Orion
Student

Regjistruar: 04/11/2003
Vendbanimi: Italy ( Rome )
Mesazhe: 802
|
Dule: Nuk do të lejojmë askënd të përdorë minoritetin grek
Dule: Nuk do të lejojmë askënd të përdorë minoritetin grek
Entela Bani
GJIROKASTËR- “Nuk do të lejojmë që asnjeri të përdorë apo të shfrytëzojë minoritetin grek. Nuk do të lejojmë askënd nga cilido pozicion qoftë, të marrë nëpër këmbë minoritetin grek, i cili ka përfaqësuesin e vet serioz dhe luftëtar, një figurë që në Shqipëri nuk është cenuar asnjëherë. Nuk do të lejojmë askënd që për interesa ekonomike të nëpërkëmbë minoritetin dhe ta paraqesë atë si të përçarë. Nuk do të lejojmë askënd që ta paraqesë minoritetin të përçarë, ata janë pakica, të cilët kanë lënë mënjanë detyrat e tyre dhe kanë ndërmarrë një fushatë për përçarjen e minoritetit”. Kështu u është drejtuar një grupi minoritarësh kryetari i Partisë së Bashkimit të të Drejtave të Njeriut, Vangjel Dule, gjatë një takimi të zhvilluar ditën e djeshme në fshatin Grapsh. Duke iu referuar në këtë mënyrë zhvillimeve më të fundit në gjirin e minoritetit grek, si Dule ashtu edhe kryetari i OMONIA-s, Jani Jani, mohuan akuzat për një përçarje brenda këtij komuniteti. Ndërkaq, në fjalët e tyre u kanë qëndruar kërkesave të bëra të njohura tashmë, si regjistrimi i popullsisë, ngritja e shkollave etj. “ Minoriteti grek nuk mund të shfrytëzohet nga askush dhe ne kërkojmë respektit të të drejtave për kërkesat tona standarde, që kanë të bëjnë me shkollat, regjistrimin e popullsisë dhe përfaqësim në administratën publike”, - është shprehur Dule. Sa i përket incidentit të ndodhur disa kohë më parë në fshatin Nepravishtë, Dule ka theksuar faktin se “është në interes të të gjithëve që investimet të bëhen këtu dhe se ishte qeveria e Tavos ajo që dha lejen për shfrytëzimin e burimit, nga një kompani serioze, pasi gjithçka ishte e rregullt”. Ndërkohë, sipas kryetarit të OMONIA-s, Jani Jani, “duhet t’u vëmë kufij deputetëve aventurierë, Tavo dhe Çipa, të cilët po përçajnë minoritetin etnik grek. Të njëjtën gjë që bënë një javë më parë në Jorgucat, sot po e bëjnë në Vurg të Sarandës. Pjesëmarrja juaj e madhe në këtë takim tregon se këta përçarës do të marrin përgjigjen e merituar në zgjedhjet lokale, pasi skenarët e tyre nuk do të funksionojnë”.
13/02/2006 ( Shekulli )
__________________
[o_O]-[JuVeNtUs]
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|