Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Mafia E Basteve Te Futbollit
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

Mafia E Basteve Te Futbollit

E pra korupsioni qe ka perfshire tere vendin, nuk mund te linte menjane futbollin shqiptar, dhe aq me shume kur aty mund te nxirren miliona e miliona.
Po postoj ketu nje artikull te botuar sot ne "Koha jone".



MAFIA E BASTEVE TE FUTBOLLIT

Delijorgji ka pasur edhe nje kompani bastesh, te cilen aktualisht nuk e ka ne pronesi

Miliona euro eshte fitimi nga basti i hedhur per dy ndeshjet e shitura. Nuk ka asnje dyshim se rezultatet qe fiksuan "Partizani" dhe "Dinamo" ne keto eleminatore ishin trukuar enkas per nje efekt te nje basti. Te luash eshte parashikimi i nje ndeshjeje apo i shume i ndeshjeve, por mund te luhet bast edhe me numrin e golave qe shenohet ne nje ndeshje, apo ne diferencen e golave qe mund te shenoje njera skuader me shume se tjetra. Per Cdo ndeshje apo kuote golash vendoset nje koeficient, i cili shpeshhere vendoset duke pare nivelet e skuadrave dhe pozicionin qe zene ato ne renditjen e kampionatit. Mund te vendoset bast edhe me perfundimin e pjeseve te para dhe te gjithe ndeshjes. Ka edhe bast tek, per te cilin vendoset nje shume me e madhe lekesh dhe ndeshja zgjidhet nga kompania e basteve me skuadra te nje niveli te barabarte. Eshte pikerisht ky Cift ndeshjesh qe beri te levizte ajo shume e madhe drejt nje grushti njerezish qe organizuan kete mashtrim. Ne Shqiperi ka disa kompani bastesh, te cilat i marrin koeficientet e ndeshjeve (me pak ndryshime) apo te golave nga kompanite europiane te basteve. Eurolloto, Eurobast, Eurobet, Probast, ASG, Llotomania apo edhe ndonje tjeter jane kompanite me te perhapura ne Shqiperi, te cilat Cdo dite presin baste nga shqiptaret. Ndeshjet qe mund te parashikohen kane nje koeficient shume te vogel (nga 1,1 deri ne 1,4). Koeficientet shumezohen ndermjet tyre dhe ne fund shumezohen me shumen e lekeve qe vendoset bast.

Veprim i perseritur

Kjo eshte nje histori e perseritur pike per pike per skuadren e "Dinamos". Edhe vjet president i klubit ishte Dhimiter Delijorgji, por prokuroria nuk e vuri gishtin, madje nuk dihet edhe nese i mori ne pyetje pergjegjesit apo jo. Behet fjale per ndeshjen e "Dinamos" me "Lokerenin" per ndeshjet paraeleminatore te UEFA-s, ku fitorja ne Shqiperi e belgeve me rezultatin 4:0 i habiti te gjithe. Delijorgji shkarkoi trajnerin Marko, i cili mbeti i habitur nga ky veprim. "Humbja ne ndeshjen kunder "Lokererenit" ka ardhur si pasoje e lojes se dobet te skuadres. Ka qene nje rezultat teknik dhe asgje me shume. Cdo ekipi i ndodh nje situate dhe nje rezultat i tille. Persa i perket Ceshtjes se shitjes se ndeshjes, une nuk di gje dhe as nuk kam diskutuar ndonjehere per kete gje" -u shpreh trajneri Andrea Marko ne ate kohe. Nderkohe Mihal Delijorgji kishte vete nje kompani bastesh ne Shqiperi, e cila quhej ASG, nje kompani e re ne tregun e basteve, te cilen me pas nuk e ka me ne pronesi. Delijorgji aktualisht eshte i liruar kundrejt garancise pasurore, sepse hetohet per evazion fiskal. Personazhi tjeter qe mund te merret ne pyetje nga prokuroria eshte Albert Xhani, edhe ky i liruar para disa ditesh nga prokuroria dhe nen hetim per aktivitete piramidale. Nese prokuroria do te hetoje seriozisht kete mashtrim te publikut, do te duhet te investigoje jo vetem keta dy drejtues, por edhe persona te tjere qe kane mundesi te manipulojne bastet.

Nje vit me pare

FSHF: Skuadrat shiten ndeshjet e kupave UEFA

Mihal Delijorgji, presidenti i "Dinamos"

Nuk di se jane shitur ndeshjet, por nese kjo ka ndodhur jam i pari qe kjo Ceshtje te shkoje ne prokurori. Nese mendohet se rezultatet jane te paragjykuara apo te fiksuara me pare lojes le te merren organet kompetente me kete detyre. Rezultatet e paragjykuara veshtire te percaktojne nese kjo ndeshje eshte shitur apo jo.

Mema

Une pergatis nje skuader per futboll. Shpresoj te mbajme kete rezultat ne ndeshjen tjeter dhe te kemi sukses ndaj kundershtareve. Dua te theksoj se punoj per nje skuader te mire jo per klubin se ate e drejton tjeter kush.

Albert Xhani

Asnje komunikim me mua, neser shkruani Cfare te doni

Armando Duka

Do te dergojme Ceshtjen ne prokuori. Ka lajme dhe informacione, por ende nuk kam prova. Deri tani di vetem rezultatin e ndeshjeve

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Korrik 2004 01:54
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të trojani Kliko këtu për të kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: trojani Shto trojani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto trojani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
StReSi_DhE_BiZnEsI
___

Regjistruar: 07/08/2005
Vendbanimi: Elbasan_city
Mesazhe: 93

:(

Futbolli eshte kthyer ne biznes mer njerez sepse aty eshte parja me e madhe ne qarkullim.Rasti konkret Elbasani-Ekranasa (lituani) nje dit para fitorja e Ekranas Ishte 2.1 e vuni presidenti Elbasanit me mijra euro dhe te afermit e atij dhe 5 ore para ndeshjes e moren vesh te gjith ne Elbasan qe ndeshja ishte e lene me rezultat 3-0 dhe me gola 3+. Dhe ik e shiko ekipin e zemres neper stadiume me kto zhgenjime qe te japin

__________________
Mosbesus

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Gusht 2006 04:00
StReSi_DhE_BiZnEsI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të StReSi_DhE_BiZnEsI Kliko këtu për të kontaktuar me StReSi_DhE_BiZnEsI (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të StReSi_DhE_BiZnEsI't! Kërko mesazhe të tjera nga: StReSi_DhE_BiZnEsI Shto StReSi_DhE_BiZnEsI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto StReSi_DhE_BiZnEsI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Amstel
me kerkoi kush????

Regjistruar: 22/09/2004
Vendbanimi: tu bo pall ariu neper bote
Mesazhe: 3736

jo vetem elbasani por kudo ndollin keto tani futbolli ka mbaruar merreni vesh sot futbollin e luan vetem paraja djema.

__________________
Jeta nuk pati qellimin te na bente qenie perfekte.Kushdo qofte apo pretendon te jete perfekt,s'e ka vendin ketu,por ne muze....'''

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Gusht 2006 16:28
Amstel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Amstel Kliko këtu për të kontaktuar me Amstel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Amstel Shto Amstel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Amstel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:13 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Mafia E Basteve Te Futbollit

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.