Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Gjykimi i Fatmir Limajt
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

Gjykimi i Fatmir Limajt

Ndonse me vonese op e hap kete teme ne lidje me gjykimin e Fatmir Limajt dhe dy te akuzuarve te tjere per krime lufte ne Kosove nga Prokuroria e Tribunalit te Hages.

Pas nje Procesi te gjat dhe te mundimshem te gjykimit te Fatmir Limajt HAradin Balajt dhe Isak Musliut , dje mbaruan deshmine te gjith deshmitaret e ketij Rasti.
Deshmitari i fundit qe u paraqit para tribunalit te Hages ishte ekspert i mbrojtjes, profesori i njohur i psikologjise eksperimentale-ligjore, Vagenar, Profesor ne Univerzitetin e Pensilavanis dhe te Kembrigjit , i cili perveq raportit me shkrim qe i eshte dorezuar trupit gjykues , i eshte pergjigjur pyetjeve te Avokatit te Mbrojtjes Z.Topolski si dhe kunderpyetjeve te Prokurorit Z.Vajting , mbi kodin e Identifikimit te te Dyshuarit nga Deshmitaret.
Vagenar kontestoi mënyrën e testimit të dëshmitarëve nga hetuesit për rastin Limaj, Balaj e Musliu për identifikimin e të dyshuarve.

Trupi gjykues Vendosi qe procesi gjyqesor do te vazhdoj me daten 29 Gusht 2005 ku Prokuroria dhe Trupi Mbrojtesa do te paraqesin parashtrimet perfundimtare ne lidhje me kete proces.

Ju lutem vazhdoni me shkrime nese dikush eshte i njoftuar me hollesisht me procesin LIMAJ.

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Qershor 2005 16:34
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të X-File Kliko këtu për të kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: X-File Shto X-File në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto X-File në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

marr nga Balkanweb

HAGE (31 Gusht) - Edhe ne seancen e djeshme, prokurori Uajting, ne parashtrimin perfundimtar te akuzave ka theksuar se Limaj, Balaj e Musliu jane fajtore per funksionimin e te ashtuquajturit kamp-burg ne Llapushnik, torturimin dhe vrasjen e dhjetra civileve serbe e shqiptare ne qershor e korrik te vitit 1998. Prokurori Uajting ka kerkuar denimet me te renda per Fatmir Limajn, Haradin Balajn dhe Isak Musliun, madje qe ata te denohen sipas nenit 142, 148 dhe 38 te Kodit penal te ish-Jugosllavise. Uajting kerkoi nga trupi gjykues qe Fatmir Limaj te denohet me 20 vjet burg, Haradin Balaj me 18, kurse Isak Musliu me 15 vjet burg.

Prokurori perdori si rrethana renduese per kete, pergjegjesine komanduese te Limajt dhe Musliut per funksionimin e te ashtuquajturit kamp burg ne Llapushnik, kurse Balaj per shkak te pjesemarrjes se drejtperdrejte te tij ne torturimin dhe vrasjen e viktimave ne malet e Berishes. Uajting u shpreh per Limajn se ndonese nuk ka marre pjese ne menyre te drejtperdrejte ne torturime e vrasje, ai ka ditur per funskionimin e kamp-burgut ne Llapushnik dhe kishte pergjegjesi komanduese lidhur me te. Per denimin e propozuar ndaj Isak Muslut, prokurori tha se ai eshte me i ulet, per shkak se eshte i akuzuar per me pak pika se Limaj e Balaj.

Sipas prokurorit, faktore rendues per te 3 te akuzuarit ishte edhe qellimi diskriminues ndaj viktimave, kohezgjatja, pjesemarrja dhe paramendimi i krimit, si dhe dhuna e mosmbrojtja e viktimave. Prokurori Uajting, pohoi se te 3 te akuzuarit kane mohuar ekzistimin e kamp-burgut ne Llapushnik dhe sipas tij kjo ka qene edhe rrethane renduese per ta. Menjehere pas kesaj kerkese te Prokurorit Uajting, e mori fjalen Avokati i Fatmir Limajt, Majkell Mensfild. Ai qe ne fillim, paraqiti nje kerkese te vecante per trupin gjykues sipas se ciles pasi ai te mbaroje parashtrimet e tij perfundimtare lidhur me kete proces, klienti i tij - Fatmir Limaj t'i drejtohet trupit gjykues dhe opinionit me nje fjale te shkurter deri 30 minuta.

Pastaj Mensflid kontestoi fuqishem parashtrimet perfundimtare te Prokurorise, sidomos ato qe kane te bejne me Fatmir Limajn, e sidomos propozimin per denimin e Limajt dhe te shokeve te tij. Ai tha se Limaj luftoi per lirine e popullit te Kosoves dhe ai kurrsesi nuk mund te shpallet kriminel. Mensfild kerkoi nga trupi gjykues qe te rishqyrtoje disa deshmi te deshmitareve te Prokurorise, sidomos atyre te mbrojtur, te cilet sipas tij, kane pasur per qellim te atakojne dhe te mohojne vlerat e luftes se UCK. em/em(RTK/Balkanweb)

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 31 Gusht 2005 13:55
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të X-File Kliko këtu për të kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: X-File Shto X-File në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto X-File në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Shtojzovalle
Mjekësi...

Regjistruar: 26/06/2003
Vendbanimi: Në shpirtin dhe vargjet e Poetit..
Mesazhe: 383

Kot me Haga e etiketimet e gabuara, qe nga kjo dite Fatmir Limaj lirohet nga burgu i Hages.

Urime Kosove, urime gjithe shqiptareve ane e mbane qe perkrahin luften e drejte te Kosoves.

e lumtur tejmase


L.

__________________
"Ec me kohën"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Nëntor 2005 21:28
Shtojzovalle nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Shtojzovalle Kliko këtu për të kontaktuar me Shtojzovalle (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Shtojzovalle Shto Shtojzovalle në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Shtojzovalle në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Do komandat te UCK te Lire

Vellezer kosovar jame i gezuar qe luftetaret trima te UCK F Limaj dhe I Musliu jane tashme te lir,por do te isha shume me i gezuar nqse edhe trimi tjeter H Bala do te ishte liruar,per te cilin shpresoj qe edhe ai te jete i lire pak me vone.Prokuroria e Hages ka ngaterruar ata qe benin lufte per liri kunder pushtuesve serb me ata qe luftonin per lirine e popullit te tyre.Ata djem shqiptar luftuan per lirine jo tua merrnin ate te tjereve,megjithese ata ishin sjelle shume keq me shqiptaret ne kohen e regjimit te kriminelit Milloshevic,por sidomos gjate luftes.Nuk me harrohen pamjet kur shume serb hynin ne shtepiat e boshatisura te kosovareve duke vjedhur e plackitur sendet e shqiptareve tamamsi gabeler.Ata dhe greket jane pislleku i Ballkanit.Por koha e tyre perendoi njehere e pergjithmone.Kosova shqiptare do te jete e lire dhe sovrane.Rrofte Kosova martire!Rrofshin djemte e UCK!Lavdi Adem Jasharit dhe familjes se tij! Te Dua Kosove sepse je vatani im.Kete e tregon edhe shprehja ime ne fund te mesazheve te mia,pavaresisht se nuk e ka ta shkruar emrin Kosove.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Dhjetor 2005 14:52
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të IQVLORA Kërko mesazhe të tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto IQVLORA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:09 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Gjykimi i Fatmir Limajt

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.