robert
Veteran ne forum
Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871
|
Kopimi Dhe Vjedhja E Shkrimeve
Kerkova ne gjithe forumin, por nuk gjeta temen me problematike sot ne bote, e sidomos ne Shqiperi, ate te kopimit dhe vjedhjes pa qeder te shkrimeve dhe iderave te te tjereve. Kete fenomen e dallon me se shumti neper gazeta, por edhe ne libra; per shkrime interneti as qe behet fjale dhe as nuk kontrollohet me dot. Kjo teme eshte rrahur vitet e fundit jo pak, ndaj nuk po zgjatem shume. Por dua te vecoj dy aspekte. 1. Prodhimtarine si ne konvejer te "Doktorve" dhe "Profesorve" ne Shqiperi me idera te vjedhura. Dhe 2. nje dukje teper qesharake vitet e fundit te shume autorve ne lidhje me vjetrsine e gjuhes shqipe, duke gjetur dicka vete dhe te tjerat duke i kopjuar; per ta rregulluar shkrimin, permendet ndonje autor i kaluar.
Pas deshtimeve te njepasnjeshme te Shqiperise dhe kombit tone dekadatat e fundit, eshte mese normale dallimi demostrativ i disa "vlerave kombetare" dhe dallimi i vetvetes nga "turma", duke demtuar keshtu shoqerine dhe veten. Gjithashtu, nje shoqeri te arsimuar sot qe ta dalloje menjehere kete fenomen negativ, me duket se mungon sot. Ndaj, kapadaijt-kopjues kane gjetur shesh dhe bejne pershesh. Une vete nuk kam titull, as dua te kem dhe as kam mundesi ta marr, sepse kam vetem te mesmen. Per shkak te nje punimi filozofik ngeca pak tek fizika dhe historia, (sic thote fjala e urte: filozofia eshte nje dhomez me shume dritare; e degjuar dikur nga nje plak), ndaj pas dy librave te pare shkruajta dicka edhe per relativitetin dhe evolucionin gjuhesor (autori: robert thomanikaj). Gjithmon kam patur shume kujdes mos te bej timen as edhe nje shkronje nga dikush, biles me duket se e teproj me modesti te tepruar. Por sot lexova nje shkrim tek gazeta BALLKAN, nje tip interviste me Prof. Gazmend Leka. Nuk e njoh profesorin dhe, nga ana tjeter, i uroj sukse ne punen e tij. Por nuk e di pse me dukej sikur "tezat e profesorit" ishin ne nje fare mase nje permbledhje e librit tim (dy vellime deri tani), mbi evolucionin gjuhesor; -ne fakt une sjell ne librin tim vetem ato mesime te shkolles dhe, te rejat e tij, jane vetem disa krahasime fjalesh. Per fatin tim te mire, (per fatin e keq te shkences), profesori qendron mjaft ne pikpamje metafizike, cfare eshte e kunderta e punimit tim. Dhe kjo e shpeton punimin tim akoma nga kopjuesit e ndryshem ne Shqiperi.
Doja te prisja edhe ndonje vit per ti reklamuar librat e mi, por me lindjen e ketij dyshimi per kopim, jam i detyruar ti lutem (para kohe) kujdo lexuesi, ti hedhi nje sy shkrimit te sotem (8.5.2010) tek gazeta Ballkan dhe po pati mundesi edhe dy vellimeve te librit tim per te bere krahasimin. A qendron vertet ky dyshim i imi per kopim (vjedhje) apo eshte thjesht nje delir i paargumentuar. Do te isha edhe i kenaqur qe, nese dikush dallon dicka te kopjuar ne librat e mi, pra te vjedhur nga une prej autoreve te tjere, ta publikoje vjedhjen time. Ia di per faleminderit. Biles, a nuk do te ishte nje ndihme per te gjithe, publikimi i cfardolloj kopimi?!
__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|