Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Probleme Sociale > Njerezit per te cilet s'kemi nevoje
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 12/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Njerezit per te cilet s'kemi nevoje

Kur vime ne jete nuk zgjedhim dot prinderit, as shtresen sociale, vendlindjen, asgje ... na hedhin ne drite pa na pyetur e na thone kjo eshte bota ku do jetosh. Po cfare ndodh kur fati luan me ty? Kur pervec veshtiresive te jetes duhet te sfidosh vete natyren qe te ka bere te ndryshem nga te tjeret, ti s'ke inteligjence si te tjeret, vonohesh per cdo gje mendon, ke aftesi te kufizuara ... atehere ti s'je i dobishem per shoqerine, duhesh menjanuar, vecuar, eliminuar sepse i vonon progresin, i prish bukurine e saj. E nese hyn ne greve urie per te kerkuar ndonje therrime qe ndoshta do ta lehtesonte disi kete gjendje mjerane pak rendesi ka, pjesa e shendetshme e shoqerise eshte teper e zene per te te degjuar sepse ti ben pjese ne kategorine per te cilen ajo ska nevoje


__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Mars 2009 00:38
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Tulipani Kliko këtu për të kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Tulipani Shto Tulipani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Tulipani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Nqse shoqeria mendon si ju,ajo shoqeri eshte antihumane

Ndersa une mendoj ndryshe nga ju Tulipan.Ajo shtrese ka nevoj per ndihmen dhe perkujdesjen e shoqerise dhe te shtetit,ne menyre qe t'ju lehtesohet sadopak jetesa e tyre e veshtire.Per vendin ku jetoni ju,Italine nuk kam shume njohuri per njerzit me aftesi te kufizuara,por besoj se ka perkujdesje per ta.Ndersa ketu ku jetoj une prej nje dekade,per kete lloj kategorie ka trajtim dhe vemendje te posacme.
1-Po e filloj nga trotuaret ku ata levizin me karrocat e tyre.Ata mund te levizin pa asnje problem,sapse jane ndertuar pjese te vecanta te ulta ku ata mund te kalojne nga njera ane e rruges ne tjetren.
2-Per ta ka edhe tualete te vecanta publike ne rruget e qyteteve.
3-Ata mund te levizin me autobuset urbane shume lehte.Drejtuesi i mjetit kur sheh nje person te till,i cili ka nevoje te udhetoj,ne deren e dyte ka nje platforme te vecante e cila del e vendoset mbi trotuar ne menyre qe personi disabled te futet ne autobus pa problem.Gjithashtu ka nje vend te posacem per te ne mes te autobusit.
4-Sigurimet sociale i paisin keta shtetas me dokumenta udhetimi falas.Gjithashtu me ane te autubusve te posacem per ta organizohen edhe pikniqe ne qytete te tjera ose vizita ne muzeume etj.Te gjitha keto free of charge.
5-Tjeter, pervec pensionit qe marrin atyre ju paguhet edhe nje pagese shtese mbi pensionin.
6-Nqse familja nuk mundet t'i sherbeje ose refuzon t'i sherbeje,per te kujdeset shteti duke i caktuar edhe nje person me pagese per t'i kompletuar nje jetese sa me normale.Bile ky person e con ne park,te psonise,ne kinema e teater etj,sigurisht me pagese nga shteti.
7-Kur jane homeless keta trajtohen me perparesi dhe simbas nevojave te tyre.
Ka edhe te tjera favore per ta,por dua te tregoj se shoqeria dhe pushteti lokal e qendror tregojne kujdes e vemendje te posacme.
Po sakatet shqiptare?
Per ta nuk ka rruge ku te levizin,nuk ka tualete publike jo per ta ,por as per te tjeret.Ne autobus ata nuk mund te udhetojne,sepse me ato karrot italiane te viteve 80, te cilat punojne ne Shqiperi mezi ngjiten njerzit normale e jo sakatet.Pa le per trajtime te tjera.Ata jane ne kulmin e mjerimit.Ata kane hasur ne indiferencen e shtetit dhe shoqerise,prandaj ata ndihen te braktisur.Si rezultat i kesaj indiference dhe korrupsionit e pasurimit te pandalshem e abuziv te pushtetarve,ata kerkojne pak vemendje e kujdes si nga pushteti,por edhe nga shoqeria.
Vertet vendi jone eshte i varfer,por ne ate varferine e tij duhet te tregoje pak vemendje edhe per kete shtrese mjeranesh.Ajo qe ata kerkojne eshte nje lemoshe,prandaj ata perballe ketij menefregizmi vendosen te bejne greve urie,sepse ndryshe askush nuk kujtohet per ta.
Simbas opinioneve tuaja, i bie qe kjo minorance e shoqerise,te cilet shumica jane gjymtuar ne pune, por edhe te tjeret me mire do te ish qe te kerkonin vdekjen sesa te drejtat e tyre si qenie humane. Antihumanizem i paster!Nuk mund ta imagjinoj qendrimin tuaj vajze.Ky eshte racizem ndaj kesaj kategorie qe ju i quani si njerez jo dobiprures per shoqerine.Ky eshte humanizmi juaj?Po nqse dikush nga ata mjerane do te ishte babai,nena,motra apo vellai juaj valle a do te benit komente te tilla?Mendimi im eshte qe nje shtet qe synon EU duhet qe te plotesoj edhe disa kerkesa minimale te kesaj kategorie shtetasish.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Modifikuar nga IQVLORA datë 09/03/2009 ora 16:55

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Mars 2009 16:48
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të IQVLORA Kërko mesazhe të tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto IQVLORA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 12/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Iqvlora mund te jeni babai im si moshe por besoj kam te drejten t'ju them keto 2 fjale ... nese do me kishit lexuar pak me kujdes e mos ishit nxituar te shkruanit direkt nje pergjigje te gjate sa nje roman ... do ta kishit kuptuar qe titulli dhe gjithcka tjeter ishte shkruar ironikisht.

Nese s'do me behej vone per keta njerez s'do ta kisha sjelle fare.

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Mars 2009 03:12
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Tulipani Kliko këtu për të kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Tulipani Shto Tulipani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Tulipani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Gjergj Kastrioti
Veritas Odium Parit

Regjistruar: 22/10/2004
Vendbanimi: God is busy, me too...
Mesazhe: 2957

IQ-ja sapo sheh nje postim tendin Tulip... i pervesh duart... dhe fillon edhe e ben copash tastieren


Ismail Bej, denjoje Tulipanin me nje lexim te shpejte para se te investosh kohe, molleza te gishterinjve e nerva per t'iu pergjigjur.





Naten e mire bashkeatdhetaret e mi!

__________________
It is in truth not for glory, nor riches, nor honours that we are fighting, but for freedom - for that alone, which no honest man gives up but with life itself.(Declaration of Arbroath)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Mars 2009 03:42
Gjergj Kastrioti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Gjergj Kastrioti Kliko këtu për të kontaktuar me Gjergj Kastrioti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Gjergj Kastrioti't! Kërko mesazhe të tjera nga: Gjergj Kastrioti Shto Gjergj Kastrioti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Gjergj Kastrioti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Tulipani ka shkruar plot ndjenje po IQ beu degjon vetem zurnane e vet

Po lexoje o njeri njehere dhe pastaj, por...lexoje me dashamiresi.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Mars 2009 05:17
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

une jam prekur jashte mase tulipani, jashte mase.


sinqerisht

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Mars 2009 05:21
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kotka Kliko këtu për të kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të kotka't! Kërko mesazhe të tjera nga: kotka Shto kotka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kotka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

A po vazhdon greva?

Tulipan, njerzit kane tendence te tregojne gishtin nje grupi shoqeror kur grupi tjeter eshte ne rezik e them kete se kam ndermend mesuesit te cilet fajesojne personat me aftesi te kufizuar per permiresimin e shifrave per te ardhurat e tyre qe sipas tyre eshte e pamundur kur ~30% i buxhetit shkon per kete grup. Thua sikur keta te jene viktimat e shoqerise....

Nejse, kam qene e interesuar per kete grup qe kur fillova te punoj per nje kompani konsultore e cila ka sektore te ndryshme ne sektorin e shendetesise dhe arsimor. Sherbimet dhe produktet jane te shumellojshme, psh ne sektori arsimor nje nga sherbimet eshte plani i suksesshem per studentet me aftesi te kufizuar sic eshte manaxhimi per nje nderhyrje permiresimi per keta persona, apo manaxhimi i edukimit dhe reagimeve te tyre. Personalisht jam e interesuar te di me teper reth semundjes se autizmit http://sq.wikipedia.org/wiki/Autizmi

Kam lexuar ne Implementimin e Strategjise Kombetare nga Ministria (Shqiptare) e Punes, Ceshtieve Sociale dhe Shanseve te Barabarta ne bashkepunim te Fondacionit Shqiptar per te drejtat e personave me aftesi te kufizuar se kerkesa per kete grupin qe fola me lart eshte e larte.

Jam kurioze te di nese ju qe jetoni ne Shqiperi jeni hasur me femije me kete lloj cregullimi qe fola me siper dhe nese dini me teper cfare behet ne Shqiperi per kete grup femijesh?

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Mars 2009 19:12
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ~Enigme~ Kliko këtu për të kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ~Enigme~'t! Kërko mesazhe të tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ~Enigme~ në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 12/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Me sa di greven e kane pushuar por jam e sigurte se i kane hedhur hi syve per ti bindur. Pastaj qeveria duke pare situaten eshte e zene me Pango-gate e s'do merret me vogelsira si keto

Autizmin se kam hasur por kam degjuar si i trajtojne te semuret mendore neper spitale, bile dhe ata qe duhet te kujdesen (nese te qellon te flasesh me ndonje) per to tani jane kthyer ne ca xhelate me preteksin : he se keto nuk kuptojne!
Shpesh flitet poshte e lart : ne s'kemi kushte e spitale per ne te shendoshet duan dhe keto ... e kjo eshte nje pergjigje qe mund ta marresh dhe po te pyesesh nje te cfaredoshem ne rruge. Jemi bere shume te ndjeshem si njerez

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Mars 2009 18:13
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Tulipani Kliko këtu për të kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Tulipani Shto Tulipani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Tulipani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Koli_tr
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 14/11/2008
Vendbanimi: nuk e di
Mesazhe: 109

se mor vesh se ku ka shkrutj keq iqvlora ?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Mars 2009 20:41
Koli_tr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Koli_tr Kliko këtu për të kontaktuar me Koli_tr (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Koli_tr Shto Koli_tr në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Koli_tr në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
belga
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 02/02/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 279

Exclamation

çdo njeri ka karakterin dhe moralin vetjak s'mund te gjesh kerrkund ne bote dy njerez identike se cili ka cilesi priore po gjith

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Mars 2009 18:21
belga nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të belga Kërko mesazhe të tjera nga: belga Shto belga në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto belga në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:52 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Probleme Sociale > Njerezit per te cilet s'kemi nevoje

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.