Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > " e drejta e azilanteve intelektuale" per te folur per vendin e tyre
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

" e drejta e azilanteve intelektuale" per te folur per vendin e tyre

Ne qe shkollohemi e diplomohemi jashte, qe perpiqemi te integrohemi ne shoqerite ku jemi dhe te thithim vlera te reja mendimi komunikimi per t'ua transmetuar me tej shoqerise shqiptare, mos valle jemi shnderuar ne nje minoritet tjeter ne vendin tone?

e them kete sepse jo pak here kam degjuar vleresime gati raciste nga ana e shqipareve qe jetojne ne Shqiperi dhe Kosove ndaj atyre qe jetojne jashte, qe kane arritur te jene figura intelektuale te vleresuara ne vendet ku jetojne, ne rast se nxjerrin ne pah problemet reale te vendit (Shqiperise, Kosoves), si antishqiptare, arrogante dhe te pavlera.

A mos valle nese na hapen horizontet e vleresimit e te kuptimit te gjerave dhe nese arrijme te shkojme ne thelb te problemeve, nese i themi ato me ze te larte, kjo na ben te vleresohemi si persona qe e urrejme vendin tone? nese keto kritika kalojne mendesine e ngurte tradicionale te shoqerise shqiptare cilesohemi si joshqiptare?

dhe kjo jo vetem ne planin profesional por edhe nese kalohet ne nje plan tjeter ate shoqerorin, qofte dhe mes bashkemoshatareve te tu eshte dicka qe ndihet sidomos ne komunikim.

ju ftoj te diskutojme....

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 24 Prill 2004 00:45
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Perendia
Perëndia s'ka fe!

Regjistruar: 13/04/2004
Vendbanimi: ©
Mesazhe: 328

Temë shumë interesante!

Të them të drejtën, kam 7 vjet pa u kthyer në Shqipëri e pa pasur kontakt të drejtpërdrejtë me shoqërinë shqiptare. Dhe nuk e di sa mund të ketë ndryshuar kultura dhe opinioni ndaj atyre që kanë jetuar jashtë këto vitet e fundit. Por shpresoj që të mos ndesh në këto dukuri që ke theksuar më lartë, se përndryshe gjarpri i zi do t'i hajë .

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Prill 2004 04:59
Perendia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Perendia Kliko këtu për të kontaktuar me Perendia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Perendia Shto Perendia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Perendia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Miri98
Anetar i ri

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 2

Re: " e drejta e azilanteve intelektuale" per te folur per vendin e tyre

Pershendetje,
sigurisht qe konstatimi juaj eshte me vend. Une personalisht kam vite qe vuaj nga kjo symptome. Jo vetem per problemet "madhore" te kombit tone, por edhe per probleme te perditshme shoh nje tentative te bashkevendasve dhe familjareve tane per te na lene menjane, si gjoja te pa pervoje, ose te joinformuar mbi problematiken vendase.
Sigurisht qe kjo sjellje me ka vrare ne fillim shume, por tani jam bere edhe une shume tolerant dhe nuk i jap kenaqesin kujt te me "diskreminojne" me parullen: ti nuk jeton ketu dhe nuk e din se si shkojne punet.
Fakt eshte qe nje individ i trete (si ne rastin tone nga diaspora) me informationet e duhura eshte me ne gjendje te marri nje vendim ose te diskutoje ne menyre me te pjegur se sa palet ne konflikt.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Prill 2004 15:19
Miri98 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Miri98 Kliko këtu për të kontaktuar me Miri98 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Miri98't! Kërko mesazhe të tjera nga: Miri98 Shto Miri98 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Miri98 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

pershendetje

Ciao Analiste!
Teme shume aktuale kjo qe ke hapur,dhe qe eshte e vertete nuk e diskutoj aspak.

Nqs do te shikojme shkaqet se pse gjithe ky mospranim ndaj atyre qe kane studiuar apo akumuluar pervoje ne nje vend te huaj. Besoj se do te biem shume dakort se jane tre shkaqet me kryesore.

-Mostoleranca e theksuar Ballkanike. Nuk besoj se vetem Shqiperia eshte viktime e kesaj dukurie. Greqia dhe Rumania(per keto vende jam i sigurt) ne kete rast po na bejne shoqeri.

-Mungesa e vendeve te punes, gjithashtu krijon kete problem. Kur ha njeriu njerine per nje vend pune, atehere dhe shpresat per nje vend pune apo karrire duhen te jene shume modeste.

-Kontradikta mes brezave. Shqiperia ne keto momente eshte e kontrolluar nga nje dore e celikte e edukuar ne bangat e fakulteteve marksiste-leniniste. Dhe ne kete menyre eshte eshte shume e veshtire te penetrosh ne kete rrjet militantesh te sprovuar, qe ne nje menyre enigmatike mbrojne dhe perkrahin njeri tjetrin, sikur te mbronin dhe perkrahnin vetveten e tyre.

Mund ti shtojme edhe shume shkaqe te tjera, por ma do mendja se keto jane ato me kryesoret.

pershendetje trojani

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Qershor 2004 23:30
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të trojani Kliko këtu për të kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: trojani Shto trojani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto trojani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Perendia
Perëndia s'ka fe!

Regjistruar: 13/04/2004
Vendbanimi: ©
Mesazhe: 328

Kam 15 dite qe u ktheva ne Shqiperi dhe deri tani nuk kam patur perplasje te zjarrta pervec nja 2 enveristeve dhe 1 kengetari qe kendoi serbisht (ne 1 bar ku ndodhesha), por me "respektuan" dhe s'vazhduan me teper.
Te shohim me tej...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Qershor 2004 14:33
Perendia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Perendia Kliko këtu për të kontaktuar me Perendia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Perendia Shto Perendia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Perendia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
profesor59
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 03/05/2009
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 57

U këtheva pas 20 vitesh

Thënë shkurt dhe qartë , undjeva krejtësisht i huaj në vendin tim.
Kishte ndryshuar edhe gjuha ishin futë shum fjalë të huaja që i ndëgjoja për herë të parë
Hyra në shitore per të pyetur per disqe muzike me këngëtar që i kishim dikur e zotriu shitës filloi të më perqeshë , se ata emra këgëtarësh , nuk i kishte ndëgjuar kurrë
mënyra se si komunikonin ata ishte shum irituese per mua
U binda se ata ishin të bindur se ne ( që jetojmë jasht )nuk jemi mirë në kokë
Do ta kisha shum të vështirë që të riintegrohem
Në asnjë pikë nuk nuk gjetem hapsirë që të kuptohemi
Anarkia për ta , ishte demokracia e vertetë

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Maj 2009 01:55
profesor59 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të profesor59 Kliko këtu për të kontaktuar me profesor59 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: profesor59 Shto profesor59 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto profesor59 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:31 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > " e drejta e azilanteve intelektuale" per te folur per vendin e tyre

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.