Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re poezise > Kritika te poezive te Forumit
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Rastesisht, teksa po kopjoja grimcezat e shkruajtur nga une tek tema "Monstra ne shpirtin tim" rastisa tek kjo poezi. E mbaja mend kete teme edhe kerkesen tuaj specifike per kete poezi e mqs e gjeta vendosa ta postoj ketu. Nqs ende deshironi, mqs ishte edhe deshira e Katit, do te me pelqente edhe mua ta lexoja kritiken tuaj. Megjithese ka titull pakez ndryshe nga ai qe ka permendur Kati besoj se behet fjale per te njejten poezi.


"Kembanat e shpirtit " - Nga Katilesha

Bien kembanat
te dhimbjes lajmetare
shpirti zhvishet,eshte ore e tij
si prostitute neper rruge perdridhet
nje epshor,t'ia ngjeshe doren tani.

S'ka dileme
le te jem prostituta e virgjer e kesaj nate,
Sonte dhe shpirtin e lashe pa dere,
kush te doje te hyje pa trokitur fare,
ta shijoj mekatin dhe une nje here.

.




Flm Ilirusa.

Mendoj qe poezia e mesiperme perfundon ketu. Mesazhi vjen i plote me nje logjike vibrante. Mesazhi eshte dhene pa asnje droje dhe medyshje nepermjet nje vargu tipik poetik.

Teper femeror zeri neper vargje dhe natyrisht duke qene i tille te ngjall nje tallaz te shthurur ndjenjash.
Ne njeren ane kerkon te shijosh poezine (hyjnoren) dhe ne anen tjeter mekatin. As qe vihet ne dyshim qe disa fjale jane perdorur me kujdes te qellimte. Nuk ka perse kjo poezi te kete ndjenjen romantike amoroze. Ajo te ndjell ne mekat duke te vene ne nje shtrat me virgjerine-detyre teper e veshtire per nje shtroje poetike. Turbullira qe te kaplon eshte dinake, buzeqeshur, miturike dhe perdesi femerore.

Nuk e di mire se ka qene nate apo dite kur eshte shkruar kjo poezi dhe ne kete rast as qe insinuoj per te biografizuar. Kjo e fundit do te ishte teper naive. Poeti ka te drejten universale qe te jete kushdo-filozofi dhe prostituta-gjithmone per hir te artit te tij.

Pergezoj katin per keto vargje dhe falenderoj Ilirusen qe i ka sjelle.

Poezia fillon me buje dhe perfundon po me fanfara. Dikush ben kontrate me mekatin duke falur shpirtin. E thene ndryshe, Fausti do te qeshte me te madhe me pompozitetin e tij.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Maj 2010 06:11
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Iliriusa flm qe je treguar e vemendshme dhe e ke sjellur poezine.

Flm edhe cedrus per analizen e tij, e cila me beri ta shoh poezine nepermjet atyre fjaleve dhe per cudi me erdhi edhe me e plote (sec e kam menduar para 2 vitesh qe e kam shkruar)...

Me pelqej "tallazi i shthurur i ndjenave" sic e kishe percaktuar ti, sepse keshtu ka qene ate nate vetmie dhe largesie...

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Maj 2010 20:51
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Cedrus stili i kritkes suaj letrare eshte nje poezi me vete!

Katilesha, ishte kenaqesia ime! Poezi vertet me vlere! Komplimentet e mia.

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Maj 2010 07:23
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:54 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re poezise > Kritika te poezive te Forumit

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.