Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekësia > Zhvillohet kabllo neural për transferin e shënimeve nga dhe në tru
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
NoThInG
AltruisT

Regjistruar: 20/03/2008
Vendbanimi: Ballkan
Mesazhe: 70

Zhvillohet kabllo neural për transferin e shënimeve nga dhe në tru

Cod. B17042008

Kabllo i ndërtuar nga neuronet një ditë mund të përdoret për transferin e "shënimeve" nga kompjuteri në tru të njeriut. Një kabllo e tillë është zhvilluar në University of Pennsylvania në SHBA. Hulumtuesit janë të mendimit se një teknologji e tillë mund të ndihmon personave të cilët kanë humbur gjymtyrë për ta kontrolluar gjymtyren prostetike.

Mendimi pas këtij hulumtimi është se neuronet janë më të gatshme për tu lidhur me neurone tjera, si për shembull me trurin e njeriut.

Në 2001, ekipi hulumtues arriti ta zhvillon një metodë përmes të cilës fijet neurale janë kultivuar duke i tërhjekur grupet e neuroneve. Gjatësia e fijeve të tilla arriste deri në 10 cm. Fijet e tilla janë përdor deri tani për regjenerimin e nervave të dëmtuar në gjymtyrë.

Kabllo neural është prodhuar në mënyrë të ngjajshme. Grupet e neuroneve janë kultivuar mbi 96 elektroda të mbuluara me protein për të cilin neuronet kapen. Kur neuronet dhe elektrodat vendosen në largësi prej 100 mikrona, qelizat fillojnë të rriten në drejtim të proteinit, duke krijuar kështu lidhje neurale.

Me tërhjekjen graduale të dy pllakave (një të neuroneve dhe tjetra e elektrodave), fijet neurale vazhdojnë të rriten në distance e posa krijuar. Rritja shkon deri në 1 cm në ditë.

Doug Smith, krye hulumtuesi, thotë se "pjesen e lirë do ta përdorim për lidhje me tru, ndërsa atë tjetren për lidhje me kompjuter". Testet të cilat kanë konfirmuar se sinjalet elektrike mund të mbarten në të dy drejtimet në kabllo ishin të suksesshme. Smith tani pret ta mbart testin në shtazë.

Qëllimi kryesor për përdorimin e neuroneve dhe jo të materialeve jo-biologjike është rezistenca e organizmit, e sidomos të neuroneve, ndaj metalit apo gjërave të ngjajshme.

__________________
Nga Pema e Heshtjes Varet Fruti i Qetesise

Modifikuar nga NS-6 datë 18/04/2008 ora 04:43

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Prill 2008 02:12
NoThInG nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NoThInG Kliko këtu për të kontaktuar me NoThInG (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: NoThInG Shto NoThInG në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NoThInG në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Aljohin
Mjek. Psikiater.

Regjistruar: 08/07/2003
Vendbanimi: Padova
Mesazhe: 576

sikur te vesh ndonje bibliografi nuk do ofendoeshim

__________________
"I believe there are more instances of the abridgement of the freedom of the people by gradual and silent encroachments of those in power than by violent and sudden usurpations." James Madison

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 24 Prill 2008 18:54
Aljohin nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Aljohin Kliko këtu për të kontaktuar me Aljohin (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Aljohin't! Kërko mesazhe të tjera nga: Aljohin Shto Aljohin në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Aljohin në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 02:04 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekësia > Zhvillohet kabllo neural për transferin e shënimeve nga dhe në tru

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.