Briganti
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 28/04/2009
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 88
|
Dikur ne femini...
Duke qene ne valen e diskutimeve te ketushme, mu kujtua detaji i nje ngjarjeje nga feminia ime. Behej dasem ne fshatin e babait. Gjithe qejf, une sidomos, u beme gati dhe u nisem dy tre dite para. Ashtu ndodhte athere. Shkohej ne fshat si per turizem, prindet e athershem kishin shume nostalgji per prindet pleq dhe fshatin e lindjes. Po nejse, te mos e zgjat. Erdhi dita e dasmes, nisi dhe dasma. E bukur, e gjalle, gjithe kenge e raki e mishra te pjekur. Dasem fshati hesapi. Martohej shoku i feminise se babait tim, dicka me i vogel ne moshe. Nuk po perqendrohem te dasma dhe hoollesite. Ne fakt gjynah, se mund te beja nje pershkrim vertet te bukur, por nuk eshte ky qellimi. Erdhi dhe nusja hypur ne nje kale te bardhe. Edhe ajo e bardhe koke e kembe, si bredh me bore... U ndez vallja, kenga, rremuja e mrekullueshme, gjer sa mbaroi dhe dasma e pas nje gjysem gjumi te lodhshem, me se fundi u gdhi. U qetesuam e u qerasem nga nenua jone. Mua me dha edhe ftonj e liko, vec te tjereve.
- Te kam me kimet ty - tha - po mos u thuaj gje te tjereve, se nuk ua dal dot me ftonj e me liko, se jane nje taborr.
Aty nga dreka, te shtepi e gjyshit tim, erdhen shume burra e gra per vizite e per muhabet, sic ndodh pas dasmave. Dhe ja c'mbaj mend:
- Goxha nuse kish marre filani, hallall! Po ku e kish gjetur aq te mire xhanem! Dukej qe ishte sojlleshe dhe namuzqare... Bravo, bravo filani!
Ky ishte perfundimi i gjithe grave qe thashethemuan per nusen, dhenderin e "pakenaqesite" e njohura te dasmes.
- E de avash, se na e bete te rene nga qielli, - u hodh me ne fund gjyshi im i serte, qe nuk duronte dot lavderime te teperta. - E njohet ju nen duvak, nuk e sheh! Nuse si gjithe nuset dhe ajo. Pas ca kohe i degjohet kenga!
- Rrri urte filaaaan, - i thote gjyshit nje nga grate e fshatit qe u ndodh ne vizite. - Ne grate e njohim mire njera-tjetren. Me vrime te hundes e dallojme, c'lloj malli eshte njera dhe c'lloj tjetra!...
Eshte e vertete kjo, si mendojne femrat e forumit? Nese po, cila eshte shqisa qe zoterojne femrat e qe ben dallimin mes tyre? Une at'here nuk mund te pyesja, prandaj po pyes tani qe mundem. 
__________________
Te presesh eshte lumturi. Tmerri nis kur s'ke me c'te presesh...
Modifikuar nga Lela_Dr datë 11/05/2009 ora 18:11
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|