Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > 40 personalitetet që nuk prehen në Shqipëri
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

40 personalitetet që nuk prehen në Shqipëri

Kryeministri Berisha premtoi dy ditë më parë që qeveria e tij do të kthejë në atdhe eshtrat e mbretit Ahmet Zogu. Ky premtim i kryeministrit edhe pse i vonuar, duhet përshëndetur, dhe qeveria shqiptare nuk duhet të mjaftohet vetëm me kthimin e eshtrave të Zogut në atdhe, por edhe të personaliteteve të tjera që prehen jashtë Shqipërisë. Pasi janë plot 40 nga figurat më të shquara të Shqipërisë që jetuan në kohëra të ndryshme, por banesën e tyre të fundit e kanë jashtë vendit. Madje edhe krerët më të mëdhenj që kanë drejtuar Shqipërinë, si mbreti Gent, Skënderbeu, Ali Pasha, nuk i kanë eshtrat në Shqipëri. Por kësaj liste i shtohen edhe personalitete si Noli, Gurakuqi, Koliqi etj., të cilët edhe pse dhanë kontribut të çmuar për Shqipërinë, u prehën në dhe të huaj, shpeshherë duke lënë edhe amanetin që trupin e tyre ta varrosnin atje ku kishin lindur. Gazeta “Tirana Observer” boton sot emrat e personaliteteve që prehen jashtë atdheut.

Varret që mbetën pa atdhe
Mbreti i Ilirisë gjatë Luftës së Tretë Iliro-Romake, i cili drejtoi luftën kundër Perandorisë më të madhe të asaj kohe, Romës, nuk mundi dot t'i bëjë ballë ushtrisë më të madhe të asaj kohe. Ai iu dorëzua legjioneve romake, së bashku me familjen e tij, me qëllim që këto të mos kryenin masakra ndaj popullsisë vendase. Mbreti Gent, vdiq në vitin 146 para erës sonë dhe u varros në Gubbio, afër Peruxhias në Itali. Por nëse varri i mbretit Gent, në Itali, është i paprekur dhe eshtrat e tij ndodhen aty, ai i heroit tonë në qytetin e Lezhës është bosh. Sipas historianëve, eshtrat e "Heroit tonë Kombëtar", nuk ndodhen më në varrin e tij. Pasi sipas historianëve, në vitin 1478, kur forcat osmane arritën të pushtonin të gjithë qytetet shqiptare, ato arritën të gjenin varrin e Skënderbeut. Pasi e hapën, ushtarakët më të lartë turq morën eshtrat e "Heroit tonë Kombëtar", për t'i përdorur si hajmali për të qenë më të fortë dhe më trima në luftë, ashtu siç kishte qenë edhe prijësi i arbëreshëve për afro 25 vjet me radhë. Por nëse të gjithë njerëzit kanë një varr, ka nga ata që mund të kenë edhe dy.
Personalitetet me dy varre
Pashai i Janinës, Ali pashë Tepelena, dhe themeluesi i Tiranës, Sulejman pashë Bargjini, janë dy nga figurat e historisë së popullit tonë që kanë dy varre. Sulejman Pasha, sipas historianëve, duke qenë shumë i dashuruar me vendet arabe, la si amanet para se të vdiste që trupi t'i varrosej në Tiranë aty ku sot ndodhet monumenti i tij, ndërsa zemra në Bagdadin e largët, në Irak. Por nëse Sulejman Pasha e kishte lënë me amanet që të varrosej në dy vende, Pasha i Janinës nuk e kishte kërkuar vetë një gjë të tillë. Ai pasi arriti të bënte zap gjithë Shqipërinë e Jugut nën emërtimin Pashallëku i Janinës, solli tek Porta e Lartë një pështjellim të madh. Për këtë arsye ndaj tij u vendos e gjithë ushtria osmane. Në këto kushte Ali Pasha nuk mundi të qëndronte gjatë. I mashtruar edhe nga njerëzit e vet, që ishin vënë në shërbim Hurshid Pashës dhe që i premtuan se do të falej, Aliu ra në kurthin e kryekomandantit osman. Ky e siguroi se sulltani kishte nxjerrë fermanin e faljes, i cili nuk mund të zbatohej para se ai të tërhiqej në ishullin e liqenit dhe të dorëzonte fortesën e fundit, ku po vazhdonte qëndresën i vetmuar. Por në të vërtetë nuk ndodhi kështu, pasi më 5 shkurt 1822, Ali pashë Tepelena u vra me armë në dorë në manastirin e Shën Pandelemonit, në ishullin e liqenit të Janinës. Koka e tij u ekspozua në Stamboll tek sulltani, ndërsa trupin e varrosën në Janinë, që atëbotë ishte territor shqiptar. Një dervish kokën e Aliut e varrosi pranë të bijve me këtë mbishkrim, "Këtu është varrosur koka e të famshmit Ali pashë Tepelena, ish-qeveritar i Janinës, i cili për më tepër se 30 vjet qeverisi i pavarur në Shqipëri".
Amanetet
Por një fat të keq ka pasur edhe mbreti i fundit i shqiptarëve, mbreti Zog I. Ai u detyrua të largohet nga Shqipëria, pas pushtimit të vendit nga Italia në prill të vitit 1939. Mbreti i shqiptarëve vdiq në Paris, Francë, në vitin 1961. Me gjithë amanetin e tij, ai nuk mundi të varroset në Shqipëri, pasi vendi në atë kohë udhëhiqej nga diktatura komuniste. Por edhe pse Shqipëria ka 15 vjet që ka dalë nga regjimi i egër komunist, amaneti i mbretit Zog nuk është vendosur në vend. Kohët e fundit është bërë një kërkesë për kthimin e eshtrave të mbretit Zog në Shqipëri dhe përmbushjen e amanetit të tij. Amaneti i diplomatit dhe shkrimtarit të shquar Faik Konicës, që vdiq në Amerikë në vitin 1942, u përmbush vetëm pas 63 vitesh, në vitin 1995. Miku i tij i ngushtë Fan Noli u mundua menjëherë pas vdekjes së Konicës që trupi i tij të kthehej në atdhe, duke e mbajtur atë për 6 vjet në morg, por nuk arriti ta realizojë dot. Por të varrosur në dhe të huaj janë edhe shumë nga rilindësit tanë si dhe politikanë të njohur të viteve '40, të cilët u detyruan të emigrojnë pas vendosjes së regjimit komunist në vend.

Lista e figurave që u janë kthyer eshtrat

1. Ismail Qemali, 1932
2. Naim Frashëri, 1976
3. Sami Frashëri, 1976
4. Abdyl Frashëri, 1976
5. Asdreni, 1970
6. Hasan Prishtina, 1977
7. Faik Konica, 1995
8. Aleksandër Kondo, 2005

Kërkesa për kthimin e eshtrave të mbretit Zog

Një grup prej 43 deputetësh, ka kërkuar në vitin 2003 kthimin e eshtrave të mbreti Zog, në Shqipëri. Ata hartuan një projektligj për dhënien e një statusi të veçantë familjes mbretërore. Sipas kërkesës së deputetëve, eshtrat e mbretit Zog duhen të kthehen në atdhe dhe të prehen me nderime në vendin ku ka qenë e varrosur Nëna Mbretëreshë, në Parkun Kombëtar të Tiranës. Por vetëm pas gjashtë vitesh qeveria shqiptare është kujtuar për kthimin e eshtrave.

Berisha: Eshtrat e Mbretit Zog do të kthehen në atdhe

Eshtrat e mbretit Ahmet Zogu do të prehen në Shqipëri. Këtë e bëri para dy ditësh të ditur kryeministri Sali Berisha, i cili theksoi se do të krijojë një komision qeveritar shtetëror për rikthimin në Shqipëri të eshtrave. “Qeveria shqiptare merr këtë vendim duke njohur Ahmet Zogun kryeministër, president dhe më vonë mbret të shqiptarëve, si arkitektin e shtetit modern shqiptar. Si njërin prej personaliteteve më të mëdha e më të shquara, me kontributin më madhor në historinë e kombit shqiptar”, tha Berisha. Sipas tij, vitet përpara se Zogu të zgjidhej kryeministër, President dhe më pas të kurorëzohej mbret i shqiptarëve janë karakterizuar nga një veprimtari patriotike, e zjarrtë e tij që nga pavarësia deri në momentin e zgjedhjes. Më tej, Berisha shtoi se qeveria do të bëjë të gjitha përpjekjet që personalitetet e mëdha të kombit të prehen në vendin e tyre.

Lista

1. Mbreti Gent, mbreti i Ilirisë në vitin 171-167. Varri në Peruxhia, Itali, vdiq më 146 p.e.s

2. Gjergj Kastrioti Skënderbeu, prijësi i shqiptarëve për 25 vjet, varri në Lezhë, vdiq më 1468, eshtrat u marrë nga turqit si hajmali

3. Sulejman pashë Ballgjini, themeluesi i Tiranës, 1614, varri në Tiranë, zemra në Bagdad, Irak

4. Ali pashë Tepelena, Pashai i pashallëkut të Janinës për 31 vjet. Trupi i varrosur në Janinë, në vitin 1822, koka në Stamboll

5. Hoxha Tasin, rilindës shqiptar, varri në Stamboll, Turqi

6. Eqerem bej Vlora, ministër në Perandorinë Osmane, varri në Vjenë, Austri

7. Fan Noli, politikan, shkrimtar dhe klerikë, varri në Boston, SHBA, vdiq më 1965

8. Ahmet Zogu, mbret i shqiptarëve për 11 vjet, varri në Paris, Francë, vdiq më vitin 1961

9. Luigj Gurakuqi, atdhetar dhe pjesëmarrës në Shpalljen e Pavarësisë 1912, varri në Bari, Itali, vdiq më 1925

10. Vaso Pasha, rilindës shqiptar, varri në Liban, vdiq më 1892

11. Mit'hat Frashëri, kreu i Ballit Kombëtar, varri në Neë York, SHBA, vdiq në vitin 1949

12. Branko Merxhani, publicist i njohur i viteve '30, varri në Turqi, vdiq në vitin 1981

13. Ernest Koliqi, shkrimtar, ministër në qeverinë fashiste, varri në Itali, vdiq në vitin 1975
14. A.Z.çajupi, shkrimtar rilindës, varri në Kajro, Egjipt, vdiq në vitin 1930

15. Halim Xhelo, atdhetar, pjesëmarrës në Luftën e Spanjës, varri në Spanjë

16. Xhafer Deva, ministër i Brendshëm gjatë pushtimit gjerman, varri në Kaliforni, SHBA, vdiq në vitin 1978

17. Mehdi Frashëri, politikan dhe atdhetar i njohur, varri në Itali

18. Tajar Zavalani, gazetar i BBC-së, publicist i njohur, varri në Amerikë, vdiq në vitin 1976

19. Imzot Nikollë Kaçori, klerik, pjesëmarrës në Shpalljen e Pavarësisë, zv/kryeministër, varri në Vjenë, Austri, vdiq në vitin 1917

20. Rexhep Mitrovica, kryeministër i qeverisë kuislinge në Shqipëri, varri në Itali, vdiq në vitin 1967

21. Aleksandër Moisiu, aktor i njohur i viteve '30, varri në Itali, vdiq në vitin 1935

22. Hasan Dosti, ministër në qeverinë kuislinge, varri në Los Angelos, SHBA, vdiq në vitin 1958

23. Ali Këlcyra, një nga anëtarët e kabinetit në qeverinë kuislinge, varri Itali

24. Patër Anton Arapi, ministër në qeverinë kuislinge, varri në Itali

25. Koço Muka, ministër në qeverinë kuislinge, varri në Aleksandri, Egjipt, vdiq në vitin 1947

26. Ago Agaj, ministër në qeverinë kuislinge, varri në SHBA

27. Preng Previzi, ministër i qeverisë kuislinge, varri në Belgjikë, vdiq në vitin 1977

28. Vangjel Koça, publicist i njohur në vitet '30, varri në Greqi

29. Naum Veqilharxhi, rilindës, varri në Rumani, vdiq në vitin 1846

30. Qemal Jusufati, një nga anëtarët e kabinetit në qeverinë kuislinge, varri në Itali

31. Ragip Frashëri, një nga anëtarët e kabinetit në qeverinë kuislinge, varri në Stamboll, Turqi

32. Ali Kelmendi, një nga drejtuesit komunist të viteve '30, varri në Francë, vdiq në vitin 1939

33. Martin Camaj, shkrimtar i njohur, varri në Munih, Gjermani, vdiq në vitin 1992

34. Mustafa Kruja, ministër i qeverisë kuislinge, vdiq në Niagara, Falls, SHBA, më 27 dhjetor 1958

35. Xhemal Aranitasi, komandant i Mbrojtjes në Mbretërinë Shqiptare, varri në Turqi, vdiq në vitin 1961

36.Salih Myftija, një nga anëtarët e kabinetit në qeverinë kuislinge, varri në Turqi

37. Abaz Ermenji, kryetari Ballit Kombëtar, varri në Paris, Francë, vdiq në vitin 2003

38. Filip Shiroka, poet dhe prozator i njohur shkodran, varri në Bejrut, Liban, vdiq në vitin 1935

39.Vasil Andoni, sekretar i kabinetit i qeverisë kuislinge, varri Itali

40. Abaz Kupi, atdhetar nacionalist, varri në SHBA,
vdiq në vitin 1976


Tirana Observer

http://www.tiranaobserver.com.al/in...ument&Itemid=88

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Tetor 2009 18:57
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Roi
Drift in and out....

Regjistruar: 22/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786

Po per Nene Terezen s'thoka gje ketu ?? Te nje gazete tjeter thuhej qe kerkonin edhe eshtrat e saja,por qe qeveria indiane nuk ishte aspak e predispozuar per nje gje te tille ! "Nenshtetesia e saj eshte indiane,plus qe Shqiperia dhe Maqedonia kane akoma konvergjenca rreth kombesise se shenjtores ! "

Keshtu shpreheshin autoritetet indiane rreth kerkekes shqiptare dhe sinqerisht nuk u ve shume faj ! Jo per faktin e debateve me Maqedonine,por per faktin qe ajo eshte larguar qysh 18 vjece nga Shqiperia dhe tere jeten e ka kaluar pothuajse vetem ne Indi duke ndihmuar njerezit me nevojtare ! Sigurisht qe nuk e ka mohuar kurre orrigjinen e saj, dhe per kete ka vertet merita !Por prape,nese prehet ne vendin te cilit iu dedikua me mish e me shpirt,s'do me dukej ndonje herezi,perkundrazi,do me dukej me se e drejte !!

__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Tetor 2009 22:45
Roi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Roi Kliko këtu për të kontaktuar me Roi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Roi Shto Roi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Roi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Citim:
Po citoj ato që tha Roi
Po per Nene Terezen s'thoka gje ketu ?? Te nje gazete tjeter thuhej qe kerkonin edhe eshtrat e saja,por qe qeveria indiane nuk ishte aspak e predispozuar per nje gje te tille ! "Nenshtetesia e saj eshte indiane,plus qe Shqiperia dhe Maqedonia kane akoma konvergjenca rreth kombesise se shenjtores ! "

Keshtu shpreheshin autoritetet indiane rreth kerkekes shqiptare dhe sinqerisht nuk u ve shume faj ! Jo per faktin e debateve me Maqedonine,por per faktin qe ajo eshte larguar qysh 18 vjece nga Shqiperia dhe tere jeten e ka kaluar pothuajse vetem ne Indi duke ndihmuar njerezit me nevojtare ! Sigurisht qe nuk e ka mohuar kurre orrigjinen e saj, dhe per kete ka vertet merita !Por prape,nese prehet ne vendin te cilit iu dedikua me mish e me shpirt,s'do me dukej ndonje herezi,perkundrazi,do me dukej me se e drejte !!



po sapo e degjoja e te lajmet ne Top Channel kete gje.

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Tetor 2009 23:27
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Po Lefter Millon ku e varrosen ne Greqi apo Shqiperi??????

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Tetor 2009 03:30
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AndreaPirelli Kliko këtu për të kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AndreaPirelli në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
briseide
Shtrige

Regjistruar: 12/02/2007
Vendbanimi: Rrefime memece
Mesazhe: 4388

Shume interesante kjo liste.Te shtyn te mesosh me teper rreth disave.

__________________
I had seven faces,Thought I knew which one to wear...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Tetor 2009 03:38
briseide nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të briseide Kliko këtu për të kontaktuar me briseide (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: briseide Shto briseide në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto briseide në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Roi
Drift in and out....

Regjistruar: 22/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


po sapo e degjoja e te lajmet ne Top Channel kete gje.



Un jam nje hap para Topit

__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Tetor 2009 04:15
Roi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Roi Kliko këtu për të kontaktuar me Roi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Roi Shto Roi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Roi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
erious
.

Regjistruar: 27/09/2007
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 2217

.

interesante po te shikojme me vemendje, emrat (tuq) ne listen e famshme

por akoma me interesante po te shikojme me hollesi, eshte se ku ka njeri doren se ka kemben apo koken (eshtrat)

maaaahhh

nejse,

nen tereza nashti (gonxhe bojaxhiu, qe te jemi me preçis) nuk ka ditur as edhe nje llaf shqip bile dhe kur erdhi ne shqiperi... ju desh nje perkethyse te thoshte mirmengjes.

mendoj qe nen tereza nuk e ndjente veten shqiptare por indiane, prandaj dhe u varros me deshiren e saj ne indi e jo tek varri i motres e nenes saj ne shqiperi (qellimi i vetem i vizites saj tek ne, vizita ne keto varre, mos e harroni)

ne biografine e saj ne vatikan, gonxhja ka deklaruar gjak shqiptari ndersa nacionaliteti indian... e dashuruar me zotin ne moshe te vogel kur ka jetuar ne irlande, imagjinojeni pak ju ku rref shqiperia me nen terezen

pra i bien qe ne figuren e saj e perdorim veç per perfitim moralo-politik.

p.s. i vetmi kritik me bole qe ka shqiperia sot eshte zoti fatos lubonja... s'ka shume koh ku ne nje interviste shpalosi idet (e drejta) per nenterezen e shum te tjere te ''listes''
ajo qe me beri pershtypje ishte ç mendonte per skenderbeun

te themi te drejten u shpreh... pse ti mbajme gjerat brenda e te shtremberojme te verteten, gjergji (pra skenderbeu) ka qen kaçak malesh dhe luftonte me gura (pak a shume)

te drejte i jap ashtu them dhe un.

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Tetor 2009 12:15
erious nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të erious Kliko këtu për të kontaktuar me erious (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: erious Shto erious në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto erious në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:06 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > 40 personalitetet që nuk prehen në Shqipëri

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.