qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547
|
I është dhënë dje lamtumira e fundit, akademikut dhe kompozitorit, Artistit të Popullit, Tish Daija, i cilësuar si avangarda e muzikës së re shqiptare, krijuesi i baletit të parë shqiptar, muzikës së dhomës dhe asaj të lehtë
Tish Daija, shtergu i fundit i klasikëve shqiptarë
Kushdo nga ata që dje mori pjesë në ceremoninë e lamtumirës së fundit, për artistin e madh Tish Daija, përveç dhembjes së përbashkët, nuk kishte se si të mos pranonte se ai ishte një kompozitor në avangardë. Krijoi muzikën e baletit të parë shqiptar, muzikën e dhomës dhe solli një frymë të re në muzikën e lehtë. Nuk është e rastit që personalitete të muzikës, studiues, muzikologë e ish-kolegë të tij, e rendisin emrin e Tish Daisë, mes korifejve, apo klasikëve, të cilët do të mbeten të pazëvendësueshëm për muzikën shqiptare.
“Kemi ndezur sot qiririn për Tish Dainë. Fundi i një brezi kompozitorësh, të cilët përbëjnë klasikët e vërtetë të muzikës shqiptare. Ata, që e ngritën artin shqiptar me tradita të pakta historike, por me një folklor të shkëlqyer e të pasur, në nivelin e një arti evropian të kultivuar, me zhvillim gjinish dhe rrugësh krijuese në të gjitha drejtimet. Ai konsiderohet si emancipuesi dhe ai që e ka shtyrë muzikën drejt profesionalizmit të vërtetë, veçanërisht në zhanrin e muzikës së lehtë. Këngët e tij në festivalet e radios që nga “Flakë e borë”, “Erë pranverore” në edicionet e para, deri tek e famshmja këngë “Natën vonë” në Festivalin e 11-të, janë shembuj të kultivimit të një muzike shqiptare të lehtë, aspak më mbrapa zhvillimeve evropiane të asaj kohe”,- është shprehur Drejtori i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Zhani Ciko. Sipas tij, këto këngë të lehta, Tish Daija nuk i kuptonte si eksperimentime të shartimit, por si rikrijime mbi bazën e motiveve shqiptare. I të njëjtit mendim është edhe këngëtarja e njohur, pedagogia e Akademisë së Arteve dhe studiuesja, Hamide Stringa, e cila ka pasur fatin, jo vetëm të kryejë studimet e larta së bashku me Dainë, por edhe të jetë interpretuesja e krijimeve të tij të para. “Tishi e nisi krijimtarinë e tij para se të formohej si një kompozitor profesionist, por që atëherë ai tregoi vlerat, talentin dhe një nuhatje të madhe për të renë dhe të bukurën. Sepse ka krijuar këngë që edhe sot mbeten si modelet e këngës sonë qytetare. Ai ishte kontribues i shumë gjinive, por ajo që e dallon Tishin nga kompozitorë të tjerë, është guximi i tij krijues, për të sjellë një frymë të re në muzikën tonë. Ai e nisi këtë me këngën, duke bërë kërkime të reja në fushën e muzikës sonë, muzikës së re, e cila konsiderohet sot si avangardë”, - shprehet ajo. Daija do të mbahet mend si kompozitori i një numri shumë të madh veprash të të gjitha gjinive, por në fondin e artë të radios ruhet edhe “Kuarteti për harqe” që është e para vepër profesionale në këtë gjini, ndërkohë që një datë e madhe e muzikës shqiptare, është ajo e 40 vjetëve më parë, kur u vu në skenë, baleti i parë shqiptar “Halili dhe Hajria”. Sipas koreografit Agron Aliaj dhe sopranos Edit Mihali, kompozitori i madh mori me vete merakun për rishfaqjen pas pak ditësh të këtij baleti. Sipas Aliajt ai la një numër të madh porosish dhe detajesh për realizimin e kësaj vepre. “Ai ka meritën jo vetëm të dhënies së një kuote të lartë muzikore të kësaj vepre, por nga ana tjetër aspak skematike e të politizuar, si ishte karakteristikë e asaj kohe. Pra Tish Daija mund të konsiderohet pa diskutim si një nga arritjet më të mëdha të një brezi, që për mendimin tim bën pjesë në klasikët e muzikës shqiptare”, - përfundon dirigjenti Zhani Ciko.
__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealt_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|