Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Arkivi i Kinematografisë > Filmi me i ri NJE MILION EURO Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 5.00.
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
cineline
Anetar i ri

Regjistruar: 16/11/2005
Vendbanimi: Prishtine
Mesazhe: 1

Filmi me i ri NJE MILION EURO

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re foto01.jpg
Ky file është shkarkuar 149 herë.

NJE MILION EURO

Kështu titullohet filmi më i ri Kosovar i cili në vitin 2005 konsiderohet filmi mei shikuar në Kinematë e Kosovës
Zhanri i filimit eshte Drame-Thriller

Informacion për Filmin
SB Film - Kosova prezenton filmin më të ri "Nje Milion Euro" në Regji të Halil Budakovës. Ngjarja e filmit ndërlidhet direkt me protagonistin e filmit Robert Berisha ( interpretuar nga ILIR REXHEPI ), i cili është një shqiptaro-amerikan dhe biznesmen i njohur dhe shumë i pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por që tani ka vendosur të jetoj dhe të investoj edhe Kosovë. Me ketë ai e realizon edhe amanetin e babës se tij i cili vazhdimisht dëshironte për të investuar edhe në Kosovë. Ai bashkë me Qeverinë e Kosovës dhe dy Kompani të tjera amerikane vendosë të investoj 20 milion euro në një fabrikë të textilit për të punësuar një mijë punëtor shqiptar.
Familja e Robert Berishës jeton shumë e lumtur, shumë e pasur, por krejt kjo harmoni familjare ndërpritet nga një bandë kriminale e organizuar dhe e prirë nga Beka ( interpretuar nga ENVER PETROVCI ), të cilët ia rrembejnë në mënyrë brutale vajzën e vetme të Robertit dhe me kercenime te vazhdueshme ata kërkojnë një milion euro për kokën e vajzës.
Kjo tragjedi rritet edhe më shumë ngase një mik e besuar iRobertit e tradhëton atë vazhdimisht duke i dhënë informacione bandës! Roberti detyrohet të shkoj në bankë për t´i terhequr paratë nën përcjelljen e bandës. Kjo tragjedi e ndërlidhur me ankth e frikë tajkalohet nga Policia e Kosovës e udhëhequr nga një detektiv i cili në menyrë profesionale arrin ta lokalizoj dhe ta arrestoj këtë bandë dhe pikërisht në momentin kur vajza do të vritej. Regjisori nxjerr qart porosinë e filmit "e drejta fiton" dhe fatmirësisht mes kësaj tragjedie të rëndë familjare Roberti dhe familja e tij mbijetojnë përsëri për të jetuar bashkë me vajzën e tyre Erën dhe për ta përfunduar me plot sukses investimin në Kosovë duke e realizuar kështu edhe abanetin e babës së tij.


ME AKTORËT

ILIR REXHEPI
ENVER PETROVCI
MERITA BUDAKOVA
DIELLZA BUNJAKU
HALIL BUDAKOVA
ADEM ZHITOPOTOKU


NGA DATA 12.09.2005 - 01.11.2005 FILMI SHFAQET NËPËR KINEMATË E NDRYSHE TË KOSOVËS, PREJ DATËS 01.11.2005 FILMIN NJË MILION EURO MUND TA GJENI NË SHITJE SI DVD DHE VHS, NË SHKURT 2006 FILMI TRANSMETOHET NË RADIOTELEVIZIONIN 21



NESE E KENI PARË -A JU KA PËLQYER, JU LUTËM E KOMENTONI!

Shkruar nga Cineline Productions

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 16 Nëntor 2005 02:31
cineline nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cineline Kliko këtu për të kontaktuar me cineline (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cineline Shto cineline në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cineline në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
realdreni
Anetar i ri

Regjistruar: 03/11/2005
Vendbanimi: prishtine
Mesazhe: 5

filmi nje milion euro

me te vertet nje film kote ,kete film ma mire to ta kisha ba une me disa shoke te lagjes edhe me disa kamera amatoreske ,loja e aktorve e posaqerisht e nenes se femijes (djellza bunjaku )shum e dobt , ne pergjithsi te gjith aktoret kane qene ne nivel shum te ult ,asnje pjese e filmit nuk me ka pelqy , me nje fjale te huaj shittttttt.

__________________
it's nice to be important but more important is to be nice

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Nëntor 2005 22:09
realdreni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të realdreni Kliko këtu për të kontaktuar me realdreni (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: realdreni Shto realdreni në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto realdreni në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tringa19
Anetar i ri

Regjistruar: 29/11/2005
Vendbanimi: Prishtine
Mesazhe: 1

Filmi NJE MILION EURO

Filmin e kam pare ne kinemane ABC ne Prishtine dhe me ka pelqyer shume, normalisht per ta krahasuar me nje film nderkombetar nuk mund ta disktoj kete e sidomos ne pikepamjen teknike te gjirimit te filmit. Mendimi im eshte se aktoret e filmit e sidomos Enver Petrovci dhe Ilir Rexhepi qe luanin rolin kryesor ishin te shkelyer ne kete film. Aktoret e tjere si p.sh. Diellza Bunjaku dukej shume e bukur dhe terheqese ne Film ndersa verehej loja e saj jo e arritshme! Une kur e kam pare kete film kam thene se tani ndoshta do fillohet per te bere filma me te mire, e jo vetem videokaseta humoriste dhe kam thene me vehte se kemi aktore qe mund te luajn mir sikur Enver Petrovci dhe Ilir Rexhepi ! Po them se jo vetem mua por edhe shum te tjere qe une kam biseduar per filmin ishin te kenaqur dhe te prekur nga tema e filmit! Ju uroj suksese aktoreve tane! SUKSESE

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 29 Nëntor 2005 04:55
tringa19 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tringa19 Kliko këtu për të kontaktuar me tringa19 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tringa19 Shto tringa19 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tringa19 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
agroni2006
Anetar i ri

Regjistruar: 30/11/2005
Vendbanimi: Prishtine
Mesazhe: 1

Filmi Nje Milion Euro me ka pelqyer shum

shum thjesht dhe pak po shkruj a, njerz shum me ka pelqy ky film ka pas shume sende te mira edhe mos te mendojna se na jemi ne hollywood a me than jo ske i mir e jo andej e jo kendej - ti shoki qe e paske kritiku fimin muna me than se per inate e paske valla, un e kam pa ne kinema ne prishtin plot shikues ka pas edhe krejtve ju ka pelqy.... NICE FILM edhe DVD kamme e blekujtim kam me rujt tungi nga Goni

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Nëntor 2005 04:14
agroni2006 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të agroni2006 Kliko këtu për të kontaktuar me agroni2006 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: agroni2006 Shto agroni2006 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto agroni2006 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
gaxhorja
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 12/05/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 50

une kam pare metropolet.....i fundit eshte....kush e ka pare?
qe luhet dhe ne gjermani,dhe ne kosove....me mafien shqiptare ne gjermani ......

__________________
Dua te thith e te kafshoj
nga epshi i puthjes,ledhatimit

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Maj 2006 14:56
gaxhorja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të gaxhorja Kliko këtu për të kontaktuar me gaxhorja (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: gaxhorja Shto gaxhorja në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto gaxhorja në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:04 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Arkivi i Kinematografisë > Filmi me i ri NJE MILION EURO

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.