Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Arkivi i Kinematografisë > Majmunat në grevë, “shqiptarët” po ua zënë Kafazet
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
altruisti
Anetar i ri

Regjistruar: 24/06/2007
Vendbanimi: Ne rruge
Mesazhe: 21

Majmunat në grevë, “shqiptarët” po ua zënë Kafazet

Majmunat në grevë, “shqiptarët” po ua zënë Kafazet

Mirsim Maliqi, Kumanovë

altruisti@gmail.com

Histerija e “altruistëve” të konformizuar ka shkaktuar revoltë tek banorët e kafazit, të cilët për të shprehur indinjatën e tyre shpallën grevë urije, mbase sipas tyre, kafazi i cili ka robëruar shumë krijesa nuk meriton të etiketohet me epitetin “i artë”, mirëpo, kjo nuk ishte e tëra, majmunat e revoltuar invokojnë të gjithë kafshët -kolegë të tyre- që kanë të njejtin vendbanim që në mënyrë kolegjiale -e defenzive- të kërkojnë të drejtat e tyre, e që të iu rikthehen pronat të cilat tashmë ua kishin rrëmbyer “promovuesit” e progresivitetit!

Si duket, nga frika se po privohen nga epitetet e të tjerëve, ca (pseudo) shqiptarë -për të mos rënë në negacionet e “kodeve universale” për dëfrimin e rinisë-, ua konfiskuan pronat majmunëve, e që këta të fundit në mënyrë konsekuente ftojnë të gjithë ata që kanë po të njejtin identitet që të dalin publikisht për të mbrojtur atë që iu takon atyre, e që pritet –ndoshta- t’i bashkangjiten në protestë edhe darvinistët, të cilët sot lirisht mund të themi se etiketohen si konservatorë të dështuar. Nejse, me rëndësi për të e potencuar është se, këta banorë që vëshgohen këto javë -ditë e natë- në televizon, janë njerëz mizor e tiran që padrejtësisht ua kanë zënë vendin dikujt tjetër, edhe pse rolin e tyre po e lujnë më mirë se ata, ndoshta faktor për këtë është regjija e specializuar që sigurisht këtë profesionalizëm e kanë arritur nga përvoja (si banorë të hershëm të kafazeve!).

Mua para ca kohe, kur u ktheva nga “Nëna e Botës” (kështu quhet vendi ku rrjedh lumi më i madh në Botë), më thanë se jam privuar nga një “shou” shumë i madh i ashtëquajtur “Kafazi i Artë”, e që filluan të më tregojnë se çka zihet aty mbrenda, e që po atë ditë pata “fatin” ta ndjeki një debat të avokatëve të banorëve të këtij kafazi, e që duke e bërë një koleksion mes asaj që më thanë dhe asaj që pash vetë, kuptova se këtu kemi të bëjmë me një kolaps moral dhe një konvergjencë tek degjenerimi, dhe largim nga vlerat humane. Ndoshta ky konstatimi im nuk do aprovohet nga ata që u janë mirënjohës hartuesve të kësaj ideje, që ua kanë sistematizuar kohën, pra të ndjekin me orë të tëra “prizmin” e jetës së disa njerëzve të panjohur, të cilëve u dërgojnë SMS për të ua shtuar reputacionin në publik, apo të marrin leksione nga “dashuriçkat” e dikujt, e këso paqavurrash të tjera, të gjitha nën hijën e një sllogani të tmerrshëm: “ta mbysim kohën” sikur kjo gjë e shtrejtë të ketë ushtruar ndonjë ekzod mbi këta të rinjë të zhytur në pishinën e quajtur “Kot e kot – free”. Ska dyshim se ky kafaz që robëron mendjet e njerëzve, influencon tek të rinjët “amcijoz” që shpresojnë robërimin në këtë pronë të uzurpuar për të fituar famë e për të bërë “karierë”.

Një grup organizatash konsultative duke mos arritur konsensus porse me mendime substrate arriti tek një përfundim që të lajmërohet opinioni ta bojkotojnë këtë emision, për shkak të gjendjes alarmante, mbase nëse ky nuk është edicioni i fundit atëherë greva e majmunëve do bëhet permanente, e do rrezikohet lloji i kësaj kafshe, mbase mund të arrihet deri tek zhdukja totale e saj! (A thua pastaj si do ta “mbrojnë” teorinë e tyre të çmendur nipërat e mbesat e Xhaxhit?).

Marrur nga: http://altruisti.blogspot.com

Gazeta Kritika, 01.06.2007

Gazeta Politika, 02.06.2007

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Qershor 2007 03:00
altruisti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të altruisti Kliko këtu për të kontaktuar me altruisti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të altruisti't! Kërko mesazhe të tjera nga: altruisti Shto altruisti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto altruisti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:46 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Arkivi i Kinematografisë > Majmunat në grevë, “shqiptarët” po ua zënë Kafazet

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.