Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekësia > Shqiptarët, sa pak kujdes për dhëmbët
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Endri
Moderator

Regjistruar: 03/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Shqiptarët, sa pak kujdes për dhëmbët

Cod. A28102004

Shqiptarët, sa pak kujdes për dhëmbët


Indeksi i kariesit (sëmundjes së dhëmbëve) tek shqiptarët është shumë i lartë, ndërkohë që kujdesi për mbajtjen dhe kontrollin e rregullt të gojës lë ende për të dëshiruar. Ky është një nga problemet që ka trajtuar konferenca e dhjetë kombëtare e stomatologjisë, e cila ka mbledhur dje stomatologë nga gjithë vendi. Sipas specialistëve, problemi i kariesit është një nga më të ndeshurit në vendin tonë, për kurimin dhe parandalimin e të cilit është e nevojshme të merren masa. Kështu, sipas përfaqësueses së Ministrisë së Shëndetësisë në këtë sektor, do të nisë së shpejti një projekt pilot, fillimisht në disa shkolla fillore e çerdhe të Tiranës, ku fëmijët do të marrin tableta për forcimin e dhëmbëve. Më pas, do të shihet mundësia për zgjerimin e projektit edhe në rrethe të tjera. Ndërkaq, është theksuar edhe shtimi pa masë i këtij shërbimi, mjerisht në mënyrë joharmonike në vend. Sipas statistikave numërohet një dentist për 300 shqiptarë, ndërkohë që në vendet e tjera numërohet një dentist për 1000-1600 banorë. Shtimi i klinikave dentare dhe përqëndrimi në Tiranë, vazhdon të mbetet problem, ndërkohë që veri e verilindja cilësohen si vende me mungesë të theksuar të këtij shërbimi. Gjithsej numërohen 1000 klinika të licensuara, 200 prej të cilave vitin e shkuar.

---

Te njejten gje vura re dhe une tek shume shqiptare ne shqiperi.

Modifikuar nga NS-6 datë 11/05/2007 ora 02:45

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Tetor 2004 19:38
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Endri Kliko këtu për të kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Endri Shto Endri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Endri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dieFaustNeu
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 26/11/2004
Vendbanimi: atje
Mesazhe: 786

o plak un te them te drejten nuk eshte se kujdesem shume per dhembet por nuk eshte se kam pasur edhe shume probleme me to se jam rritur me djath gjirokastre prandaj


Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 31 Dhjetor 2004 00:06
dieFaustNeu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dieFaustNeu Kliko këtu për të kontaktuar me dieFaustNeu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dieFaustNeu Shto dieFaustNeu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dieFaustNeu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veçse në dorën e Zotit!
Mesazhe: 2053

Citim:
Po citoj ato që tha dieFaustNeu
o plak un te them te drejten nuk eshte se kujdesem shume per dhembet por nuk eshte se kam pasur edhe shume probleme me to se jam rritur me djath gjirokastre prandaj






me djath gjirokastre??!!
djathi i beratit thone se eshte me i mire?!!

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet më (Pedro Salinas)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Janar 2005 16:10
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Isra Kliko këtu për të kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Isra Shto Isra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Isra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dieFaustNeu
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 26/11/2004
Vendbanimi: atje
Mesazhe: 786

Citim:
Po citoj ato që tha isra



me djath gjirokastre??!!
djathi i beratit thone se eshte me i mire?!!



jo jo e ke gabim djathi i gjirokastres po merr ne qafe gjysem greqie aq i mir eshte...

po problemi eshte se nuk ka me gjirokastrit ne gjirokaster qe te bejne djath gjirokastre

po megjithate edhe ai i bratit mbahet si djath i mire, te pakten nuk te prishen dhembet kur e ha

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Janar 2005 16:15
dieFaustNeu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dieFaustNeu Kliko këtu për të kontaktuar me dieFaustNeu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dieFaustNeu Shto dieFaustNeu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dieFaustNeu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
eng_girl
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: absolutely, relatively here
Mesazhe: 381

Paska kaluar tema tek ushqimet tani...

Edhe une mendoj se shqiptaret nuk kujdesen shume per dhembet, por them se arsyeja kryesore eshte jo se nuk dine, por kane kaq shume probleme te tjera me jetesore sesa shendeti i dhembeve, dhe me kete nuk dua ti ul aspak rendesine...

Endri, ide e mire postimi i materialit!!!!

__________________
"If I love you, what does that matter to you?!" - Goethe

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Janar 2005 21:21
eng_girl nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të eng_girl Kliko këtu për të kontaktuar me eng_girl (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: eng_girl Shto eng_girl në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto eng_girl në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dieFaustNeu
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 26/11/2004
Vendbanimi: atje
Mesazhe: 786

... un uk jam dakort me ate qe thote eng_girl sepse higjena dentare eviton shume semundje te tjera midis te cilave edhe semundje te zemres...

gjithesesi sot ka probleme me te renda ne bote si bushi, tailanda, bin ladeni etj.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Janar 2005 20:30
dieFaustNeu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dieFaustNeu Kliko këtu për të kontaktuar me dieFaustNeu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dieFaustNeu Shto dieFaustNeu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dieFaustNeu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
eng_girl
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: absolutely, relatively here
Mesazhe: 381

hej Faust,
..ke ca kohe qe ke humbur fare...

gjithesesi, me thuaj pak me ke nga ato c'thashe une nuk je dakord.

__________________
"If I love you, what does that matter to you?!" - Goethe

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Janar 2005 20:47
eng_girl nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të eng_girl Kliko këtu për të kontaktuar me eng_girl (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: eng_girl Shto eng_girl në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto eng_girl në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Kete gje po diskutonim me nje mik timin stomatolog nga Tirana.Thoshte qe vetem kur ju demtohen dhembet gati ne ekstrem vene ke dentisti,e si pasoje gati po i neverisin profesionin.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Janar 2005 20:54
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dieFaustNeu
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 26/11/2004
Vendbanimi: atje
Mesazhe: 786

Citim:
Po citoj ato që tha eng_girl
hej Faust,
..ke ca kohe qe ke humbur fare...

gjithesesi, me thuaj pak me ke nga ato c'thashe une nuk je dakord.



hey engi...

ja nuk jam dakort me faktin qe thua qe higjena dentare nuk eshte e nje endesie te larte per ne...

nejse

gjithesesi shqiptaret, nuk eshte se nuk i vene rendesi dhembeve te tyre, po thjesh u duhet te daln jashte shtetit per tu kujtuar nje cik me shume (200 euro nje mbushje knej ka italia)

ciao

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Janar 2005 01:24
dieFaustNeu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dieFaustNeu Kliko këtu për të kontaktuar me dieFaustNeu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dieFaustNeu Shto dieFaustNeu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dieFaustNeu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
eng_girl
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: absolutely, relatively here
Mesazhe: 381

te lutem lexoje fjaline e plote, dhe do te shohesh qe ajo qe dua te them nuk eshte ekzaktesisht ajo qe thua ti...

per sa i takon cmimeve, leri mos i pyet se i di mire...

ciao

__________________
"If I love you, what does that matter to you?!" - Goethe

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Janar 2005 02:28
eng_girl nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të eng_girl Kliko këtu për të kontaktuar me eng_girl (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: eng_girl Shto eng_girl në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto eng_girl në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:16 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekësia > Shqiptarët, sa pak kujdes për dhëmbët

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.