Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Thirrje për fushatën “derë më derë” dhe monitorimin e zgjedhjeve
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Miloti
Anetar i ri

Regjistruar: 28/04/2008
Vendbanimi: Prishtinë
Mesazhe: 2

Thirrje për fushatën “derë më derë” dhe monitorimin e zgjedhjeve

Në prag të zgjedhjeve në Kosovë, Lëvizja VETËVENDOSJE! është angazhuar të zhvillojë një fushatë me në qendër qytetarin e Republikës së Kosovës, duke identifikuar nevojat, kërkesat, dhe dëshirën e popullit të Kosovës për zhvillimin e vendit. Për t’i njohur qytetarët nga afër ne do të shkojmë derë më derë tek ato familje që, si ne, presin ndryshime rrënjësore dhe të domosdoshme lidhur me mirëqeverisjen e vendit. Kjo fushatë do u japë aktivistëve mundësinë të njohin nga afër jo vetëm popullin e Kosovës, por edhe programin politik të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të ardhmen e këtij populli.

Fushata “Derë më Derë” do të zhvillohet gjatë një periudhe 8 ditore, dy javë para ditës së zgjedhjeve në qytetet në vijim: Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Ferizaj, Gjakovë, Pejë, Gjilan, Podujevë, Vushtrri.

Më tej, ditën e zgjedhjeve, kontributi juaj do të jetë i nevojshëm për të kryer monitorimin e zgjedhjeve. Asnjë qytetar i Kosovës nuk duhet të lejojë që votat të vidhen dhe që numërimi i tyre të deformohet, duke përdhosur një prej të drejtave tona themelore. Rrjedhimisht, është e domosdoshme që këto zgjedhje të monitorohen me shumë kujdes.

Plotësoni Formularin e Aplikimit për (1) Fushatën “Derë më Derë” dhe për (2) Monitorimin e zgjedhjeve, për të qenë pjesë e këtij angazhimi qytetar të përbashkët. Nëpërmjet këtij formulari ju mund të aktivizoheni qoftë tek fushata “Derë më Derë”, qoftë si Vëzhgues gjatë monitorimit të zgjedhjeve në ditën e votimit.

Nëse preferoni të keni një kopje fizike të këtij formulari, ju mund ta tërhiqni atë pranë çdo Qendre të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Data e fundit për dorëzimin e formularit është data 7 nëntor, 2010.


Për ta plotësuar formularin, klikoni në lidhjen e mëposhtme:
http://vetevendosje.org/?cid=1,71

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Tetor 2010 02:07
Miloti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Miloti Kliko këtu për të kontaktuar me Miloti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Miloti Shto Miloti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Miloti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Urime per inisiativen. Eshte gje e bukur ne nje shtet qe lindi vetem dy vjet me pare. S'ka patur ndonjehere ftesa te tilla nga Shqiperia.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Tetor 2010 03:19
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:16 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Thirrje për fushatën “derë më derë” dhe monitorimin e zgjedhjeve

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.