ksovari
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 17/08/2005
Vendbanimi: kosove
Mesazhe: 610
|
Lumturia ne pasuri
Po citoj ate qe tha sykaltra :""Lumturia e vertete qendron vetem tek njohja e se vertetes!"
kjo me ben mua te lumtur!"
Me pelqeu , e bukur dhe me vend.
------------------------------------------------
A eshte lumturia ne pasuri te madhe ? Ndertimi i shtepive dhe i pallateve ? A eshte kjo lumturia? Shumica e njerezve ketu gabojne; supozojne se eshte i lutmur ai i cili ka shume te hola ne bank . I lumtur eshte ai i cili ka prone e fitime te medha. Eshte i lumtur per shkak se ka ket e ate.
Disa njerez kete e deklarojne , ndonese nuk mendojne ashtu, por shumica keshtu edhe mendojne dhe jane te bindur ne ket.
Duke u nisur nga ky kuptim i gabuar nje poet ka thene:
"Nuk eshte lumturia ne grumbullimin e pasurise dhe ne posedimin e prones, eshte i lumtur ai i cili eshte i devotshem ".
Te nderuar, me lejoni ta sqaroj kete: e kam fjalen per qeshtjen e lumturise ne pasuri. Kjo (pasuri) eshte gje shume e rendesishme e cila e sajon "lumturine". Sido qofte nuk jane te gjithe pasanuket te lumtur. Ka shume te pasur, te cilet tere kete jete e jetojne ne menyre te mjere. Perse?
Kane vuajtje :
a) gjate fitimit te pasurise:
b) si ti ruajne pasurit dhe investimet:
c) jetojne ne pasiguri dhe ne frike qe te mos e humbin tae pasuri e te behen te varfer.
Sa njerez posedojne miliarda, nderkaq ndiejn frike? Shqetesim. Perse e tere kjo frike? Perse i tere ai shqetesim? Ai frikesohet per pasurine e vet, frikesohet qe te mos vije gjer te ndryshimet politike, apo qe dikush mos ia vjedh ate pasuri.
Shohim qarte, se njeriu i tille jeton i mjere, jeton ne frike, ne shqetesime, ne iluzione, ne telashe, me netet e pa gjume dhe tere kete e dime nga pervoja, e shohim vete me syte tane.
Pasuria mund te jete shkaktare e vdekjes dhe e shkatrrimit te njeriut.
Sa e sa te pasur jane kidnapuar dhe jane mbytyr per shkake te pasurise te tyre? Sa e sa te pasur nuk munden ta gezojne pasurine e tyre, as te ecin lirisht , as te udhetijne si te duan, nuk munden te flejne qete? E tere kjo per shkak te pasurise se tyre . Sa prej tyr kane mbetur pa pasurine e vete, nga ky apo ai shkak, ashtu qe pjesen tjeter te jetes e kane jetuar ne mjerim te shkrete.
Po ia sjelle nje shembull konkret:
TREGIMI MBI KRISTINA ONASSIS-in
Ajo eshte greke, bija e miliarderit dikur te njohur grek , pronarit te ishujve e te flotave . Se pari i vdiq nena, pastaj i vellai, e me pas babai, ashtu qe ajo mbeti trashegimtare e vetme se bashku me njerken . A e dini te nderuar se sa trashegoj ajo? Nga babai ka trasheguar me teper se mbi njemiliarde euro.
Vajze e re pronare e flotes kolosale!!! Pronare e ishujve!!! Pronare e kampanive te aeroplaneve!!! Pra grua-pronare e me se mbi nje miliard eurove, e pallateve , eanijeve, e aeroplaneve.Sipas supozimeve te shumices ajo gruaja nder me te pasurat ne bote.
Sa shume njerez enderrijne te jene ne vendin e saj!? Sikur pasuria e saj te ndahej ne njeqind njerez, qe te gjithe ata do te ishin ne mesin e me te pasurve! Ne mesin e njerezve me te pasur, nje grua ta kete tere ate pasuri ! Dot'jua tregoj rastin e saj pasta pergjigjen e gjeni vete.
Nena e saj ka jetuar jete katastrofale, eshte shkurorizuar nga babai i saj. Vellai i saj e ka humbur jeten ne fatkeqesine ajrore, duke bere avantura me aeroplan.
Babai i saj nuk eshte pajtuar mire me gruan e tij te re Jklin Kenedy, me bashkeshorten e dikurshme te presidentit amerikan. Kjo martese atij i ka kushtuar me miliona dollare, vetem e vetem qe te behet edhe me i njohur. Do te thuhet- eshte martuar me ish zonjen e pare te Amerikes. Jeta e tyre ka qene e padurueshme. T'i prmendim ketu vetem disa pika te kontrates se tij bashkeshortore:
- te mos flejne ne shtrate te njete;
- nuk guxon te kete mardhenije me te;
- ti bleje qka do qe te deshiroje.
Edhe perkunder kesaj ajo nuk ka kaluar mire me te; ndersa pas vdekjes se tij ra ne konflikt me vajzen e tij. Shkurtazi Kristina, gjate jetes se babait eshte martuar per nje amerikane, me te cilin ka jetuar vetem disa muaj. Pastaj jane ndare (me mirte te themi ajo eshte ndare). Pas vdekjes se babait, eshte martuar per nje te ri grek, me te cilin jetoj, gjithashtu, disa muaj, e pastaj u nda edhe me te.
Pas kesaj kerkoj fatin e vet. A e dini per ke eshte martuar heren e trete? Gruaja, apsolutisht nder me te pasurat ne bote, eshte martuar per nje rus, komunist. Çfare mrekullie! Ajka e kapitalizmit eshte bashkuar me ajken e komunizmit!!!
Kur e pyeten :"Po ti e prezenton kapitalizmin , si u mrtove per nje komunist?"- Ajo eshte pergjigjur:"Po kerkoj lumturine!!!" . Posi, Tha se e kerkonte lumturine.
Pas lidhjes se marteses , shkone ne Rusi. Pasi qe ligjet e atjeshme nuk lejonin qe ndokush te jete pronar i me teper se i dy dhomave te banimit, as s'guxon te kete sherbetore, asaj i eshte dashur qe ti kryej vet punet shtepiake. Kur gazetaret qe e percillnin e pyeten :"Si mund te jetosh e te punosh keshtu?"- ajo pergjigjet:"E kerkoj fatin tim!"Me bashkeshortin e vet jetoj nje vit, pastaj u nda.
Ne nje solemnitet ne France, gazetaret e pyeten:"A je gruaja me e pasur ne bote?"- Ajo eshte pergjigjur:"po, une jam gruaja me e apsur ne bote!!!".
Ne episodin e fundit te ketij tregimi tragjik, por te vertete ajo eshte martuar per nje frances. Vini re, esshte martuar per kater meshkuj nga kater vende te ndryshme per te gjetur fatin e vet.
Pra heren e fundit eshte martuar per industrialistin e pasur francez, me te cilin pas nje kohe te shkurter lindi nje vajze por megjithate, edhe me te se shpejti u nda.
Fundi i jetes se saj ka qene i mjere dhe me plote probleme. Eshte gjetur e vdekur ne vilen e saj ne Argjentine. Nuk dihet se a ka vdekru me vdekje natyre apo eshte mbytur. Ishin te detyruar t'ia benin autopsine, pas se ciles eshte varrosur ne njerin nga ishujt e babait te vet.
A i ka ndihmuar pasuria kesaj gruaje? Ne kete bote e jo ne boten tjeternga sse eshte e pa besim do te deklaroj:"Pasuria ime nuk me dnihmoj!".
Pra vetem pasuria nuk eshte e mjaftueshme per lumturi. Njeri nga imazhet me te medha te lumturise eshte pasuria.
Ne kete bote te sotme mund te shihni shume shembuj te pasurish, te cilet jetojne ne shqetesime te perhershme. Ai i cili ka humbur pasurin e vet jeton i pa lumtur dhe me plote brenga. Ne lidhej me kete, po permendim shembullin vijues:NJe tregetare ka poseduar shume miliona . Ai e humbi pasurine e vete. Pas lesaj jeta i behet e rende dhe e paduruar, i shtyre nga mjerimi u detyrua te kerkonte ndonje pune .Perndryshe gjate jetes se vete ka qene ne pozite te larte zyrtare ne ministri. Tani eshte detyrur te kenaqet me kryerjen e ndonje pune ne sherbim te shtetit, njesoj me punen fizike. Çfare eshte ajo lumturi ne pasuri.
__________________
zotriu i çdo pune është dije ndërsa zotriu i dijes është sinqeriteti, ambicia dhe vendosmëria në kapjen e saj.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|