qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547
|
-Dashuria është e ëmbël, por përfundimi është shumë i hidhur.
-Njeriu i pajisur me edukatë dhe me moral të mirë, në çdo gjendje që të ndodhet, prapseprapë njeri është.
-Mësimi më i madh në këtë botë është vështërsia ; s’ka sukses ai që nuk has në vështërsi.
-Çdo gabim i gruas së ndershme është i falur nga burri i saj.
-Thjeshtësia është bukuria kryesore e grave, se gjëndet shumë rrallë.
-Mirësia që pritet të bëhet për një kohë të gjatë, humbet vlerën kur realizohet.
-Thjeshtësia është stolia e atyre që janë të edukuar dhe të mësuar.
-Çdo njeri që të do nuk mund të numërohet mik i vërtet ; miq të vërtetë janë ata që - përveq dashurisë - janë të bashkuar edhe në mendim dhe princip.
-Për dashurin s’ka gjë më të ëmbël se lotët e syve që fshihen me dorën e së dashurës.
-Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes, aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.
-Butësia bën njeriun gjithçka, përveç pasurisë.
-Vetnia është më e mirë se shoku i keq.
-Çdo mizor e ka ditën e vet të gjykimit.
-Ruaju nga miku që bisedon me armikun tënd.
-Pleqëria nuk është jetë.
-Guximi e bën njeriun të mundë luanin.
-Xhelozia është humnera e dashurisë.
-Mos iu afro atij që nuk të prêt mirë, ruaju të mos e mërzitësh atë që të nderon.
-Shumëherë njerëzit e bëjnë mik atë që u bën keq, e armik atë që u bën mirë.
-Njeriu i përsosur është ai i cili çka bën në sy të botës mund të bëjë në vetmi dhe çka bën në vetmi mund të bëjë në sy të botës.
-Mos iu gabo një të mire të atij që të ka bërë njëqind të këqija, mos iu hidhëro një të keqeje të atij që të ka bërë njëqind të mira.
-Mos kij besim në njeriun që s’ka besim në ty.
-Po dëshirove të duash një njeri, ose të dojë ai ty, shihu shpesh me atë.
-Duke mos e parë për shumë kohë atë që e do, njeriu fillon të mos e dojë, duke e parë shpesh njeriun që nuk e do, fillon ta do.
-Për çdo sy ka bukuri.
-Mendja e njeriut kuptohet me të folur dy tri fjalë, por zemra e tij s’mund të kuptohet as për disa vjet.
-Nuk është pasuria ajo që sjell lumturi dhe fatkeqësi, kryesishtë është morali.
-Ashtu sikundër mund të ndryshojë fytyra e njeriut, mund të ndryshojë edhe mendimi i tij, por zemra s’mund të ndryshojë.
-Këmbëngulja e qëndrimi bën të mundshme të pamundshmen.
-Njeriut të drejtë shumë rrallë i plotsohen dëshirat, por gjithmonë është i sigurt dhe i qetë.
-Kush dëshiron të duhet, le të dojë.
-Në qoftë se është lumturi të duhesh, është lumturi më e madhe të duash.
-Syri është një dritare e shpirtit.
-Shumica e njerëzve, sidomos gratë, nuk i donë ata që i donë por ata që i përbuzin.
-Fytyra e qeshur është kripa e bukurisë.
-Grueja duhet të ketë në dorën e djathtë gjilpërën e në të majtën librin.
-Burrat besojnë se bota është krijuar vetëm për ta.
-Burrat pretendojnë se çdo gjë e dinë më mirë se gratë, madje dhe ushqimin e fëmijëve dhe larjen e të lintave.
-Njeriu që ka mendjen dhe zemrën të fortë e përdor veten e tij sipas rastit dhe nuk bëhet skllav i iluzioneve e i ndjenjave. Ndërsa njeriu mendjelehtë jepet pas iluzioneve, dhe njeriu me zemër të dobët pas ndjenjave duke mos zotëruar vetëveten
__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|