Ana
Whatnot

Regjistruar: 18/02/2003
Vendbanimi: Ja ketu
Mesazhe: 405
|
Hi Tulipani.
USA akoma nuk e ka nenshkruar paktin e Kyotos. As Kanada. kjo e fundit eshte vene para shume presioni nga popullata ketu dhe nga ambjentalistet, keshtuqe tani jane ne procesin e marrjes seriozisht te ketij vendimi dhe me duket se parlamenti po kalon ca ligje qe do ia vene qeverise kembet ne nje kepuce ne lidhje me kete.
Megjithate puna ka filluar.fermeret kane nisur te mbjellin miser ne mase, sepse nxirret alkohol prej tij dhe ky do jete karburanti i makinave te se ardhmes ketu.Japonezet kane nisur te eksperimentojne me prototipet e para te makinave qe do perdorin ETOH per karburant. Keshtu e kane menduar ta zgjidhin ceshtjen keta.Sa per energjine diellore, ajo qe tani ka nisur te perdoret per ngrohje, por kuptohet jo ne mase, sepse panelet jane shume te shtrenjta.Ketu ka dhe shume centrale nukleare per energjine, qe po te mos kishte mbetjet radioaktive do ishte burim perfekt energjie, po behet presion dhe per ato keto kohe.Megjithate eshte ende heret. Vendet e tjera jane shume me pepara ne kete drejtim.
Per Al Gore une nuk dija thuajse asgje para se te shihja filmin. E dija thjesht si politikan dhe kaq. Ne fakt profesioni i tij kryesor eshte ai i shkencetarit, ka gjithe jeten qe ia ka kushtuar ngrohjes globale, qe student.Dhe ky film eshte bere ne bashkepunim me shkencetaret e fushes.
Keshillat qe dhashe ne mesazhin e pare ishin per kushtet e Shqiperise, jo per ketu.Atje nuk mund te behet llaf per green alternatives ne energji. Problemi kryesor aty jane makinat, qe njerezit i perdorin dhe per te vajtur te blene buken tani. dhe qe jane shume te vjetra dhe ndotin jashte mase.Bicikleta eshte mjet shume efikas per qytetet e permasave shqiptare.
Problem tjeter ne Shqiperi ehte mungesa e riciklimit.
Ndaj keshilla ime tjeter do ishte ricikloni qeset e ushqimeve, perdorini disa here, jo nje here e hidh jashte. Nejse se kjo teme eshte shume e gjate, thjesht doja te zgjoja ndergjegjen ambjentaliste te forumistave,sepse nuk po duken mire bathet e Tokes..........
__________________
Success stands mostly in not giving up, when the others have let go.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|