Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Arsimi > Arsimi Shqiptar > Si mendoni a duhet apo jo te liberalizohen universitetet ne shqiperi....?!
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
toni_28
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 14/01/2005
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 39

Si mendoni a duhet apo jo te liberalizohen universitetet ne shqiperi....?!

5 Gusht Pas përfundimit të procesit të votimeve për zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti, partitë më të mëdha të vendit propozojnë njëra liberalizimin e universiteteve dhe tjetra çeljen e tre universiteteve të reja publike.
Të dyja këto propozime konsiderohen si të domosdoshme dhe si indikatore zhvillimi për Arsimin e Lartë nga vetë këto parti.
Propozimi i parë, ai i liberalizimit të universiteteve, ka hasur me sa vërehet në pak mbështetje dhe më tepër hezitim nga drejtues të universiteteve dhe fakulteteve publike. Duhet thënë se ky propozim bëhet jo pas përpunimit dhe ekzekutimit të disa reformave nga partia që po merr pushtetin, por si mbajtje e një premtimi elektoral, i cili për momentin, veç se dëmton Arsimin e Lartë.
Së pari, universitetet shqiptare vuajnë nga mungesa e infrastukturës si në aspektin e ambienteve dhe në atë mësimor, duke ndikuar në nivelin e cilësisë së procesit akademik brenda këtyre institucioneve. Vihet re qartë se kjo gjendje e ndërthurur dhe me një vendim për hapjen e universiteteve për çdo individ të interesuar, pa përdorur ndonjë filtër seleksionimi, shumëfishon problemin e infrastrukturës dhe, gjithashtu redukton akoma më tepër cilësinë e atyre universiteteve, ku ideja e liberalizimit do të aplikohet.
Së dyti, është e njohur që një tjetër arsye që arsimi ynë i lartë nuk i përgjigjet plotësisht nevojave të tregut të punës dhe gjithashtu cilësisë së njohurive të nevojshme është dhe ai i nivelit të përgatitjes së stafit akademik, si në Tiranë dhe në qytetet e tjera universitare. Përgatitja akademike dhe pedagogjike e stafit mësimdhënës dhe kërkues, është një faktor kyç në mbarëvajtjen dhe arritjen e qëllimeve të institucioneve të Arsimit të Lartë.
Hapja e universiteteve dhe një prurje e madhe studentësh si pasojë e kësaj do të thellonte akoma më tepër këtë problem, duke ulur ndjeshëm mundësinë e studentëve për t’u shkolluar me cilësi. Edhe pse propozohet se komuniteti i stafit akdemik do të rritet në kuadër të liberalizimit, një gjë e tillë përveç buxhetit kërkon edhe kohë në mënyrë që të përthithen individë, të cilët mund të transmetojnë dije dhe jo të tillë që i bashkangjiten këtyre institucioneve për të marrë një pagesë.
Në këtë moment lind një pyetje, a mund të sigurojë pagesa e kënaqshme për një pedagog po një punë cilësore prej tij? Eshtë e njohur ndoshta dhe nga çdo student, që greva e stafit akademik në nëntor-dhjetor të vitit të shkuar, përveç rritjes së rrogave të këtij stafi, nuk pati as impaktin më të vogël në cilësinë e procesit akademik.

Ky eshte nje shkrim qe ka botuar nje shoku im ne nje prej gazeta ... .
Nuk e di nqs eshte hapur kjo teme por,nqs keni ndonje mendim....?!

__________________
Kurre mos e le ate qe do, per ate qe pelqen,sps ajo qe pelqen do te lere per ate qe do...!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 08 Gusht 2005 14:17
toni_28 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të toni_28 Kliko këtu për të kontaktuar me toni_28 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: toni_28 Shto toni_28 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto toni_28 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
oliinter
Veteran ne forum

Regjistruar: 01/10/2004
Vendbanimi: brunssum netherland
Mesazhe: 3833

Jo nuk duhet liberalizim

Konkurset duhet te jene te pranishme kudo dhe jo vetem per shkollat e larta.

Kush eshte i zoti nuk ka nevoje per liberalizim pasi ai ose ajo jane te zote qe te kalojne kete faze.

kush nuk eshte te shkoj tek ushtari i panjohur.

__________________
pulave ju ka hije te kakarisin vetem ne kotec!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 08 Gusht 2005 18:45
oliinter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të oliinter Kliko këtu për të kontaktuar me oliinter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: oliinter Shto oliinter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto oliinter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Liberalizimi, kaos në fakultete

Rektori Rrokaj dhe dekanët janë të mendimit se vendimi kërcënon autonominë universitare

Një kaos i vërtetë ka përfshirë fakultetet e universiteteve të ndryshme të Shqipërisë. Por jo vetëm ata. Edhe kandidatët për studentë nuk e kanë ende të qartë se si do të funksionojë sivjet mënyra e pranimit të tyre në shkollat e larta. Dekanët, zëvendësdekanët dhe pedagogët janë shprehur të pakënaqur në lidhje me vendimin e qeverisë për liberalizimin e universiteteve. Sipas tyre, mungojnë gjërat minimale si dhe ambientet. Përveç këtyre, janë të domosdoshme edhe shtesa në buxhetin për arsimin e lartë. Titullarët e fakulteteve janë shprehur se nuk është momenti i përshtatshëm për liberalizim. Një element tjetër negativ që vjen nga ky proces është edhe mungesa e autonomisë së universiteteve.

Juridik, fluks i madh kërkesash

Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Kudret Çela thotë se me sa duket, institucioni që ai drejton është më i preferuari. Kërkesat janë të shumta dhe dy sportelet e vëna në dispozicion të kandidatëve për studentë, rrinë pothuaj gjithë kohën plot. Deri dje rreth orës 16.00 numri i të regjistruarve ka shkuar pothuaj në 2 mijë. Duket se konkursi në këtë fakultet do të jetë më i vështiri, për vetë faktin se kërkesat janë tepër të mëdha në numër. Ndërkohë, mësohet se procesi i regjistrimeve po bëhet me skaner. Nëpërmjet kësaj metode synohet shmangia e abuzimeve me fletët e provimit. Në çdonjërën prej tyre në ditën e konkurrimit do të jetë fotografia përkatëse e kandidatit që dëshiron të vazhdojë studimet e larta për drejtësi. Por, dekani Çela është shprehur se gjithçka është ende e paqartë, pasi Ministria e Arsimit dhe e Shkencës nuk e ka shpallur ende numrin zyrtar të pranimit në universitete. Madje në Fakultetin e Drejtësisë deri në këto momente nuk ka mbërritur asnjë shkresë zyrtare për një gjë të tillë.

Rrokaj: Nuk na mori njeri mendim

Rektori i Universitetit të Tiranës, Shezai Rrokaj është shprehur dje se vendimi i Këshillit të Ministrave për liberalizimin e arsimit të lartë, kërcënon seriozisht autonominë e universiteteve. “Vendimi duhej të ishte marrë pas një konsultimi të hollësishëm me akadamikët dhe titullarët e fakulteteve. Janë pikërisht ata që e njohim mirë arsimin e lartë aktual, kushtet në të cilat ai ndodhet, dhe ç’lloj ndryshimesh mund të përballojë”. Rrokaj ka siguruar dje se konkurset gjithsesi do të zhvillohen sipas parashikimit. Mësohet se deri dje nëpër universitete nuk ka mbërritur ndonjë shkresë zyrtare në lidhje me vendimin. I mendimit se vendimi për liberalizim kërcënon autonominë universitare, është edhe shefi i profesoriatit në UT, Ismail Hoxha. Ai deklaroi se pedagogët e universiteteve do të vazhdojnë të mbrojnë kërkesat e tyre, megjithë ndërrimin e pushteteve dhe ardhjen e qeverisë së re. Hoxha theksoi se ende nuk janë vënë në zbatim kërkesat e pedagogëve që janë autonomi administrative dhe financiare e universiteteve.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Gusht 2005 07:59
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veçse në dorën e Zotit!
Mesazhe: 2053

Re: Jo nuk duhet liberalizim

Citim:
Po citoj ato që tha oliinter

Kush eshte i zoti nuk ka nevoje per liberalizim pasi ai ose ajo jane te zote qe te kalojne kete faze.

kush nuk eshte te shkoj tek ushtari i panjohur.



hallall olo....

keshtu mendoj dhe une...

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet më (Pedro Salinas)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Gusht 2005 16:17
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Isra Kliko këtu për të kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Isra Shto Isra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Isra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Universiteti në dorë apo në mendje

Nga Dritan NELAJ*
*Përfaqësues i Qeverisë Studentore Shqiptare


Universiteti vazhdon të jetë temë e shkrimeve dhe komenteve në median e shkruar. Do të ishte akoma më mirë nëse prezantime të tilla të mund të fitonin dinamikën e debatit, e cila do të krijonte një mundësi për të ndikuar në vendimmarrjen politike dhe atë të universitetit. Duke iu drejtuar shqetësimit më të afërt, atij të të liberalizimit të hyrjes në universitetet publike, mendoj se është me vend që të kujtoj një çështje që s'është trajtuar në mënyre të veçantë gjatë këtyre ditëve.
Sido që të rrjedhë debati apo vendimi për liberalizimin e plotë të hyrjes në universitet apo për atë të pjesshëm, të bërë fakt nga Këshilli aktual i Ministrave, diçka mbetet pothuajse e pandryshuar, ajo që Shqipëria është një vend i vogël, i cili për një sërë rrethanash nuk do të mundë t'i japë ngjyrimin dominues hapësirës globale të dijes në fusha të ndryshme. Duke mos dashur të bie në "determinizëm", mendoj se ne do të vazhdojmë ta "konservojmë" dhe po ashtu ta përdorim në funksion të interesit tonë shoqëror dijen e akumuluar nga një botë e cila lëvron dhe krijon dije të vazhdueshme. Në funksion të këtij arsyetimi, përballimi i kostos së liberalizimit të plotë apo të pjesshëm të hyrjes në universitet, minimizon mundësinë që për herë të parë politikëbërësit të mund të drejtonin vëmendjen në krijimin e një ekuilibri midis Arsimit të Lartë dhe atij të Mesëm profesional. Është e qartë se kurrikulat (duke përfshirë këtu dijen teorike dhe atë praktike) në pjesën më të madhe të shkollave të larta universitare janë shumë pak të orientuara ndaj tregut të punës, gjë që çdo njeri mund ta konstatojë ose duke i analizuar ato apo duke ndjekur me vëmendje shumë e shumë raste kur studentë të cilët janë nderuar me një diplomë kanë vështirësi në gjetjen e një vendi pune apo kur puna që bën nuk ka asnjë lidhje me diplomën pa "jetë". Përpos kësaj, vendimi i para pak ditëve të Këshillit të Ministrave për çeljen e një sërë degësh të reja në universitetet aktuale, pa pasur të dhëna serioze mbi nevojën apo jo të degëve të tilla në raport me zhvillimin e tregut në këto qytete apo zhvillimeve shoqërore, e rëndon akoma më tepër situatën.
Duke ditur që Shqipëria nuk mund të ketë pafundësisht mjekë, psikologë, financierë, menaxherë, sociologë, avokatë-noterë, inxhinierë, mësues, biologë, është e rëndësishme që të mendohet se ndoshta Shqipëria ka nevojë dhe do të ketë për krijues faqesh interneti, administrues rrjetesh kompjuterike, teknikë televizorësh, marangozë e hidraulikë, gatues apo flokëpunues e të tjera si këto. Tashmë ndoshta kuptohet më qartë se paratë që do të nevojiten për të përballuar këtë liberalizim të përshpejtuar mund të ishin përdorur për të forcuar shkollat profesionale, të cilat japin një zanat konkret dhe relativisht të shpejtë në kohë apo për të çelur degë të reja, të cilat i përgjigjen nevojave të tregut të punës ose zhvillimit shoqëror. Nëse universitetet shqiptare nuk reformojnë realisht kurrikulat, duke i orientuar ato si në dimensionin akademik, në atë të vlerave qytetare, por edhe në atë të tregut të punës, "liberalizimi" përveçse do të pakësonte mundësinë e ekuilibrimit të ofertës midis shkollave të larta universitare dhe atyre profesionale, gjithashtu do të shumëfishonte papunësinë e studentëve që do të përfundonin shkollimin pas disa vitesh. Nga ana tjetër ne nuk jemi të detyruar të zgjedhim midis "akademizmit dhe dijes së tregtueshme", sepse jo në të gjitha rastet përjashtojnë njëra-tjetrën.
Reforma midis formës dhe
përmbajtjes
Fjala reformë artikulohet ndoshta në çdo grimcë të prononcimeve mediatike të lidhura me Arsimin e Lartë, por që rrallë kanë rezultuar diçka me kuptim konkret dhe ndikim real për universitetin. Ajo çka vërehet qartë në këto vitet e fundit është se vëmendja dhe përpjekja për reformimin e Arsimit të Lartë në "formë" e ka zbehur pothuajse tërësisht vëmendjen ndaj reformimit në "përmbajtje", i cili mbart në vetvete impaktin e drejtpërdrejtë dhe të shpejtë. Mesa duket, gjithnjë e më tepër politikanët dhe komentuesit e tyre po bëhen viktima të treguesve makro, duke u shkëputur gjithnjë e më tepër nga terreni mikro, "terreni i përditshëm dhe real". Nëse vihet re, pjesën dërrmuese të artikulimit ndaj reformimit të universiteteve e zënë togfjalëshat: Procesi i Bolonjës, Arsimi Europian, Tregu Europian, sistemi ECTS (i krediteve), sistemi 3+2, ku ndoshta këto dy vitet e ardhshme do të bëhet "3+2+3", njohjen gjithnjë e më të afërt të diplomave, ndërkohë që dëgjohet gjithnjë e më pak kërkimi shkencor, literatura e bollshme dhe e përshtatshme, kualifikimi i vërtetë i stafit akademik, procesi i vlerësimit të dijeve, mirëqenia e studentit, reformimi i "ndjeshëm" i ushqimit-dije apo roli i universitetit në shoqëri. Një zonjë plakë, e cila përdor rimel, ton për fytyrën e të tjera si këto, nuk rrezaton shkëlqim dhe rini. Në këtë kuadër, është jetike dhe emergjente që aktorët e ndryshëm si brenda Arsimit të Lartë edhe jashtë tij të mund të përpiqen për të ekuilibruar si "fjalimet" përkundrejt reformimit në formë dhe përmbajtje, por gjithashtu edhe përpjekjet e vërteta. Gjithashtu, në mënyrë që procesi reformues të marrë frymë lirisht dhe të transmetojë qëllimin e tij, ndoshta ka nevojë edhe për një parakusht që, në kontekstin shqiptar është më i vështiri, ai i demokracisë brenda hapësirës së Arsimit të Lartë, ku grupet e interesit apo individët të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre brenda Arsimit të Lartë të kishin mundësi që të mbronin dhe promovonin interesat e tyre, gjë që do të krijonte presion konstant ndaj vendimmarrjes shpesh cinike dhe të papërgjegjshme. Vetë Procesi i Bolonjës, ndoshta, duhet parë si një mundësi që po përdoret për të ndërtuar nyje komunikimi dhe kuptueshmërie ndërmjet universiteteve, "dijes që ato lëvrojnë dhe transmetojnë". Bolonja nuk mund të jetë reformë pastërtisht kombëtare, duke mos mbartur mundësinë për të ndikuar shpejt dhe dukshëm në aktivitetet specifike të çdo universiteti. Kështu që, përpos përkujdesjes për Procesin e Bolonjës, i cili na mbush të gjithëve me "lavdi", është e domosdoshme që të prekim më në thellësi shpirtin dhe nevojën për zhvillim të universitetit shqiptar.
Ndoshta Arsimi i Lartë është vërtet i rëndësishëm.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Gusht 2005 09:05
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:00 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Arsimi > Arsimi Shqiptar > Si mendoni a duhet apo jo te liberalizohen universitetet ne shqiperi....?!

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.