Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Bota e librit > Hapesira Letrare - Kendi i miqeve Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Hapesira Letrare - Kendi i miqeve

Me ndodh kaq shpesh teksa lexoj faqen e fundit te nje libri i cili me ka pelqyer shume qe te deshiroj ti flas dikujt per te duke i shprehur ato emocionet e forta te momentit..., jo shpeshhere mundesh te gjesh dike qe ka kohen e lire apo durimin te ulet me ty edhe te degjoj per nje Robert i cili ka dy shok te ngushte qe nga koha e luftes edhe per dejtaje te tjera te jetes se tij..., apo per Martin Eden qe ndjen se ka talentin edhe forcen shprehese per tu bere shkrimtar..., per shume e shume te tjere personazhe librash qe te duken sikur diku e dikur i ke njohur, ndaj vendosa ta hap kete teme pikerisht per kete arsye.

Per te shkruajtur mbi librat qe kane lene me shume mbresa apo emocione, tek pershtypjet apo idete filozofike qe gjen aty mes rrjeshtave te nje libri. Ka disa tema ne kete nenforum mbi librat qe keni lexuar, megjithate asnje prej ketyre temave nuk ka ate hapesire e horizont te gjere qe do te kete kjo teme. Diskutimi i lire rreth librave midis miqve....

Le ti shkundim pluhurat nga faqet e librave qe arriten te na preknin deri ne shpirt, ti rimarrim serish ne duar edhe ti kujtojme fragmentet me te bukura qe gjetem aty.

Jeni te gjithe te mirepritur ne kendin e miqve ne kete hapsire letrare tuajen.

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Modifikuar nga iliriusa datë 14/01/2006 ora 02:25

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 13 Janar 2006 11:19
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Ja po e filloj me klubin remarkian nje enderr te hershme por te shtyre. Nuk e kuptoj pse tre shoket konsiderohet kryevepra e Remarkut. Per mua kryeveprat e tij, librat qe me kane lene me shume mbrese kane qene Parajsa nuk Zgjedh( apo qielli nuk ka preferenca) nuk e di variantin shqip dhe Harku i Triumfit. Jeni te ftuar ne diskutim. Remarkiane mblidhuni

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 13 Janar 2006 23:06
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Analiste drejte e me Remarkun? Ke per ta pare po nuk u transformua kjo teme ne "Klubin Remarkian" tani.
Megjithate nuk kam kundershtime, nje nga shkrimtaret e mi te preferuar mund te flas per te gjithe kohen.
Tani ne lidhje me "Tre shoket" vete personalisht nuk e vendos dot si kryevepren e Remarkut, pasi per mua 'Harku i Triumfit' edhe 'Tre shoket' jane ne te njejtin nivel, s'di ke te vendos pak me lart se tjetri. Por besoj se ata qe e konsiderojne 'Tre shoket' si kryevepren e tij e bejne sepse ky liber eshte i vecant nga librat e tjere te Remarkut. Ku qendron vecantia do te thuash ti? Qendron tek fakti se ndryshe nga librat e tjere, 'Tre shoket' te ben edhe te qash, edhe te qeshesh. Ka nuanca humori aty te cilat mungojne tek te tjeret libra. Te pakten ata qe kam lexuar une prej Remarkut.
Edhe ia kam vene qellim vetevetes ta lexoj cdo liber te shkruajtur prej tij.
Librin qe permende ti me siper, ende nuk e kam lexuar, megjithese e kam kerkuar shume. Besoj perkthimi me i sakte i titullit eshte "Parajsa s'ka te preferuar" por nuk e di nqs eshte perkthyher apo jo ne shqip ende.
Po 'Hije ne parajse' po nga Remarku e ke lexuar?

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Janar 2006 02:22
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
jimmy84
Veteran ne forum

Regjistruar: 12/12/2003
Vendbanimi:
Mesazhe: 1021

Ne shqip titulli eshte perkthyer bukur: "Qielli s`ka preferenca". "Hije ne Parajse" eshte perkthyer ne menyre katastrofike.
Kryevepra e Remarkut eshte veshtire te percaktohet. Ka ca dialogje tek "Obelisku i Zi" qe te iken mendja fare. Ka ca monologje tek "Harku i Triumfit" qe perseri te xhiron mendja sikur ecen me marshin e peste.
Kurse si mesazh me i bukuri eshte "Asgje te re nga Fronti i Perendimit"
"Shkendija e Jetes" ka ca skena madheshtore dhe ca shprehje te medha.
E di kush eshte e bukura? Te gjithe librat e Remarkut kane te njejten linje, te njejten zhvillim pak a shume. Biles veprat e tij nuk kane ate gjeresi tematike si shume shkrimtare te tjere. Megjithate secili prej tyre ka bukurine e vet. Ka origjinalitetin e saj dhe kur behet fjale per veprat e tij me te mira eshte shuume veshtire te zgjedhesh. Dhe nqs zgjedh kete e ben sipas shijeve subjektive jo se kane me pak bukuri librat e tjere.

Megjithate fundin me te madheshtor e ka "Shkendija e Jetes", kur Ruthi me te Bergerin (mos e ngaterroj) jane maje kodres dhe jane krejtesisht vetem dhe ajo thote:
-...Sikur te jemi njerezit e fundit.
-Jo, te fundit. Po te parët.



Kemi patur fatin e MADH qe 5 librat e tij kryesore (Asgje te re, Harku, Tre Shoke,Obelisku dhe Shkendija) jane SHQIPERUAR nga Robert SHVARC. Mbetet i paarritshem.

Meqe ra fjala. Nqs ndonje dite do filloj te mesoj frengjishten,arsyeja kryesore do jete te lexoj "Harkun" ne origjinal.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Janar 2006 03:07
jimmy84 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të jimmy84 Kliko këtu për të kontaktuar me jimmy84 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të jimmy84't! Kërko mesazhe të tjera nga: jimmy84 Shto jimmy84 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto jimmy84 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Jimmy_84, sikur ta dija qe do te shikoja se shpejti ne kete teme!

Nuk e di si jane perkthyher titujt e librave te Remarkut ne shqip pasi vetem 'Harkun e triumfit' 'Tre shoket' 'Nje nate ne Lisbone' edhe 'Obelisku i zi' kam lexuar ne shqip. Nejse, gje pa rendesi. Por ajo qe the, per subjektin e librave te Remarkut, ke te drejte. Eshte menyra se si ai pershkruan gjithecka ajo qe e ben te paarritshem, se subjekti ndjek pak a shume te njejtin rruge.
Por desha te shtoja dicka ne lidhje me "Obeliskun e zi'. Mendoj se jo gjithemon ishte ne nivelin 'Remarkian' pershkrimi ne ate liber. Skenat qe pershkrueshin ne spital po...ato ishin magjepse edhe tronditese ashtu sic vetem Remarku mund te trondisi dike.

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Janar 2006 03:16
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
jimmy84
Veteran ne forum

Regjistruar: 12/12/2003
Vendbanimi:
Mesazhe: 1021

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Jimmy_84, sikur ta dija qe do te shikoja se shpejti ne kete teme!



Me kete drejtim qe i dha temes Analistja une jam vonuar shume se duhej te me kishe pare me kohe

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Janar 2006 03:22
jimmy84 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të jimmy84 Kliko këtu për të kontaktuar me jimmy84 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të jimmy84't! Kërko mesazhe të tjera nga: jimmy84 Shto jimmy84 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto jimmy84 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Cfare thashe une Analiste, na u kthye ne Klubin Remarkian kjo teme!

Mireserdhe Jimmy_84 shpresoj te te shohim gjithemon ketu, edhe kur mos te flasim per Remarkun.

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Janar 2006 03:26
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
jimmy84
Veteran ne forum

Regjistruar: 12/12/2003
Vendbanimi:
Mesazhe: 1021

Patjeter une s`jam monoteist

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Janar 2006 03:29
jimmy84 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të jimmy84 Kliko këtu për të kontaktuar me jimmy84 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të jimmy84't! Kërko mesazhe të tjera nga: jimmy84 Shto jimmy84 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto jimmy84 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
PARIS
beautiful pain

Regjistruar: 16/12/2005
Vendbanimi: AIR&TRAIN
Mesazhe: 623

Question

E dinit qe Remark eshte pseudonimi i shkrimtarit?!
Emri i tij i vertete eshte Erich Maria Kramer.
E krijoi pseudonimin , duke e lexuar mbiemrin per se prapthi.
(Maria esht emer pagezimi, qe ne gjuhen gjermanishtfolese
cuditerisht e marrin edhe djemte, kurse Kramer-do te thote bakall.)


"Nuk ka asgje qe mbetet pergjithmone"-ka thene Remark.

Mire u lexofshim.Teme interesante.

__________________
__________________
"UNE, TI DHE VDEKJA!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Janar 2006 09:44
PARIS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të PARIS Kërko mesazhe të tjera nga: PARIS Shto PARIS në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto PARIS në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Faleminderit Paris! Ne lidhje me informacionin qe dhe per Remarkun, desha te thosha se ata qe e kane lexuar pak a shume dine gjithecka mbi te sepse ai eshte i tille, te magjeps.

Tani kam nje sugjerim ne lidhje me temen, do t'ju vinte keq sikur te nderronim autor? Sepse eshte mire qe te mos fillojme me Remarkun, sepse s'do dime te ndalemi pastaj.

Desha te permendja librin e fundit qe kam lexuar, qe eshte '100 vjet vetmi' te Gabriel Garsia Markes. Se pari, kisha degjuar shume mbi kete liber ndaj desha ta lexoja. Se fundi, ndoshta pikerisht sepse kisha degjuar shume per te edhe prisja shume u zhgenjeva pakeza. Gjate kohes qe po e lexoja kete liber, kur isha duke e lexuar nuk e nderprisja dot vazhdoja e vazhdoja ta lexoja..., por pasi e kisha lene leximin e tij, nuk deshiroja ta lexoja, me dukej e lodhshme ta merrja serish ne duar e ta shfletoja. Ndoshta sepse detajet e shumta me te cilat pershkruhej gjithecka zinin faqe e faqe te tera te tij nderkohe qe shume nga eventet kryesore ne liber sqaroheshin me paragrafe te shkurter e disa here ti s'ia gjeje shpjegimin e plote. Si arsyeja e vdekjes se Hose Arkadio Buendias... te parit sepse kishte shume te tille aty.
Mendoj se i gjithe libri ishte nje perralle fantastike, komplet imagjinative edhe tragjike... nuk besoj se gjen nje ide kryesore ne gjithe librin persado ta kerkosh. Pervecese ndoshta ate qe mos te kete lidhje romantike midis antareve te se njejtes familje...
Megjithese pershkrimi edhe fati i dashurise ne pergjithesi ne kete liber ishte gjithemon tragjik edhe fatkeq. Nuk arrita ta kuptoja nqs autori donte vertet te tregonte dicka me kete liber... besoj se qellimi i tij ishte thjesht ai i rrefimit te nje historie komplet imagjinative. Ndoshta s'e kam kuptuar si duhej. Besoj do ti hedh nje sy serish.

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Janar 2006 10:19
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:49 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Bota e librit > Hapesira Letrare - Kendi i miqeve

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.