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.