Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > 540 vjet më parë, mbylli sytë Skënderbeu
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjergj Kastrioti
Veritas Odium Parit

Regjistruar: 22/10/2004
Vendbanimi: God is busy, me too...
Mesazhe: 2957

540 vjet më parë, mbylli sytë Skënderbeu

Sjell ketu nje artikull te gazetes Shekulli per te ndare me ju kete lajm!

Nuk eshte ndonje fakt per t'u festuar!
Por eshte nje fakt per t'u kujtuar!

Shqiptari me i madh i te gjitha koherave (sipas meje) qe me ekzistencen e tij i dha nje kuptim fjales SHQIPTAR!

Shpesh-here thuhet se ai eshte :

Simboli që bashkon Shqiptarët!

Dhe une dua ta kujtoj gjithmone keshtu!





Sot është 17 Janar 2008 . Si sot 540 vjet më parë, në Lezhë mbylli sytë përgjithmonë Heroi Kombëtar i Shqipërisë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Çdo shqiptar mund të mburret se është pasardhës i një prej udhëheqësve më të mëdhenj të botës. Skënderbeu, përveçse një strateg ushtarak i zoti dhe një politikan i madh, qe edhe një hartues shumë i mirë ligjesh. Ai përveçse i pajtoi Princat Shqiptarë në Kuvendin e Madh që mban emrin "Besëlidhja e Lezhës" dhe i drejtoi në luftën e pabarabartë kundër osmanëve në mbrojtje të Atdheut, ai bëri edhe një punë shumë të mirë në pajtimin e gjaqeve. Të gjitha këto ai i realizoi në hartimin e një Kushtetute, e njohur në popull si "Kanuni i Skanderbegut".

Vepra e tij "Kanuni i Skanderbegut", e njohur ndryshe me emrin "Kanuni i Arbrit" e përcjellë deri në ditët tona është një dokument i vyer, që dëshmon edhe një herë gjenialitetin e këtij heroi. Aleancat e shumta që ai kreu me kundërshtarët e Perandorisë Osmane, e dëshmojnë edhe si një politikan të madh. Sot, në shenjë respekti dhe nderimi për veprën madhore të këtij Heroi të Madh, monumenti i Skënderbeut gjendet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë qytete të botës, si model për t'u marrë shembull jo vetëm nga shqiptarët, por edhe si një gjest respekti dhe nderimi që mbarë bota dhe njerëzimi i bën këtij Heroi të Madh.

__________________
It is in truth not for glory, nor riches, nor honours that we are fighting, but for freedom - for that alone, which no honest man gives up but with life itself.(Declaration of Arbroath)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Janar 2008 00:42
Gjergj Kastrioti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Gjergj Kastrioti Kliko këtu për të kontaktuar me Gjergj Kastrioti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Gjergj Kastrioti't! Kërko mesazhe të tjera nga: Gjergj Kastrioti Shto Gjergj Kastrioti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Gjergj Kastrioti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dhoma666
djale i mire,,,,,,

Regjistruar: 20/01/2007
Vendbanimi: duke shaluar,,,instiktet....
Mesazhe: 325

Re: 540 vjet më parë, mbylli sytë Skënderbeu

Citim:
Po citoj ato që tha BDB
Sjell ketu nje artikull te gazetes Shekulli per te ndare me ju kete lajm!

Nuk eshte ndonje fakt per t'u festuar!
Por eshte nje fakt per t'u kujtuar!

Shqiptari me i madh i te gjitha koherave (sipas meje) qe me ekzistencen e tij i dha nje kuptim fjales SHQIPTAR!

Shpesh-here thuhet se ai eshte :

Simboli që bashkon Shqiptarët!

Dhe une dua ta kujtoj gjithmone keshtu!





Sot është 17 Janar 2008 . Si sot 540 vjet më parë, në Lezhë mbylli sytë përgjithmonë Heroi Kombëtar i Shqipërisë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Çdo shqiptar mund të mburret se është pasardhës i një prej udhëheqësve më të mëdhenj të botës. Skënderbeu, përveçse një strateg ushtarak i zoti dhe një politikan i madh, qe edhe një hartues shumë i mirë ligjesh. Ai përveçse i pajtoi Princat Shqiptarë në Kuvendin e Madh që mban emrin "Besëlidhja e Lezhës" dhe i drejtoi në luftën e pabarabartë kundër osmanëve në mbrojtje të Atdheut, ai bëri edhe një punë shumë të mirë në pajtimin e gjaqeve. Të gjitha këto ai i realizoi në hartimin e një Kushtetute, e njohur në popull si "Kanuni i Skanderbegut".

Vepra e tij "Kanuni i Skanderbegut", e njohur ndryshe me emrin "Kanuni i Arbrit" e përcjellë deri në ditët tona është një dokument i vyer, që dëshmon edhe një herë gjenialitetin e këtij heroi. Aleancat e shumta që ai kreu me kundërshtarët e Perandorisë Osmane, e dëshmojnë edhe si një politikan të madh. Sot, në shenjë respekti dhe nderimi për veprën madhore të këtij Heroi të Madh, monumenti i Skënderbeut gjendet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë qytete të botës, si model për t'u marrë shembull jo vetëm nga shqiptarët, por edhe si një gjest respekti dhe nderimi që mbarë bota dhe njerëzimi i bën këtij Heroi të Madh.



 

bravo BDB....respektet mia per kete teme..........

eshte e vetmja epoke qe beri Ai , qe nderon Shqiperine ........te gjithe e dime , dhe histografite europiane dhe boterore e njohin per aftesite e ketij strategu te madh,,,,,,,diku kam lexuar qe ai radhitet per krah  Napoleonit ne europe per  veprat e tij,,,,,,,dhe impaktin qe pati e gjithe vepra e tij ne historine europiane....

__________________
,,,,,,,,,ti je parajsa ime e humbur dhe une ."mekatar" ne kerkim te hynores...........

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Janar 2008 01:23
dhoma666 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dhoma666 Kliko këtu për të kontaktuar me dhoma666 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dhoma666 Shto dhoma666 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dhoma666 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Gjergj Kastrioti
Veritas Odium Parit

Regjistruar: 22/10/2004
Vendbanimi: God is busy, me too...
Mesazhe: 2957

Re: Re: 540 vjet më parë, mbylli sytë Skënderbeu

Citim:
Po citoj ato që tha dhoma666


te gjithe e dime , dhe histografite europiane dhe boterore e njohin per aftesite e ketij strategu te madh,,,,,,,diku kam lexuar qe ai radhitet per krah  Napoleonit ne europe per  veprat e tij,,,,,,,dhe impaktin qe pati e gjithe vepra e tij ne historine europiane....




Patjeter qe ai ka qene nje nder njerezit me te medhenj te kohes se tij!

Per momentin ku ndodhet Shqiperia sot, nuk mund te promovoje aq sa duhet figuren e Tij!

Por e rendesishme eshte sensibilizimi, i cili ne kete rast nuk eshte asnjehere i tepert, i te gjithe mases, me sa te mundemi te
KUJTOJME KETE NJERI!

__________________
It is in truth not for glory, nor riches, nor honours that we are fighting, but for freedom - for that alone, which no honest man gives up but with life itself.(Declaration of Arbroath)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Janar 2008 22:55
Gjergj Kastrioti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Gjergj Kastrioti Kliko këtu për të kontaktuar me Gjergj Kastrioti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Gjergj Kastrioti't! Kërko mesazhe të tjera nga: Gjergj Kastrioti Shto Gjergj Kastrioti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Gjergj Kastrioti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:13 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > 540 vjet më parë, mbylli sytë Skënderbeu

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.