Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Minoritarët e pakënaqur, sërish peticion Papuliasit dhe Karmanlisit
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Orion
Student

Regjistruar: 04/11/2003
Vendbanimi: Italy ( Rome )
Mesazhe: 802

Post

Minoritarët e pakënaqur, sërish peticion Papuliasit dhe Karmanlisit

Minoritarët e pakënaqur, sërish peticion Papuliasit dhe Karmanlisit

Th. Nika

SARANDË- Me një peticion drejtuar presidentit grek, Papulias, kryeministrit Karamanlis është mbyllur një takim i organizuar ditën e djeshme në Krane të Sarandës, me pjesën që mendohet më e pakënaqur e minoritetit grek nga administrimi i problematikës nga drejtuesit aktualë të “Omonia” dhe PBDNJ-së. Deputeti i PS-së, Vangjel Tavo, ka qenë protagonist i takimit, i shoqëruar nga kryetari i LDNJ-së, Ligoraq Karamelo, ish-deputeti Makariadhis dhe disa kryetarë socialistë të komunave të Dropullit dhe Alikos.
“Nuk na falet të mbyllim sytë dhe gojën ndërsa shkelën të drejtat e minoritarëve”, -tha deputeti Tavo, duke kërkuar nga Greqia që më në fund ajo duhet të vërë dorë kur shteti shqiptar lejon të ndodhë kështu. Ai ka bërë thirrje për ta ndjerë rrezikun para se “shërbimi i fshehtë të na zbojë nga shtëpitë tona”. Në takim është konsideruar diskriminimi për shkak të etnisë, presioni që u bëhet biznesmenëve në dogana e tatime, në ndërprerjet e energjisë elektrike, në spastrimet e drejtorëve minoritarë nga qeverisja e re etj. Mungesa e një kanali televiziv e një radiostacioni për minoritetin grek, si dhe e një shkolle politeknike në jug të vendit, janë konsideruar si mosplotësim i detyrimit të dy shteteve ndaj tyre. Drejtuesit aktualë të Omonias dhe PBDNJ-së janë etiketuar si shitës të interesave të mëdha për interesa të vogla gjatë takimit të djeshëm. Më shumë është shigjetuar si i tillë kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, si dhe ministri Kosta Barka e ish-ministri Leonard Solis, Thoma Miço etj. Nga deputeti Tavo, por edhe nga Karamelo, u kërkua nga Athina që “të ndërmjetësojë për të vendosur përparësinë e interesave etnike mbi ato politike, duke reflektuar, së pari, me heqjen e diplomatëve të formatit të Karkabasit, që në vend të vendosjes së unitetit etnik i ka kontribuar përçarjes, duke bërë deri edhe propagandë elektorale, sipas preferencave të veta, në dëm të detyrimeve të shtetit amë ndaj pakicës së vet etnike në Shqipëri”. Sipas deputetit Tavo, presidenti grek, Papulias, nga kanale të tjera i di mirë gjërat dhe problemet që përmban deklarata e tij, megjithë konservimin e së vërtetës nga ambasadori Karkabasis. Moment krize politike është cilësuar nga Karamelo situata që përjeton minoriteti grek, duke argumentuar se në 15 vjet janë bërë hapa pas në mënyrën, cilësinë dhe nivelin e përfaqësimit të minoritarëve në jetën politike. “Nga 5 deputetët e Omonia-s në parlamentin e parë pluralist, ka kujtuar Karamelo, ka mbetur vetëm një Omonia-skelet, ku lëshohet tym për të mbuluar pjesët e pista brenda saj”. Kryetari i komunës së Alikos, Spiro Papa, e ka paraqitur si tregues të diskriminimit faktin që në buxhetin e komunës për vitin 2006 fondi i investimeve nuk është më i madh se 500 mijë lekë, apo që minoritarët janë të vetmit që nuk kanë përfituar nga 310 ha tokë që kishte në administrim firma e përbashkët shqiptaro-greke ALGR, ndërkohë që banorë të Janjarit e Berdeneshit janë trajtuar me tokë.




13/02/2006 ( Shekulli )

__________________
[o_O]-[JuVeNtUs]

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Shkurt 2006 15:20
Orion nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Orion Kliko këtu për të kontaktuar me Orion (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Orion't! Kërko mesazhe të tjera nga: Orion Shto Orion në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Orion në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:33 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Minoritarët e pakënaqur, sërish peticion Papuliasit dhe Karmanlisit

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.