Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Tema Shoqerore > Ja e ardhmja e Shqiperise................
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Ja e ardhmja e Shqiperise................

Zhargoni i gjimnazistëve, harlisja e një "gjuhe" të re spektakolare

Petrika Grosi / Elona Demollari
26-02-2007

Çfarë është "Parkingu i vjetër"? Kush do mendonte, se bëhet fjalë për një vend ku më parë ishte parkuar makina e tij, le të korrigjojë veten! E thënë nga një gjimnazist, ky togfjalësh ka një kuptim krejt tjetër. Në zhargonin e adoleshentëve të sotëm, "parking i vjetër" quhet ish-e dashura...

Një i jashtëm prej ambientit të tyre, bën vaki nuk kupton asgjë kur flasin. Po të ishin gjallë Rilindasit, me siguri do pësonin atak kardiak, njëri pas tjetrit...

Zhargoni i sotëm i të rinjve të Tiranës në përgjithësi, (gjimnazistët në veçanti) është krijuar më së shumti nga ata vetë. Një pjesë janë fjalë të gjuhëve të huaja, fjalët e tjera krijohen me bazë fjalët ekzistuese, por me përdorim të ndryshuar. Shpeshherë, zhargonet rëndohen deri në masën për të krijuar një gjuhë të tyren të rrethit shoqëror, për të mos u dalluar apo dhe për të mos u kuptuar nga pjesa tjetër, e cila nuk bën pjesë në këtë rreth. Nuk përjashtohen dhe rastet kur këto fjalë përhapen si virus mes gjimnazistëve, sepse konsiderohen trendy apo në modë... Pjesa më e madhe e fjalorit që përbën këtë zhargon, ngjizet nga fjalë që përgjithësisht konsiderohen vulgare.

***

"Epo, çfarë e do atë or burrë, ai një copë karafil është!"... E dëgjuam këtë fjali, në një bisedë mes dy gjimnazistëve. I pyetëm se çfarë kuptimi kishte fjala "karafil"... Pasi na e shpjegoi, vetë ai që e tha, mësuam se dhe fjala "karafil" e kishte humbur kuptimin e saj të vërtetë.

Në zhargon, fjala "karafil" përdoret për meshkujt që shkojnë më partnere më të mëdha se vetja. Pyetëm dhe nga i kishte lindur ideja për të përdorur këtë fjalë në këtë kontekst dhe "autori" na shpjegoi se kishte një rimë mes fjalës pedofil dhe karafil. "Ndërsa pedofil përdorej për njerëzit që kryejnë marrëdhënie me fëmijë, mendova se do të ishte e përshtatshme të përdorja fjalën "karafil", për këta që shkojnë më partnere më të mëdha se vetja...",- shpjegoi ai duke qeshur.

Përveçse fjalëve në shqip, në zhargonin e gjimnazistëve zënë një pjesë të madhe dhe huazimet nga gjuhët e huaja. Kryesisht, ato nga italishtja, anglishtja, frëngjishtja dhe në nivel më të ulët nga greqishtja, apo turqishtja. Por, duhet theksuar që kohët e fundit, pjesë e zhargonit të tyre janë bërë dhe fjalë nga spanjishtja dhe kjo për shkak të telenovelave. "Kam fillu` me marr içik vesh nga spanjishtja dhe kur dum` të themi ndonjë gjë që nuk duhet ta dinë çunat e klasës, flasim gjysma spanjisht",- na tha një gjimnaziste e vitit të dytë.

Nëse dëgjoni në gjimnaze "Erdhi kuçedra" apo "Erdhi e madhja", në të vërtetë nuk bëhet fjalë për ndonjë figurë përralle. Bëhet fjalë pikërisht për mësuesen. Mësuesja është epiqendra edhe e shumë sharjeve të tjera: " Të ndërrofsha fenë!" ose "Më pafsh tavanin e dhomës!", janë vetëm dy nga ndërdhëmbjet e nxënësve për mësuesen, pas një ndëshkimi...

***

Shkolla, duket qartë që është një vend që nuk u pëlqen. Hasëm shumë dëshmi, ku shkolla etiketohet si "bordellacion"... Drejtuesit e shkollave janë gjithashtu në shënjestër të kësaj harlisjeje të fjalorit: Drejtori quhet edhe "polic pa pagesë" ose "koka e kuçedrave", apo "bosi i letrave"... (kjo e fundit, sipas shpjegimeve, sepse nuk ka në kontroll asgjë tjetër, veç firmës dhe letrave). Klasa, njihet edhe si "këndi i lojërave" ose "kopshti me lule", por dhe si "loja luftash"... Prindërit shpesh quhen "tutori" ose "bebister"... "I them "tutor" se harrojnë që nuk jemi më të vegjël... 17-vjeç i ke thënë lamtumirë fëmijërisë dhe je mjaft i rritur për t'i marrë vendimet vetë,- na tha një "përdorues" 17-vjeçar i termit Tutor.

"Orgjia" (shoqnia) është një tjetër term interesant. Dhe këtu ta presin shkurt: "Orgji për shoqninë, sepse të dyja funksionojnë në grup dhe kanë më shumë se dy persona...".

Në "faqet e nxehta" të këtij fjalori spektakolar, gjejmë termat për të dashurin apo të dashurën.

"Burimi", "zjarmi" apo "bebushi i vogël". (Kjo e fundit, thuhet vetëm në rastet kur "ja vlen", d.m.th., kur të ka hyrë pak në zemër... "Nuk përkëdhelen të gjitha, se jo për të gjitha ndodh të ndihesh njëlloj",- na tregon një gjimnazist në vitin e tretë. Nga femrat dëgjohet shpesh "çuni", "zemra" dhe tendencë e kohëve të fundit, është dhe fjala e huazuar nga Kosova, "frajer"... Këto janë fjalët që përdorin gjimnazistet, për t'iu drejtuar të dashurit. Nga ana tjetër, nuk mungojnë në rrethin e gjimnazistëve dhe nga ata gjimnazistë që kanë lidhje me më shumë se një partner. Edhe atyre ua kanë ngjitur pullën: "Doganë më shumë kalime" dhe një tjetër "dyqani me listë". Për femrat që ata konsiderojnë si të përdala, përdoren fjalë si: "Kuti votimi"... Për djemtë me shumë partnere thuhet "bariu", "tren me shumë tunele" dhe "çezme me shumë burime...".

****

Nga vëzhgimi konstatuam se në shtëpi me prindërit, "nuk ka shans" të dëgjohen fjalët e zhargonit por, porsa dalin jashtë, gjimnazistët nuk kursehen. Mjafton të hysh në korridoret e njërës nga shkollat e mëdha të mesme të Tiranës dhe do të dëgjosh menjëherë, shprehje nga më të ndryshmet, që një person i jashtëm ka mundësi që as mos t'i kuptojë dot pa shpjegim...

Sapo futeshim te "Asim Vokshi" asistuam në një skenë të tillë: "...Hë mi kurve, e solle surratin? Kam gjys` ore që pres kulon tate k'tu...!". Me këto fjalë e priti shoqen e vet që po afrohej, një bashkëmoshatare e saj në pritje... Shoqja qeshi, i tha diçka zëulët dhe të kapura përkrahu, të dyja vajzat u drejtuan për jashtë shkollës.

Vetëm pak minuta më pas, "mbajtëm shënim" një tjetër shpërthim. Kësaj here, një vajzë që i qahej shoqes së vet për dikë, me sa kuptohej nga dialogu, një djalë: Vajza 1: "...Ai k... na shiste pordhë me atë sh.... që e pamë në lokal dje. Po, do më kërkojë ai mu`, do më kërkojë, po s'ka për të gjet p... si unë...!". Vajza 2: "...Po vari leshtë o yll, se s'ia vlen ai shkërdhata, që të hongsha synin unë ty! Mos u mërzit kot, se s'ia vlen o zemra ime...!".

***

Na duhet të vëmë në dukje, se në kundërshtim me vëzhgimet tona të tjera, kur për informacionet lidhur me drogën apo alkoolin gjimnazistët ishin shumë të rezervuar, në këtë vëzhgim për zhargonet, ata nuk tuteshin në fjalor, edhe kur ua bëmë të qartë që ishim duke regjistruar bisedat e tyre...

"Idiot, debil, budallaqe, pederast, kurvë...", janë tashmë "përkëdheli" që nuk i bëjnë përshtypje askujt. Dialektizmat, fjalë të përziera shqip, anglisht, italisht, sipas rastit, përbëjnë bazën e "shpikjeve" të shumta dhe plot fantazi. Zhargoni, vërtet ekskluziv i gjimnazistëve, dallohet menjëherë që nga mënyra e përshëndetjes, si: "Ç'kemi tezoro!", "Ciao yll bote!", "Po ku je o rrusho!", "Bye, bye!", "Ho mi shtrige...!", "In boka lupo andej nga Brindezi!"... e, nga ana tjetër: "Shi, shi, kur bo kakërdhia dhe ajo vrromsja!", "Ta çaj farfallën", "Marmit-shpuar", etj.


Disa nga fjalët e tjera të zhargonit të gjimnazistëve
"Bërthamë e thyer" - Femër e kaluar në moshë
"I ka fut ujë komardarja" - Jo e virgjër
"Ballkon" - Për gjoksin e një vajze në përmasa të mëdha
"T'i ndërroj vajin" - Marrëdhënie seksuale
"Të shkund oxhakun" - Marrëdhënie seksuale
"Pashuk" ose "Lici" - Policit të shkollës
"Baloja", "Qylaxhiu" - Për rojën civile të shkollës
"Zyra e gjendjes civile" - Për baret ku njihen vajza
"E zezë ", "Cigare e dredhur" - Hashashi
"Qumësht pa ngjyrë", "Uji me erë" - Alkooli
"Parkingu i vjetër" – Ish-e dashura
"Bordellacion" - shkolla
"Kuçedra" - mësuesja
"Karafil" - meshkuj që shkojnë më femra më të mëdha se vetja
"Zjarrmi", "Burimi" - të dashurave
"Doganë më shumë kalime" - femrat që kanë më shumë se një partner
"Frajer" - gocat i thonë të dashurit
"Gore" - i fëlliqur
"Tutorë", "Babysiter" - prindërve
"Fashkull" - homoseksual
"TDF" - të dua fort
"Bundër" - femër e përdalë
"Harabel" - mashkull i lehtë nga mendja
"Hallat nga Amerika" - periodat
"Kthesa e Kamzës" - vajzë me këmbë të shtrembra
"Pompa" - zemra


Pjesë nga disa prej SMS-ve, marrë nga celularët e adoleshentëve (me dëshirën e tyre)

SMS 1: "Ej s'vi dot tani se jam me plakun. Po e mar me t'mir ti zhvat nji dhjeçe. Hahahaa aman se m'vdiq dhe ky trapi... ku do jeni ju pastaj?".
SMS 2: "...Flor, shifena te "Klasik" në 6 e gjys`. U thuj dhe atyre kurvave të vijnë se skam impuls cel. Puc Jona".
SMS 3: "...Kujt i shaje fytyrën e bukur, ti kurvar i dreqit.... eee? Mir mir, se ta tregoj unë qefin kur takohemi!".
SMS 4: "Nesër, dy orët e para m'i justifiko pak, lolo! Futi ndonjë nen, asaj bibës. Se mos vej mungesa ajo fikfishkura, se ja çava sumën! Folim pastaj, bye bye!".
SMS 5: "Yll, po morën gjë ata të mit`, u thuj që jemi bashk e do flem nga ti, se jam e prenotume. Do dalim jasht TR me amoren...! Ciao!".

SMS 6: "Ç'kemi tezoro, na kujto ndonjëher për kafe, jo për gjë, po na rritet roga...! Ciao!".

Mësuesit: "Fjalori është rënduar, vajzat kryesojnë..."

Një nga mësueset e gjuhës frënge në Shkollën e Mesme "Asim Vokshi" në kryeqytet, Vasilika Rusi, e cila ka pranuar të flasë për "Shekulli-Kontakt", pohon që një pjesë e zhargonit të sotëm në gjimnaze, mund të konsiderohet "skandaloz". "Unë dhe gjithë kolegët e mi, vëmë re përditë të përdoret një fjalor i rëndë prej nxënësve tanë në shkollë e në rrugë". Ajo shton se, "sidomos emrat e organeve seksuale i dëgjon t'i përdorin me njëri-tjetrin, si në grindje, ashtu dhe kur janë në qejf, gjithë përkëdheli".

Znj.Rusi shton madje, se nga konstatimet e saj, "femrat përdorin shprehje edhe më të rënda se meshkujt". "Disa prej tyre janë egërsuar shumë në karakter dhe kanë një fjalor të ndyrë. Ndoshta ky fakt vjen nga prania e madhe e femrave në shkollën tonë, por mendoj se vjen dhe nga formimi i tyre në shoqëri, familje dhe shkollën fillore. Është një fenomen, që më tepër e kam vënë re në nxënësit e viteve të para dhe të dyta. Ata të viteve sipërore janë më ndryshe dhe frenohen të paktën në shkollë e në klasë. Kur ka ndonjë rast flagrant, unë u flas e më kërkojnë të falur...".

Një fenomen tjetër që mësuesit e pyetur e rreshtojnë tek "fjalori i rënduar", është mënyra e deformimit të gjuhës shqipe. Nëse më parë shkruheshin letra dhe libri ishte dritarja e preferuar e komunikimit, tashmë interneti dhe sms-të kanë dhënë ndikimin e tyre te mënyra e të folurit të nxënësve. Duke u mësuar që të shkruajnë SMS me fjalë të shkurtuara apo të huaja, adoleshentët i hanë shkronjat dhe përdorin të njëjtën mënyrë të shprehuri, edhe gjatë komunikimit mes tyre".

Prindërit, të paditurit e mëdhenj, sjellja në familje modifikohet

Për të qenë më të saktë në vëzhgimin tonë, kemi pyetur edhe prindër edhe mësues, në lidhje me zhargonin që përdorin adoleshentët. Shumica e prindërve nuk i njihnin këto shprehje. Duket qartë se fjalori i fëmijëve jashtë shtëpisë, njihen pak prej prindërve dhe ata (gjimnazistët) e modifikojnë sjelljen e tyre nëpër familje. Disa nga dëshmitë e prindërve që mblodhëm janë: Prind 1- "...Fëmijët bëhen ndonjëherë agresivë, apo tekanjozë dhe nuk na drejtohen me atë respektin që në kishim për më të mëdhenjtë dikur...",- shprehet një prind. Prind 2: "...Unë, fjalor dhe zhargon me fjalë të rënda në familje apo në rrugë, nuk mbaj mend të kemi përdorur në rininë tonë. Kishim ato tonat, por jo kaq të rënda...". Prind 3, (grua 43-vjeç, me banim në Tiranë dhe profesion ing.): "Kam dy fëmijë, vajzën në klasë të tetë dhe djalin në vit të dytë. Vajza mund të ketë përdorur ndonjë shprehje të tipit (idiot/e, debil...) por asnjëherë nuk e kam dëgjuar me shoqet, e aq më pak në shtëpi, që të përdorë fjalor banal. Ndërsa djali, kuptohet, përdor ndonjë fjalë më tepër, në çastet kur është me sedër të vrarë, për ndonjë padrejtësi që mund të jetë bërë ndaj tij nga shoqëria, apo mësuesit... Megjithatë, unë gjithmonë i kritikoj fëmijët dhe u them të shmangin fjalët banale".




Me beri pershtypje ky artikull i shkeputur nga gazeta Shekulli.
Vertet te kete te ardhme Shqiperia!!!!
Pres mendimet tuaja................

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Mars 2007 18:29
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Eria Kliko këtu për të kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Eria Shto Eria në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Eria në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 13/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

Po shikoja nje nga pjeset e "Kjo ishte loja", Me beri pershtypje ajo qe i kishin kurdisun nje femre, kampione boxi me duket. Cfare njeriu i eger qe ishte. U skandalizova. Njerezit kane harruar qe ndonjehere mund edhe te perdorin llogjiken ne kete bote. kishte lezet Rrema Durresit. Ene pse ia kishin bere makinen lecke "S'ma sollet ate birren" e kishte mendjen, kujt i plasi per makinen. Po ajo femra ishte, pu pu pu cfare kafshe. Ishte dhe "brezi i ri" gjamse.

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Mars 2007 19:40
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Amici di Nessuno Vizito faqen personale të Amici di Nessuno't! Kërko mesazhe të tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Amici di Nessuno në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Amstel
me kerkoi kush????

Regjistruar: 22/09/2004
Vendbanimi: tu bo pall ariu neper bote
Mesazhe: 3736

juve ajo me rremen qe vertet shume e bukur...


sa per ato me lart ajo oshte shqiperia qe do me hy ne evrope,,,,per te hy kena..,..

__________________
Jeta nuk pati qellimin te na bente qenie perfekte.Kushdo qofte apo pretendon te jete perfekt,s'e ka vendin ketu,por ne muze....'''

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Mars 2007 17:21
Amstel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Amstel Kliko këtu për të kontaktuar me Amstel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Amstel Shto Amstel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Amstel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrës
Mesazhe: 2298

Eh...

Sqarim per Juve-n. Tek ajo ishte loja, nuk ishte boksiere, por peshengritese, dhe ajo me teper u nxeh aq shume, pasi njeri nga ata aktoret gabimisht i theu fotografine qe ka dale ajo me flamurin shqiptar ne podium ne nje kampionat boteror te peshengritjes ku kishte fituar dhe medalje. Prandaj ajo u nxeh aq keq, dhe e kuptoj aq shume zemerimin e saj ne ato caste. Ajo foto per ate vlente shume. Kam qene ne Shqiperi vete ato dite kur e dha tv ate emision.



__________________________________________________
___

Persa i perket temes ne fjale. Fatkeqesisht eshte mese e vertete ajo qe thuhet. Keta gjimnazistet e sotem kane ndryshuar teresisht. Ky c'orentim total i adoleshenteve te sotem nuk ka nisur sot, apo dje, por ka kohe qe ka nisur, sot vetem ka marre permasa me te reja. Kot mbajme shpresa se sa te ike ky brezi i politikaneve, ata qe do vine do bejne dicka me mire. Kane per ta dhjere fare, jo ta bejne me mire ata qe do vine. Mjere Shqiperia ne duart e kujt eshte tani, dhe ne duart e kujt ka per te rene me vone.

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Mars 2007 18:28
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Admirali Kliko këtu për të kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Admirali Shto Admirali në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Admirali në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
aint
bye

Regjistruar: 16/03/2007
Vendbanimi: Orders of magnitude
Mesazhe: 151

Bej cudi se si e njejta kenge degjohet brez pas brezi. Brezi i vjeter qe trembet nga shperthimet e brezit te ri.
Si nuk arrijne ta kuptojne keta adulte boten e adoleshenteve! Cuditem vertet.

Une do te isha shume i merakosur nqs adoleshentet do t'u sillnin ne menyre "normale". Imagjinoni nje dialog te tipit: "Te lutem baba me jep nje gote uje", .. "faleminderit baba, je i mrekullueshem".

E ardhmja e Shqiperise nuk varet aq shume nga fjalori i adoleshenteve, sa varet nga vendimet qe marrin sot adultet. Kjo eshte Shqiperia qe do te trashegojne adoleshentet "e dale prej binareve".

__________________
ain't

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Shtator 2007 02:31
aint nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të aint Kliko këtu për të kontaktuar me aint (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: aint Shto aint në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto aint në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
KRIZA
STREET RACER

Regjistruar: 08/09/2007
Vendbanimi: NE FORUM
Mesazhe: 62

hahahahah
O ZOT E MODHE FARE KY ARTIKULLI.
PO ME KUJTON VETEN KUR KAM QENE NE GJIMNAZ.
BJERE ATE GAZETARIN TA TAKOJ POR TE VIJE ME PERKTHYS ME
VETE SE NUK DO TE MARE VESH GJO.

P.S SI E PASKA HARRU CA FJAL PA SHKRUJT.

1.ZGARDABALLE
2.KOK BIDON
3.PEM THYM/E
4.LOKE
5.LASKARE
6. ETJ ETJ ETJ.....

__________________
shijoje jeten sikur te jete dita e fundit

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Shtator 2007 19:17
KRIZA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të KRIZA Kliko këtu për të kontaktuar me KRIZA (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të KRIZA't! Kërko mesazhe të tjera nga: KRIZA Shto KRIZA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto KRIZA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
KRIZA
STREET RACER

Regjistruar: 08/09/2007
Vendbanimi: NE FORUM
Mesazhe: 62

Citim:
Po citoj ato që tha NIK_SERIOZI
juve ajo me rremen qe vertet shume e bukur...


sa per ato me lart ajo oshte shqiperia qe do me hy ne evrope,,,,per te hy kena..,..



O LALE SKENA CE DUME EUROPEN, EUROPA PO TE DOJE TE VIJE TEK NE.

__________________
shijoje jeten sikur te jete dita e fundit

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Shtator 2007 19:18
KRIZA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të KRIZA Kliko këtu për të kontaktuar me KRIZA (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të KRIZA't! Kërko mesazhe të tjera nga: KRIZA Shto KRIZA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto KRIZA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Citim:
Po citoj ato që tha Eria
"Parkingu i vjetër" – Ish-e dashura
"Bordellacion" - shkolla
"Kuçedra" - mësuesja
"Karafil" - meshkuj që shkojnë më femra më të mëdha se vetja
"Zjarrmi", "Burimi" - të dashurave
"Tutorë", "Babysiter" - prindërve
"Harabel" - mashkull i lehtë nga mendja


Sa kam qeshur,sidomos me keto te mesipermet.Pune hormonesh adoleshence hesapi.Me fjale s'vrasin njeri ato,kane nevoje te shperthejne diku,shperthejne ne fjalor

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Shtator 2007 16:00
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:33 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Tema Shoqerore > Ja e ardhmja e Shqiperise................

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.