Prishtinasja_
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 04/08/2005
Vendbanimi: London
Mesazhe: 251
|
Ne kete bote te madhe problemet, hallet e njerezve ndjekin pas njera-tjetren dhe njeherit behen probleme qe te zene frymen dhe nuk dihen se kur kane filluar porse na duken sikur kane lindur me vete kohen. Koha rrjedh dhe bashke me rrjedhat lundrojne ne mbare hapesiren njerezore si plage qe dankosin kenaqsite shpirterore; ndarjet,zgjenjimet. Kurse LOTI dhe DHEMBJA qe vjen pas tyre kerkojne te jene te parat,eh....
Duke e pasur parasysh se jeta e njeriut kalon neper etapa te ndryshme qe e cojne njeriun ne stacione te ndryshme te udhetimit, duhet vecuar etapen me te bukure e cila eshte etapa e MARTESES. Martese eshte e shenjte, porse ne boten e sotme te kapitalizmit eshte bere si dicka e zakonshme dhe shume e shpeshte sic eshte ky fenomen DIVORC.
Nje autor francez thoshte: Divorci nuk ka datlindje por njeherit nuk njef as vdekjen.
Une personalishte kam mesuar nga mediat e shkruara apo ato elektronike ku kam lexuar se numri i divorceve ne shoqerine tone kohet e fundit eshte rritur tej mase dhe me e keqja e e saj eshte se nuk ngelet me aq por ndiqet pas nga manovra te tjera sic jane vetevrasja(akti me i shemtuar).
Cilat jane shkaqet e divorcit? Supozoj se jane nga me te ndryshmet, sic jane;
1. Martesat e ndertuara mbi interesa te ngushta ekonomike apo sociale dhe jo mbi ndjenjen e dashurise,
2. Martesat ku mes ciftit ka nje hendek si nga diferenca ne moshe njashtu dhe diferenca arsimore,kulturore....,
3. Martesat me baze te ngushte mirekuptimi e cila vjen nga disniveli i partnereve ne ndjenja, ne ide, ne mendime dhe emancipim,
4. Martesat me probleme ekonomike,
5. Martesat te cilat vriten nga tradhetite e bashkeshorteve (prishja e kurores),
6. Dhe sidomos martesat tek ato cifte ku ndjehet nje xhelozi e theksuar qe thellon mosmarreveshjet dhe gjeneron gjithsesi problemet e motiveve nder me te dobetat..., por dhe nje shkake tjeter "kronik" tek divorci rrjedh dhe ai i emigrimit ( sepse sic thoshte nje autor i hershem qe dhe u be nder fjalet me te urta me pas; large syve,large zemres.
Cdo njeri brenda vetes mund te shikoj se per cdo problem ka zgjidhje dhe divorci nuk mund te jete zgjidhja me e miregjetur dhe per ta shmangur nje divorce te tille mendoj se palet duhet te perputhen duke i vene rendesi tipit te tyre, karakterit, nivelit arsimor-edukativ dhe cifti gjithsesi duhet te karakterizohet nga nje fryme mirekuptimi dhe emancipimi njerezor, pastaj nder te tjerash duhet te njihet gjendja shpirterore mire, qe brenda ciftit te kete meshire per njeri tjetrin me fjale te tjera cifti duhet ta shef te domosdoshme mirekuptimin dhe ajo qe do vecoja nder te gjitha eshte; kur tek cifti gjendja shpirterore eshte e acaruar dhe per t'shpetuar lidhjen e tyre bashkeshortore ai cift patjeter duhet te lulezoje durimin ne dhembje qofte fatkeqesi apo dhe lumturi.
Njeriu per t'shkaterruar nje firme piramidale nuk eshte e lehte fare.., por te shkaterrosh nje jete bashkeshortore te lumtur e te jesh shkaterrues i nje familjeje te mire vertete eshte tejet tronditese. E them me sinqeritetin me te plote qe me te vertete eshte shume dhembje kur fryti i nje dashurie, i nje enderre apo nje ndjenje hudhet tutje dhe mu kjo eshte nje nder shkaqet tronditese qe po i vien shekullit te ri ku dhe ka filim te te mplake, te te derrmos sa me pare. E cili nga ne nuk e do jeten me shume se sa vdekjen?! Apo cili nga ne e deshiron pleqerine e shpejtuar?! Eh...,
Une personalishte THEM; per te pasur nje harmoni, rregullore, mirekuptim etj, cifti duhet te njeh detyrat dhe te drejtat e tij dhe kur te dy, burri dhe gruaja, respektohen nga njeri tjetri, vetem keshtu mund te arrisin deri tek nje jete te qete bashkeshortore. Andaj insitucioni familje kur eshte i ndertuar mbi vlera dhe baze eshte i shenjte dhe medoemos ky fenomen trondites DIVORC nuk do kete hapesire ne zgjerimin e shtratit te tij te djallezuar, i cili me te vertete eshte shume i hidhur, aq i hidhur sa crrenjose nje shtete e lere nje familje.
Tani per fund do shtoja dhe; per ata persona te cilet vrapojne pas epsheve duke len anash pergjegjesite familjare qe u eshte betuar, mos te genjeje mendjen e tij qe lumturine e gjene gjetiu. Fjale e urte; kur nuk te ngrohe dielli i pare i mengjesit, mos prit te te ngrohe i pasdites, pasi ai eshte me dhembe e veshtire do i rezistosh.
Dhashte Zoti ne shoqerine tone, te perpiqemi per t'mbjellur ndjenjen e paqes dhe dashurise, duke shperndare tek te tjeret ndjenjen e devotshmerise.
__________________
“ Duaje per njerezit ate qe don per veten.” – Muhammedi, alejhi selam.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|