Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letersia e Rilindjes Kombetare > Sami Frashëri > Sami Frasheri, dijetari i madh shqiptar qe endet mes dy popujve
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Sami Frasheri, dijetari i madh shqiptar qe endet mes dy popujve

Sami Frasheri, dijetari i madh shqiptar qe endet mes dy popujve

Nga: Alban Tartari / Ankara

Eshte shkruar shume per Vellezerit Frasheri dhe per Sami Frasherin ne vecanti. Sami Frasheri iluministi i madh, eshte nje nga personalitet me te medha qe ka nxjerre populli shqiptar vepra e te cilit vazhdon te beje drite njelloj si diten e pare megjithese ka kaluar mese nje shekull qe kur ka dale ne drite.

Historia shqiptare i ka dhene nje vend te gjere Sami Frasherit, te cilit i kemi borxh cdo germe qe shkruajme sot sepse ai eshte hartuesi i alfabetit te gjuhes shqipe.

Duke folur me albanologun e madh me origjine shqiptare prof.Nexhip Allpan i cili prej kohesh jeton ne Ankara, mesojme ato qe nuk dime ne lidhje me Sami Frasherin. Prof.Allpan ka qene nje nga studiuesit shqiptare qe e ka perpunuar vepren e vellezerve Frasheri ne menyre te paster e te pandikuar nga regjimet e sistemet, direkt nga arkivat e Perandorise Osmane ne Stamboll.

Sami Frasheri ose Shemsettin Samiu sic i thone turqit e qe perkthehet “Samiu i ndritur si diell”, eshte nder albanologet, gjuhetaret qe kane hedhur themelet e gjuhes se sotme shqipe nderkohe qe sherbenin nen petkun e Perandorise me te madhe te kohrave asaj Osmane. Ne kohen kur ishte e ndaluar te flitej per nacionalitetin dhe bile neper qarqet e perandorise ishte e ndaluar te perdorej termi “turk” dhe “Turqi”, Sami Frasheri dijetari i madh do hidhte edhe themelet e turkologjise krejt i vetem. Pra ne nje kohe kur vete turqit e perandorise osmane thonin “jemi osmane” dhe denoheshin po te shprehnin se ishin turq Sami Frasheri me punen e tij brilante do hidhte hapat e para ne fushen e albanologjise dhe turkologjise. Dihet qe per kete ai u dergua ne Marok si gjysme i internuar por zhdervjelltesia e tij ben qe te kthehet perseri ne Stamboll dhe te nxjerre edhe gazeten e tij Terxhuman-i Shark (Lajmetari i Lindjes) dhe prej andej te mbronte te drejtat e shqiptareve dhe te punonte dhe per turqit qe ne perandorine e tyre e kishin te ndaluar te thonin se jemi turq.

Keshtu Sami Frasheri ose Shemsettin Samiu sic e quajne turqit me nderim, do shkruante romanin e pare ne turqisht bazuar mbi nje ngjarje te vertete dhe do ta titullonte “Dashuria e Talatit dhe Fitnetes”, do hartonte fjaloret e pare osmanllisht-frengjisht, osmanllisht-arabisht dhe anasjelltas. Ai do nxirrte per here te pare librat e vegjel te xhepit qe mund te lexoheshin kudo, shkruan drama e tregime, perkthen shume kryevepra perendimore dhe nder keto “Te Mjeret” e Hygoit.

“Ne jeten e tij 54 vjecare,Sami Fasheri ka hartuar e botuar 54 vepra letrare,gjuhesore,kulturore ne turqisht e shqip” shprehet Prof. Allpan ne librin “Shqiptaret ne Perandorine Osmane” (bashke autor me Nesip Kacin).

Krahas kesaj Samiu ishte mese i pranishem ne shtypin e atehershem turk dhe do te themelonte edhe gazeten e perditshme Sabah (Mengjesi) qe edhe sot eshte nga gazetat me te lexuara ne Turqi. Ketu ne Turqi shume rruge, shkolla e akademi mbajne emrin e Sami Frasherit, babait te turkologjise dhe emri i tij radhitet krahas atyre qe e themeluan shtetin modern turk,krahas Mustafa Qemalit, Mehmet Akifit, *smet *nonyse, Hasan Tahsinit etj.

Ne nje ore leksioni me 1998 ne Universitetin e Ankarase ku dhe autori i ketij shkrimi si student merrte pjese, Prof.Dr. Ahmet Taner Kislali ish-minister Kulture ne qeverine e 1979’s te Bulent Ecevitit tregon sesi ambasadori i atehershem i Shqiperise kerkoi zyrtarisht eshtrat e Sami Frasherit. Qeveria turke jo vetem qe nuk e pranoi kete por i shprehu keqardhjen ambasadorit shqiptar duke i thene se Shemsettin Samiu (Sami Frasheri) ishte nje figure e pandashme me Turqine moderne dhe se aq sa ka bere per Shqiperine ka bere edhe per Turqine, ne mos me shume. Pra pandaresia e Sami Frasherit dijetarit te madh qe endet midis dy popujve te dy mirenjohes ndaj tij, qendron te sherbimet e vyera dhe te pazevendesueshme qe u ka bere ai vete. “Ai vazhdon te jetojne ne shpirtin e turqve intelektuale” shprehet prof.Nexhipi. “Ky personalitet- thote ai - do vazhdoje te endet si ure lidhese ndermjet shqiptareve dhe turqve si per ti treguar botes se Burrat e medhenj dine te ngrejne ura e jo ti hedhin ato ne ere.” Prof.Nexhipi ruan ne biblioteken e tij personale me qindra dokumente ne lidhje me Sami Frasherin te cilat i ka nxjerre duke hulumtuar punen e Samiut ne arkivat e Perandorise Osmane dhe ka patur te beje me dokumente origjinale te perpunuara nga Samiu.

Puna ne kushte te veshtira dhe gjithmone nen stres, dhe hallet e kombit qe Samiu ngrinte bene qe ai te vdiste i ri dhe te mos arrinte ta shihte krijimin dhe njohjen e shtetit shqiptar, por cdo gur i kulles se Shqiptarise eshte vendosur mbi themelin qe ai ka hedhur me aq pune e mund. Ne Turqi nuk ka njeri te mos e dije Shemsettin Samiun, i cili sic hodhi bazat e albanologjise, beri studime te gjata te parat keto ne fushen e turkologjise dhe tashme ai pranohet ne historine turke si turkologu i pare i Turqise dhe Mustafa Qemali kur shpalli Republiken Turke me 1923 reformat gjuhesore i ka bere sipas projekteve pergatitur nga Sami Frasheri. Publicistka e tij e ruan rendesine edhe sot ne Turqi dhe mbi kete jane shkruar me qindra teza e libra, dhe jane dhene shume konferenca. Keshtu eshtrat e dijetarit te madh shqiptar do prehen ne Stamboll, si shenje nderimi per punen e tij karshi turqve te cilet nuk e lejojne kthimin e tij ne panteonin shqiptar dhe ne do te na duhet te udhetojme per ta vizituar personalitetin qe i kemi borxh cdo germe qe shkruajme.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealt_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Shtator 2003 22:03
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

SHEMSETTIN SAMI (FRASHERI), KY MJESHTER I GJUHES.

Nga Avni Ozgurel*/ Meqë ky vit kaloi plot me përkujtimoret për Nazim Hikmetin, më lindi shpresa se mund të kujtojmë edhe emrat dhe veprat e gjuhëtarëve dhe shkrimtarëve të tjerë të mëdhenj, dhe tu fshijmë pluhurin nga këto vepra dhe nga gurët e varreve. E kam fjalën për një mjeshtër të gjuhës që tashmë i është harruar edhe guri i varrit. Shemsettin* Samiun (Frashëri). Ai, është autori që nxorri në dritë enciklopedinë Kamus-u Alam dhe Kamus-u Turki, dy bazat e gjuhës së sotme turke. Ai është një nga ata që nën udhëheqjen e Ahmet Mit’hat Efendiut, përpunoi fjalinë e gjuhës së sotme turke gjatë periudhës së Tanzimatit, është përkthyesi që i dhuroi turqishtes dy përkthimet e para të një romani dhe një pjese teatrale perëndimore, është ai që mbronte me forcë se alfabeti latin ishte më i përshtatshëm për gjuhën turke dhe i pari që përgatiti një alfabet të tillë.

“Jo osmanllisht, por turqisht...!”

Shemsettin Samiu me origjinë ishte shqiptar. Lindi më 1850 në Jania (Janinë) dhe u mbart në Stamboll më 1871. Interesi për të shkruarin e shtyu atë të nxirrte një gazetë me emrin “Sabah” (Mëngjesi) dhe më pas të botonte revistën “Hafta”(Java). Shemsettin Samiu i cili së bashku me gjuhën shqipe pra gjuhën mëmë, zotëronte në mënyrë perfekte 8 gjuhë të huaja, për shkak të mendimeve përparimtare u syrgjynos dhe pothuaj një jetë të tërë u mbajt nën vëzhgim në shtëpinë e tij. Vepra e tij e parë ishte fjalori frëngjisht-turqisht që u botua më 1885, i cili më pas u ndoq nga fjalori më i madh i gjuhës turk Kamu-s Turki. Ai shprehej se turqishja nuk është osmanishte, se fjala “osmanlli”, ishte vetëm emërtimi i një shteti, dhe ai ishte pena e parë që guxoi të shprehej se nuk ishte përulëse të thuash se jam turk dhe të flasësh turqisht, bile përkundrazi ai (ndonëse vetë nuk ishte turk) u tregoi turqve se duhet të jenë krenarë që janë të tillë.Për këtë arsye emri i tij mund të radhitet pa hezitim mes turkologëve më të mëdhenj që kemi, Ahmet Vefik Pasha, Sulejman Pasha dhe Ali Suavi.

Një jetë e mbushur me vetmi

Padyshim Shemsettin Samiu, jetoi një jetë të thjeshtë e të mbushur me vetmi në konakun e tij në Erenkoj, (lagje e Stambollit). Ai ishte një njeri që nuk i pëlqente të merrte pjesë në ahengjet dhe mbledhjet e kokave të gjuhës dhe letërsisë turke. Mendja e tij e ndritur ishte përherë në kërkim të projekteve të reja në fushën gjuhësore. Ai ishte i pari që duke u mbështetur në punën e turkologut të madh evropian Radolff përktheu në turqishten e sotme Shkrimet e Orhunit (dokumenti i parë i gjuhës turken në histori), dhe duke u mbështetur te gjuhëtari dhe turkologu anglez Vembley, pasuroi turqishten me një nga dokumentet më të vjetra të saj, Kutadgu Bilig (amaneti i një perandori të vjetër turk për të birin). Mësojmë nga burimet historike se netëve llampa e tij me vaj nuk shuhej deri afër mëngjesit dhe se ai punonte me penat dhe bojën që i prodhonte vetë, dhe rreth 14-15 orë në ditë ai i kalonte nën shoqërinë e gërvishtjes që linte pena i tij mbi letër. Me mjekrën e dredhur e të bardhë si borë, më tepër se një gjuhëtar ai i ngjante një dijetari enigmatik të Mesjetës. Shkrimtari dhe gjuhëtari (turk) Ismail Habib Savuk do shprehej; Nganjëherë atë që nuk e bëjnë dot akademitë që përbëhen nga 40-50 vetë, ngrihet dikush si Shemsettin Samiu dhe e bën me sukses...Nëse dikush do të mësojë se ç’është mrekullia, duhet të eksplorojë Samiun dhe veprat e tij...”

Poli i jetës së tij; Zonja Emine

Shemsettin Samiu u martua më 1884 me zonjën Emine, bijën e Kazasker Sadettin Efendiut, njeri me prejardhje nga paria e Stambollit, dhe nga kjo martesë u lindën katër fëmijë. Emri i njërit prej djemve, Ali Sami Jen-i, përmendet dhe sot e kësaj dite si themeluesi i klubit sportiv të Gallatasarajit, (dhe njëri nga stadiumet e Stambollit mban pikërisht emrin e tij). Dimë gjithashtu edhe afërsinë e tij me vajzën e vogël Samije (që e kishte pagëzuar me emrin e tij), e cila zotëronte në një farë mënyrë aftësitë e të atit, dhe Samiu mbas punës së gjatë dhe të lodhshme, me qëllim për tu qetësuar, bënte biseda dhe diskutime të gjata më Samijen në lidhje me gjuhën dhe letërsinë. Samiu kishte mbetur i kënaqur nga jehona dhe mirëpritja që iu bë përkthimit që i bëri “Të mjerëve “ të Viktor Hygoit. Këtë e kuptojmë nga fakti se ai megjithëse jetonte një jetë në përgjithësi brenda mureve të shtëpisë së tij, në atë kohë mori pjesë në një sërë diskutimesh dhe shkroi gjerësisht në shtypin e kohës në lidhje me Hygonin dhe veprën e tij. E megjithatë ai ishte i brengosur për arsyen se veprat e tij akademike në lidhje me turkologjinë nuk gjetën mbështetje, dhe shtegëtoi nga kjo botë pa dëgjuar fjalët e historianit të madh Abdurrhman Sheref, i cili ne veprën e tij “Fletët e Historisë” shprehet : “Artikujt e tij në gazetën “Sabah” dhe punimet e tij në fushën e gjuhës, janë një e vertëtë dhe një mësim për gjithë popullin turk”. Ai dashuroi vetëm një herë, dhe atë dashuri e jetoi deri ditën e fundit të jetës. Gjer ditën kur mbylli sytë, kujtimi i vetëm që mbante përditë para syve në tryezën e punës, ishte fotografia e dashurisë së tij të vetme, zonjës Emine (e cila kishte vdekur prej kohesh duke i dhënë Samiut një goditje tjetër në jetë) . Ai nuk e fshihte se e kishte kthyer në një ritual që çdo ditë t’i merrte pluhurin kësaj fotoje mbyllur në kornizë. Poshtë fotos, brenda kësaj kornize ishin shkruar edhe disa vargje nga poeti i madh mistik Fuzuli, dhe në krah të saj qëndronte një tufë flokësh, nga flokët e zonjës Emine, kujtim të cilin Samiu do ta merrte me vete në varr. Dimë gjithashtu se sa herë që mbidhej me shokët dhe miqtë e ngushtë, bënte si bënte dhe e kthente fjalën te zonja Emine, duke kujtuar bujarinë dhe mirësinë e saj me sytë që i mbusheshin.

“Shpirti në varr, malli në pazar”

Megjithëse Shemsettin Samiu nuk i pëlqente takimet e gjata (të cilat e pengonin të punonte), nuk i kthente kurrë nga dera e shtëpisë mysafirët që i vinin. Shpesh rreth tij mbidheshin gjuhëtarë të huaj, priftërinj, hoxhallarë apo edhe hahame hebrenj. Por mosinteresimi dhe shumëzimi më zëro që iu bë punës së tij, bëri që ky njëri i paqes dhe i shkencës ti dorëzohëj vdekjes në moshën 54 vjeçare. Për arsye se të tetë vëllezrit dhe motrat e tij kishin vdekur ditën e shtunë, ai kishte një frikë ndaj kësaj dite. Por më në fund edhe vetë ai, si për ironi të fatit, shtegëtoi nga kjo botë pikërisht një të shtunë; më 18 qershor 1904. Dhe si për të vërtetuar fjalën e vjetër turke, “shpirti në varr, malli në pazar”, që në kohën kur trupi i tij pa jetë po dilte nga dera e shtëpisë, gruaja e tij e dytë e shiti këtë shtëpi për tu mbartur tek të vëllezrit. Dhe të gjitha mallrat u shitën brenda një jave me një ankand të vogël në oborrin e shtëpisë. Sikur të mos mjaftonin gjithë këto, biblioteka e tij që përbëhej prej 10 mijë librave, shumë prej të cilëve libra origjinalë të shkruar më dorë, u shitën për pesë kurushë te mbledhësit e letrave të vjetra dhe u mbartën në një shtypshkronjë të klasit të fundit në Stamboll për të humbur përgjithmonë. Mbas gjithë kësaj nga i madhi Shemsettin Sami, na mbetën vetëm disa dosje me dorëshkrime të tij, një album i familjes, dhe fotoja në kornizë e zonjës Emine, të ruajtura këto nga bija e vogël e Samiut, zonja Samije. Ky njeri i madh ka qenë burimi i turkologëve të mëvonshëm si Nexhip Asim dhe Velid Çelebi, dhe uroj që Instituti i Gjuhës Turke, ta kujtojë Shemsettin Samiun ashtu siç e meriton në përvjetorin e 100-të të vdekjes, pikërisht mbas dy vitesh. Nuk po e përmend këtu ministrinë (turke) të Kulturës pasi e di që ata jetojnë “ditërisht”, si puna e vezës dhe se patjetër mendojnë “ku i dihet ç’bëhet deri më 2004...!”.



*shemsettin- , ky është titulli që i është vënë Sami Frashërit në Turqi. Përkthehet; “I ndritur si diell”.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealt_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 19 Shtator 2003 21:41
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 04:49 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letersia e Rilindjes Kombetare > Sami Frashëri > Sami Frasheri, dijetari i madh shqiptar qe endet mes dy popujve

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.