Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Informatikë & Programim > Pjeset e Kompjuterit
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
spreadvirus
Anetar i ri

Regjistruar: 23/05/2008
Vendbanimi: Lushnje
Mesazhe: 11

Pjeset e Kompjuterit

Filmat fantastiko-shkencorë kanë bërë që kompjuterat të shihen si aparate të komplikuar me një teknologji të ngatërruar për të mësuar, për të cilën duhet një inteligjencë jashtetokësore. Në të vërtetë të mësosh të punosh me kompjuter ose më mirë të detyrosh kompjuterin të bëjë atë që do ti, s’ka asgjë me të vështirë se sa të detyrosh automobilin të ndjekë një rrugë të caktuar apo të qepësh një model në një makinë qepëse.
Pjesët përbërëse të kompjuterave ndahen në dy kategori:
• Hardueri (Hardware), - pjesët fizike të kompjuterit.
• Softueri (Software), - instruksionet që kontrollojnë aktivitetin e kompjuterit.
Hardueri i kompjuterit është i përbërë nga tre ose më shumë pjesë kryesore, të lidhura me anë të kabllove.
Softueri ndahet në dy kategori.
Në të parën hyjnë sistemet operative (operating systems). Ata kontrollojnë sjelljen e kompjuterit dhe softuereve të tjerë që veprojnë në të. Një sistem i tille operativ është MS-DOS (Microsoft Disk Operating System).
Në kategorine e dytë hyjnë programet e aplikuara (Applications programs). Grupi i programeve të aplikuara quhet paketë programesh. Paketat e softuerit zakonisht janë të ndërtuara për qëllime të caktuara, si p.sh. redaktori i tekstit, po ato mund të projektohen për plotësimin e detyrave të ndryshme.
Një nga paketat softuerike më të përdorura në këto momente është paketa Windows, e kompanise Microsoft.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Qershor 2008 20:21
spreadvirus nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të spreadvirus Kliko këtu për të kontaktuar me spreadvirus (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: spreadvirus Shto spreadvirus në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto spreadvirus në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:39 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Informatikë & Programim > Pjeset e Kompjuterit

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.