Natyra
Anetar i ri
Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: bruxelles
Mesazhe: 11
|
Viko po te citoj disa vargje te Pushkinit
mos u ngrys prej deshperimit nese jeta te genjen,
hesht ne diten e pendimit,rishtaz dit'e gazit vjen,
zemra me te ardhmen rron,nga e sotmja shqetesohet
kur gjithshka pa pritur shkon,me te djeshmen permallohet.
Mua me kane sherbyer si lajtmotiv gjate jetes time qe nuk ka qene gjithmone e qete dhe e kendeshme.
Jam dakort me ato qe thua dhe te kuptoj shume mire se dhe dashuria ime ka nje fund shume tragjik,por derisa jetojme kemi force te dashurojme perseri e te kerkojme serisht lumturine e humbur.
Nga eksperienca ime mendoj (ky eshte thjesht mendimi im)qe kur dashurojme nuk duhet te perserisim nje dashuri te kaluar,por te vazhdojme nje histori te re pra nje dashuri te re.
konkluzioni:dashurine e madhe,te paperseritshme,unike rendite me kujdes ne nje nga sirtaret e zemres dhe kur te merr malli per te te mjafton vetem ta hapesh pak dhe ajo te vjen e vrullshme ne kujtimet e tua.
Pershendetjet me te perzemerta te gjiteve.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|