Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ende asnjë autor për grisjen e emrit të Sali Berishës !
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

Ende asnjë autor për grisjen e emrit të Sali Berishës !

Ende asnjë autor për grisjen e emrit të Sali Berishës


Ka thyer çdo rekord komentimesh online ngjarja e grisjes së emrit të Sali Berishës nga bezja e madhe në qendër të Tiranës në fasadën e Muzeut Kombëtar.


Në 24 orët e fundit fotot e parullës së grisur janë komentuar gjerësisht, veçanërisht nga të rinjtë.


Disa organizata rinore kanë deklaruar autorësinë e veprimit që ka shkaktuar shumë nervozizëm gjatë ditës së djeshme në kryeministri dhe në Ministrinë e Kulturës.


Parulla e madhe në mes të Tiranës ishte vendosur kohë më parë dhe ishte diskutuar gjerësisht për shkak të përmasave të emrit të Sali Berishës në raport me emrin e Nënë Terezës.


Bezja është grisur gjatë orëve të natës midis të mërkurës dhe të enjtes vetëm në pjesën ku gjendej emri i S. Berishës. Disa punëtorë të dërguar me urgjencë në orët e para të mëngjesit për të ringjitur pjesën e grisur nuk kanë mundur ta bëjnë këtë gjë dhe pas disa orësh, parulla është hequr fare.


**********************************

Griset emri i Berishës nga parulla për vitin e Nënë Terezës, te Muzeu Kombëtar


Parulla e madhe në mes të Tiranës e vendosur disa muaj më parë dhe e shumëdiskutuar për shkak të përmasave të emrit të Sali Berishës në raport me emrin e Nënë Terezës është grisur gjatë orëve të natës midis të mërkurës dhe të enjtes.



Dje, në orët e para të mëngjesit, është vënë re se dikush ka grisur emrin e Sali Berishës nga bezja e madhe që zinte gati të gjithë fasadën e Muzeut Kombëtar prej muajsh.
50 metra larg vendit, ku 20 vjet më parë u hoq zvarre statuja e Enver Hoxhës, dikush ka menduar për të zhdukur një tjetër simbol të madhështisë së rreme. Bezja ishte grisur vetëm në pjesën ku gjendej emri i S. Berishës.

Disa punëtorë të dërguar me urgjencë në orët e para të mëngjesit për të ringjitur pjesën e grisur nuk kanë mundur ta bëjnë këtë gjë dhe pas disa orësh, parulla është hequr fare për të zhdukur çdo gjurmë të aktit simbolik vërtet shumë origjinal.
Grisja ka qenë thuajse "kirurgjikale" dhe autori është përqendruar vetëm në emrin e Berishës. Megjithëse u veprua shpejt për ta zhdukur parullën e grisur nga Muzeu, ajo ishte fotografuar nga qytetarë të ndryshëm tiranas në mëngjes dhe fotoja ka bërë dje "xhiron" e internetit, duke u komentuar gjerësisht.


Komentet në blogje kanë qenë të shumta. "Me siguri do t'i ketë fry Nonë Tereza me largu erën e keqe, - shkruante një komentues i blogut "Peshku pa ujë", duke satirizuar me faktin që fotoja e Nënë Terezës në parullë ndodhej përbri emrit të Sali Berishës. Si fotoja e Nënë Terezës, ashtu edhe emri i saj në këtë pankartë, ishin në "minorancë" me emrin e Sali Berishës shkruar me germa të mëdha mbizotëruese nga hartuesit e parullës vendosur muaj më parë nga Ministria e Kulturës.
Kjo parullë e shkruar në një beze të stërmadhe që zinte gjithë ballinën e Muzeut Kombëtar në qendër të Tiranës u bë objekt debati në opinionin publik. Në tekstin e saj lajmërohej se ky vit ishte Viti i Nënë Terezës dhe se po zhvillohej nën përkujdesjen e veçantë të Sali Berishës. Emri i këtij të fundit ishte shkruar me germa kapitale, aq të mëdha sa dukej sikur parulla ishte vendosur jo për të lajmëruar vitin e Nënë Terezës, por për të vënë në dukje emrin e Berishës.


Ministria e Kulturës, e cila hoqi dje bezen e grisur, e zëvendësoi atë me shpejtësi me një parullë më të vogël, për sponsorët e rikonstruksionit të ballinës së Muzeut, për të fshehur disi gjurmët e "atentatit" ndaj emrit të Berishës, por fotot e mëngjesit kishin marrë me kohë "rrugën" drejt mediumeve publike online.

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Nëntor 2010 00:55
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 05:25 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ende asnjë autor për grisjen e emrit të Sali Berishës !

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.