Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Tre anëtarët e rinj të KQZ-së, rikthehet debati për zgjedhjen
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Orion
Student

Regjistruar: 04/11/2003
Vendbanimi: Italy ( Rome )
Mesazhe: 802

Post

Tre anëtarët e rinj të KQZ-së, rikthehet debati për zgjedhjen

Në fund të marsit anëtarëve Celibashi, Varfi dhe Malaj u mbaron mandati. Presidenti, Kuvendi dhe KLD-ja, në lojë

Tre anëtarët e rinj të KQZ-së, rikthehet debati për zgjedhjen

Anila Rama

TIRANE - Përfundimi i mandatit të tre anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhe procedura që do të ndiqen për zëvendësimin e tyre pritet të jetë një nga çështjet më të debatueshme politike gjatë muajit mars. Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, dy anëtarët Pandeli Varfi dhe Tomorr Malaj, përfundojnë më 31 mars mandatin e tyre, kohë kur duhet të fillojnë edhe procedurat për të zgjedhur tre emrat e rinj që do t’i pasojnë ata. Sipas Kodit Zgjedhor, kjo është faza e dytë e përtëritjes së përbërjes së KQZ-së, pasi duhet të zëvendësohen 3 anëtarë të saj, ndërkohë që faza e parë e përtëritjes parashikon ndërrimin e 4 anëtarëve, procedurë kjo që ka ndodhur, por jo e gjitha në të njëjtën periudhë. Konkretisht, në nenin 26 të Kodit Zgjedhor, ku është përcaktuar edhe procedura ligjore e ndjekur për të zëvendësuar anëtarët që u përfundon mandati, thuhet se “në fazën e dytë përtërihen 3 anëtarë të KQZ-së; një anëtar i zgjedhur nga Kuvendi, një anëtar i zgjedhur nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe një anëtar nga presidenti i Republikës. Anëtarët e rinj të KQZ-së zgjidhen jo më vonë se 30 ditë nga data e mbarimit të mandatit të anëtarëve që largohen”. Por ndërsa procedura ligjore duket se nuk ka asnjë të ndërlikuar, i gjithë debati apo ngërçi politik do të përqendrohet te subjektet që kanë të drejtë të propozojnë kandidatura. Kështu, sipas nenit 22 të Kodit, kandidati që do të zgjidhet nga presidenti Alfred Moisiu do të propozohet nga PS-ja, pasi ai ka të drejtë të emërojë dy anëtarë të KQZ-së në bazë të propozimeve që i sjellin dy partitë kryesore, të pozitës dhe opozitës. Kreu i shtetit ka emëruar në verën e vitit 2003 Klement Zgurin si kandidaturë të propozuar nga PD-ja dhe tashmë i mbetet që të emërojë kandidaturën që do t’i propozojnë socialistët. Nga ana tjetër, Kuvendi duhet të zgjedhë një kandidaturë të propozuar nga partitë e vogla të spektrit të majtë, pasi në vitin 2003 është zgjedhur Dodë Prenga anëtar i KQZ-së, si kandidat i propozuar nga partitë e vogla të djathta. Kështu, të vegjlit e së majtës duket se do të përfshihen nga një garë e ethshme për të gjetur një kandidaturë të përbashkët, gjë që ka pak gjasa të ndodhë. Ndërsa anëtari i tretë duhet të zgjidhet nga KLD-ja, ku duket se do të përqendrohet edhe vëmendja e debati kryesor i politikës. KLD-ja ka të drejtë në bazë të Kodit të zgjedhë 3 anëtarë, dy prej të cilëve janë zgjedhur tashmë; Dëshira Subashi në vitin 2003 dhe Çlirim Gjata në tetor 2004. “Për kandidatin e tretë KLD-ja ndjek këtë procedurë: dy grupet më të mëdha parlamentare propozojnë nga katër kandidatura me profesion jurist. Secili prej grupeve parlamentare përzgjedh dy nga 4 kandidaturat e grupit tjetër. Katër kandidaturat e përzgjedhura i paraqiten KLD-së për votim jo më vonë se 48 orë nga depozitimi i tyre”, - thuhet në Kodin Zgjedhor. Pra, në njëfarë mënyre, kandidaturat që do t’i përcillen KLD-së do të gëzojnë konsensusin e grupeve parlamentare të PS-së e PD-së, të cilat do të përzgjedhin mes propozimeve respektive të tyre. Ndërkohë, KLD-ja duhet të zgjedhë anëtarin e ri të KQZ-së mes 4 kandidaturave, me 2/3 e votave të saj. Nëse kjo nuk realizohet, zhvillohet një raund i dytë mes dy kandidatëve që marrin më shumë vota, nëse sërish nuk del një kandidaturë fituese, në raundin e tretë po mes këtyre kandidatëve, bëhet një votim i dytë, ku shpallet fitues ai që merr 50 % plus një të votave të të gjithë anëtarëve të KLD-së. Pra, siç shihet, procedura e përcaktuar, paksa e ndërlikuar, do të vendosë për anëtarin e tretë të KQZ-së, zgjedhur nga KLD-ja.

Si janë zgjedhur anëtarët e KQZ-së

Përbërja aktuale e KQZ-së është produkt i emërimeve të ndodhura në bazë të dispozitave të tre kodeve zgjedhore. Ndërsa tingëllon paksa absurde, kujtojmë se kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, një nga anëtarët që i përfundon mandati në fund të marsit, është zgjedhur si anëtar nga KLD-ja, si një kandidaturë e përzgjedhur nga Konferenca Gjyqësore. Kodi i vitit 2000 kishte të përcaktuara procedura të tjera nga kodi aktual, ku të 3 anëtarët që zgjidheshin nga KLD-ja, votoheshin në mënyrë selektive nga Konferenca e Gjyqësorit, procedurë kjo e shfuqizuar tashmë. Celibashi është emëruar anëtar i KQZ-së pas dorëheqjes së ish-kryetarit të KQZ-së, Fotaq Nano dhe dy anëtarëve, Shahin Bistri e Mimoza Arbri në fillim të vitit 2001. Ndërkohë, dy anëtarët e tjerë që u përfundon mandati, Pandeli Varfi dhe Tomorr Malaj, janë zgjedhur në këtë detyrë që në vitin 2000, kur u ndryshua e gjithë përbërja e KQZ-së dhe janë të vetmit së bashku me anëtarin tjetër Klement Zguri, i rizgjedhur në vitin 2003, që kanë mbetur nga ajo kohë. Ndërsa Dëshira Subashi dhe Dodë Prenga, po kështu edhe Zguri, janë zgjedhur si anëtarë me Kodin Zgjedhor të miratuar në vitin 2003. Anëtari më i ri i KQZ-së, Çlirim Gjata, është zgjedhur në vjeshtën e vitit 2004, pas debateve të shumta politike në atë kohë për balancimin e përbërjes së KQZ-së. Konkretisht, një ndryshim i kodit, i miratuar me kompromis të dy forcave politike, ndërpreu mandatin e ish-anëtarit të KQZ-së, Maksim Shimani. Më pas KLD-ja ka emëruar Gjatën si pasues të tij.



13/02/2006 ( Shekulli )

__________________
[o_O]-[JuVeNtUs]

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Shkurt 2006 15:16
Orion nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Orion Kliko këtu për të kontaktuar me Orion (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Orion't! Kërko mesazhe të tjera nga: Orion Shto Orion në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Orion në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:29 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Tre anëtarët e rinj të KQZ-së, rikthehet debati për zgjedhjen

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.