volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646
|
Premiera e baletit Hirushja
Akt I
--------------------------------------------------------------------------------
Tablo e pare
Eshte mengjes. Hirushja qendron e vetme prane oxhakut. Perpara se te filloj punet e shtepise, ajo shikon portretin e nenes qe i ka vdekur kohe me pare. Nderkohe motrat e saj sapo jane zgjuar nga gjumi. Ato jane shume te llastuara dhe e trajtojne keq Hirushen. Papritur nje plake e frikshme dhe e veshur si mos me keq vjen dhe kerkon dicka per te ngrene. Hirushja i jep nga ushqimi i saj por njerka e saj e ndalon. Nje ftese vjen nga nje i derguar i princit. Ne pallatin mbreteror organizohet nje ballo e madhe. Menjehere njerka me te motrat fillojne pergatitjet per ne ballo, pa konsideruar Hirushen si pjese te familjes. Motrat fillojne te grinden me njera-tjetren per rrobat e reja qe nje rrobaqepse po ia pergatit. Nje mesues baleti i meson vajzave si te kercejne ne ballo, ne menyre qe te jene sa me terheqese per princin.
Tablo e dyte
Motrat nisen per ne ballo duke e lene Hirushen te vetmuar dhe shume te trishtuar. Deshiren e madhe per te qene edhe ajo e pranishme ne ballo nuk mund t’ia plotesoje asgje tjeter vec nje enderr. Te gjithe njerezit e mbreterise po shkojne ne ballo. Endrra e Hirushes nderpritet nga plaka e shemtuar e cila shfaqet perseri. Ajo shnderrohet papritur ne nje zane. Ajo i jep Hirushes nje fustan te bukur dhe nje pale kepuce prej xhami duke e bere nje princeshe te vertete. Zana i kujton Hirushes se magjia e saj do te vazhdoje deri kur ora te trokas dymbedhjete.
Akt II
--------------------------------------------------------------------------------
Tablo e trete
Pallati mbreteror gjalleron nga te pranishmit. Njerka me te bijat sapo kane ardhur duke u munduar te terheqin vemendjen e te gjitheve. Mbreti dhe mbreteresha hyjne ne ballo. Me pas vjen dhe princi. Balloja hapet. Vemendja e te gjitheve terhiqet kur nje grua e bukur, si nje princeshe hyn ne pallat. Princi magjepset pas saj dhe nuk e fton ne kercim. Balloja vazhdon deri ne mesnate. Hirushja e gezuar e kishte harruar porosine e Zanes dhe largohet me te shpejte. Princi e ndjek por nuk arrin ta takoje. E vetmja gje qe i mbetet nga Hirushja eshte vetem njera nga kepucet e xhamta qe i kishte rene tek shkallet.
Akt III
--------------------------------------------------------------------------------
Tablo e katert
Pas mbremjes se ballos, princi nuk mund ta harroje Hirushen. Ajo ka hyre tashme ne zemren e tij. E vetmja menyre per ta gjetur eshte me ane te kepuces. Me nje urdher te tij, te gjithe vajzat e mbreterise duhet te provojne kepucen.
Tablo e peste
Dita ka zbardhur dhe Hirushja eshte kthyer serisht ne nje vajze te thjeshte te cilen e presin shume pune per te bere. Ajo kujton momentet e bukura te mbremjes sikur te ishte nje enderr. Motrat e saj tregojne per nje vajze te bukur qe kishte terhequr vemendjen e princit.
Princi i merzitur dhe me shpresa te humbura drejtohet tek nje fallxhore e cila i tregon per shtepine e Hirushes. Ne shtepi njerka e gjen Hirushen me kepucen tjeter ne dore duke enderruar. Tashme ajo ka kuptuar gjithcka. Nderkohe princi mberrin ne shtepine e tyre. Njerka e fsheh kepucen me shpejtesi. Vajzat tek provojne kepucen mundohen qe kemba te puthitet ne te, por me kot. Duke e provuar edhe njerka kepucen, i bie kepuca tjeter te cilen e kishte fshehur. Tashme princi e gjen Hirushen ne shtepi. Kepuca hyn lehtesisht ne kemben e saj. Nje ballo e madhe mbahet per ciftin e ri i cili bekohet nga zana e mire.
Hirushja (Balet)
Date 14,Shkurt,2005
Teatri "A.Moisiu" Durres
__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|