METAXA
Inspektor

Regjistruar: 11/01/2003
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 414
|
Re: Raki
Citim: Po citoj ato që tha ypsiloni
Mqn se jemi tek ekonomia ju lutem kush ka ndo nje adres website te me thot si behet ajo e shkret raki se me ka mar malli,po mundohem me njerin te bej ketu ne US dhe vjet na doli sikur te pinim shu..,smbante era raki fare,pls me thoni ndo nje fjal ,vini ca fato te kazanit dhe mjeteve qe perdoren ne shqiperi per te ber kete piken e floririt(per ne qe jemi nje dynja larg nga shqiperia) beni sevap,flm shum
Forumi - Ekonomia dhe Biznesi - Tema - Raki hahahahah
Une u futa se thashe mos ka shkrujt njeri ndonje dicka kur shof raki, tashe se mos ndoshta e kane bere marke dhe e kane indeksuar ne ndonje Burse hahahaha.
Ypsilon te paska mor malli keq mduket. Po thuju mer robve nga Shqypnia te te sjellin naj shishe.
Nejse te te tregoj aq sa di. Se edhe une gjyshin e kam pas merakli.
1- Shtypet rrushi dhe behet 'belsi', te pakten kshu i themi ne knej ka veriu.
2- Rrushi futet ne fuci (po te jete fuci druri edhe me mire) dhe mbyllet hermetikisht.
3-Pasi lihet 20 dite ne fuci eshte gati per tu zier.
4-E nxorre qe e nxorre nga fucia lere se behet vete. hahahahah
Tani vijme te kazani, kazanet tradicionale jane prej bakri, dhe ai eshte me i mire. Kazani eshte i mbyllyr dhe ka nje dalje si tub ne te cilin bashkangjitet nje tub tjeter 1m ose 1 e gjysem m i cili quhet gypi i avullit. Ketij tubi i vihet persiper nje tub plastik i cili qarkullon vazhdimisht uje te ftohte dhe normalisht ftoh gypin e avullit, duke e kthyer avullin e perftuar nga zierja e rrushit ne kazan ne raki.
Ne fund te gypit te avullit mund te shtohet nje fuci e vogel po me uje te ftohte dhe gypi behet me i gjate duke kaluar permes fucise me uje te ftohte.
Ne fund te gypit vendos goten edhe GEZUAR. Te paralajmeroj se ne ate moment po pi raki qe me terma popullore quhet 'ball kazani' ose me terma shkencore ALKOL. 
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|