THe_AnSwEr
unknown

Regjistruar: 08/06/2003
Vendbanimi: California
Mesazhe: 681
|
Euro bie, kriza mberrin ne Evrope
E Merkure, 06 Shkurt 2008
Monedha e perbashket euro ka njohur dje zhvleresimin me te thelle ndaj valutes amerikane pas publikimit te nje raporti, cili evidentonte se sektori i sherbimeve ka pesuar renie. Euro ka rene ndaj shumices se monedhave, pasi sektori i sherbimeve ne Evrope eshte pjesa me e rendesishme e ekonomise 10,5 trilione dollareshe. Euro eshte kembyer per 1,4703 dollare dje, duke rene me 0,9%, renia me e madhe kjo qe prej dates 21 janar. Kjo sjell dyshime se ekonomia evropiane po ndikohet nga ajo amerikane. Mirepo, sic duket Banka Qendrore Evropiane, nuk mund te veproje ne te njejten menyre si ajo amerikane qe zhvleresoi dollarin, per shkak te nivelit te larte te inflacionit. “Te dhenat per industrine i dhane nje goditje euros gjate dites se djeshme”, tha Daragh Maher, shef kembimi ne Calyon te Londres, pjese e Credit Agricole, bankes se dyte me te madhe ne France. “Ne jemi skeptike per euron dhe mendojme se ajo do te bjere deri ne 1.45$ deri ne fund te ketij tremujori”. Euro ra edhe me shume, pasi ra nen nivelin 1.48$, nivel ky ku tregtaret kishin vendosur komanden “stop-humbjes”. Shumicen e hereve, tregtaret vendosin urdhra automatike kur blejne apo shesin monedhen ne menyre qe te limitojne humbjet kur monedha bie nen nje nivel te caktuar. Pavaresisht se Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane shkaktar i nje krize e konsideruar tashme globale, sistemi ne teresi atje eshte ne nje pozicion me te mire se shumica e vendeve te Evropes Perendimore. Shume analiste mendojne se, situata do te jete problematike ne Evropen Perendimore. Ndoshta Britania nuk do te jete dhe aq keq, por Gjermania, Italia, Franca, Spanja, Portugalia dhe i gjithe komuniteti evropian ndodhet tani ne veshtiresi. Dhe ndoshta njerezit nuk po e vene kete re tani. Ne se ka ngadalesim ne Shtetet e Bashkuara, ate do ta ndjejne gjithashtu vendet ne zhvillim, vecanerisht partneri me i madh tregtar i Shteteve te Bashkuara, Kina. India nga ana tjeter, do te perfitonte, sipas analisteve amerikane, nese kompanite amerikane eksportojne me teper vende pune, si reagim ndaj ngadalesimit ekonomik ne vend. Funksionaret e BE ne takimin e fundit ne Davos kane deklaruar se, kriza aktuale ne SHBA do te pengoje rritjen e ekonomise evropiane, por funksionaret amerikane duke u perpjekur t’i paraqesin si efektive masat e tyre te fundit, theksojne se kriza aktuale ekonomike ne SHBA eshte kalimtare.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|