peshtimi
Anëtar Aktiv
Regjistruar: 28/12/2005
Vendbanimi: bugjejovice
Mesazhe: 339
|
Vendim i turpshem i Gjykates se Larte Greke.
Shoqata Çamëria dhe LZHK: Shteti shqiptar të ndërhyjë
Çamët protestojnë: Ne nuk do tërhiqemi
“Vendim i pashembullt për një anëtar të BE”
--------------------------------------------------------------------------------
Artemida Çollaku
a.collaku@gazetashqiptare.com
Shoqata Çamëria ka kërkuar ndërhyrjen e shtetit shqiptar pranë shtetit grek për zgjidhjen e problemit të pronave çame pas vendimit të shpallur nga Gjykata e Lartë greke, sipas të cilit shteti grek ka të drejtë të shesë të gjitha tokat e konfiskuara në vitin 1940. Dje gjatë një konference për shtyp, kreu i shoqatës Çamëria Servet Mehmeti, u shpreh se vendimi i Gjykatës së Lartë greke nuk është gjë tjetër veçse zbatim i platformës së “Megalo Idesë” kundër Shqipërisë. Ndërkohë drejtuesi i LZHK-së Dashamir Shehi, u shpreh se ky është një vendim i pashembullt për botën demokratike, aq më tepër kur bëhet fjalë për një vend anëtar të BE-së.
Mehmeti i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare t’i drejtohet organizmave ndërkombëtare për të denoncuar veprimet e qeverisë greke, duke i cilësuar ato si veprime që bien ndesh me të drejtat e njeriut. “Komuniteti çam dhe strukturat e shoqërisë politike atdhetare “Çamëria”, do të kërkojnë me forcë anullimin e çdo veprimi që kryhet nga shteti grek ndaj shtëpive, pronave dhe pasurive të tyre”,- u shpreh Mehmeti. Ndërkohë ai nënvizoi se veprimet e fundit të ndërmarra nga qeveria greke, krijojnë një klime tensionimi që nuk i shërben miqësisë midis dy vendeve si dhe paqes në Ballkan. “Ky është një veprim i pashembullt në botën demokratike e aq më tepër në një vend të BE-së siç është Greqia”,- theksoi Mehmeti.
Vendimi
Gjykata e Lartë greke i ka dhënë të drejtën shtetit grek të shesë tokat e konfiskuara në vitin 1940, midis tyre dhe ato çame, për të cilat, sipas gjykatës, pronarët e ligjshëm nuk janë interesuar për më shumë se 20 vjet. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia shtetërore greke e lajmeve, ANA, sipas së cilës vendimi 5/2006 i Gjykatës së Lartë greke legjitimon shtetin helen të shesë të ashtuquajturat “pasuri armike të grekëve që banojnë në Shqipëri, ose kanë prejardhje shqiptare”. Në vendim theksohet se shteti grek ka të drejtë të përvetësojë të drejtën e zotërimit të pronës sipas ligjit 26/36/1940 ndaj atyre që në të kaluarën janë quajtur persona të cilët kanë luftuar ose kanë qenë kundërshtarë të shtetit grek, apo ndërmjetës të pasurive të këtyre kundërshtarëve. Propozimi për shitjen e tokave të konfiskuara është bërë më 21 tetor të vitit të kaluar nga kryeprokurori grek para Gjykatës së Lartë greke.
Kërkesa
Kryeprokurori i shtetit grek ishte propozuesi i idesë për shitjen e tokave të konfiskuara nga qeveria e vitit 1940. Pas publikimit të propozimit të bërë më 21 tetor të vitit 2005, ka pasur mjaft reagime nga përfaqësues të shoqatave të çamëve
Vendimi
Në vendimin e dhënë nga Gjykata e Lartë greke, theksohet se shteti ka të drejtë të përvetësojë të drejtën e zotërimit të pronës sipas ligjit 26/36/1940 ndaj atyre që në të kaluarën janë quajtur persona që kanë qenë kundërshtarë të shtetit grek
Protesta
Një protestë paqësore në qytetin e Sarandës, në të cilën kërkohej që propozimi i bërë nga kryeprokurori të mos merrej në konsideratë nga shteti helen, solli si pasojë anulimin e takimit mes dy presidentëve, atij grek dhe presidentit Moisiu.
____________________________________
Shteti shqiptar dhe te gjithe shqiptaret duhet te protestojne ndaj ketij vendimi.Nje ligj shume i dyshimte ne kohen qe eshte hartuar dhe shume i turpshem per kohen kur zbatohet.
__________________
Liria ime ndalet atje ku fillon e jotja.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|