peshtimi
Anëtar Aktiv
Regjistruar: 28/12/2005
Vendbanimi: bugjejovice
Mesazhe: 339
|
Pse e kemi me te lehte te bejme me faj te tjeret?
-Para disa ditesh,nje miku im amerikan,i cili kishte vizituar Argjentinen me shkruante ne nje e-mail dicka te tille:
"....te kemi kujtuar gjate bisedave qe benim me argjentinasit me origjine spanjolle.Per krizen ekonomike te para disa vjeteve ata benin me faj italianet(argjentiansit me origjine italiane).Ishte dicka e ngjashme me berjen me faj te shqiptareve per problemet ne Itali dhe Greqi."
-Ne disa biseda me nje nepunese holandeze,u cudita kur ajo adresonte gjithe problemet e shoqerise holandeze tek marokenet.
-Lajme per krime te pazbuluara ne Itali dhe Greqi,dhe me plot gojen gazetaret thone "force un albanese" ose "me siguri allvanos".
-Diskutohen ngjarjet e '97 dhe pa hezituar i hidhet faji Amerikes dhe Greqise.
-Popujt e Lindjes se Mesme jetojne ne varferi te thelle dhe per kete ja hedhin fajin Izraelit.
Perse te gjithe njerezit ne bote e kane me te lehte ta gjejne fajin tek te tjeret?Perse gjithe kjo urrejtje ndaj atyre qe i quajme te huaj?
E solla kete teme ne nenforumin politika shqiptare,se kam pershtypjen qe edhe ne shqiptaret vuajme jo pak nga kjo semundje.Eshte nje nga cilesite e dobta qe shfrytezohen nga politikanet e korruptuar,per te adresuar problemet e vendit tek te tjeret.
Qe jemi nje vend me shkallen e korrupsionit me te larte ne rajon.....Nuk na i kane fajin te tjeret!
Qe jemi nje vend me kriminalitet te organizuar ne nje shkalle me te larte se ne vendet e tjera ballkanike.....Nuk na i kane fajin te tjeret!
Qe jemi nje vend ku Media eshte me e varur nga politika dhe biznesi se gjithe vendet e tjera te rajonit....Edhe per kete nuk na i kane fajin te tjeret!
Civilizimi i nje shoqerie fillon ne momentin,qe ajo eshte ne gjendje te pastroje vetvehten nga te metat qe ka.Kete duhet ta bejme sa me pare nese duam te ecim ne nje hap me te tjeret!
__________________
Liria ime ndalet atje ku fillon e jotja.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|