Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Hyrja ne EU ka qene nje oportunitet dhe eshte kthyer ne sllogane mediatike. Politikanet e shesin si zgjidhje e te gjitha halleve, sikur pas hyrjes ne Evrope do jemi te ndritur, te mbrojtur, te kulturuar, tamam si europjanet. Koha po tregon qe kjo eshte fantazi e kote. Ne nuk na edukon dot evropa po nuk edukuam veten, nuk na ben dot te ndershem, nuk i ben dot universitetet te mira, etj. Kete e verteton fakti qe tani mund te levizim lirisht (pa viza) dhe asgje nuk ka ndryshuar ne Shqiperi. Por faktet tregojne edhe se Shqiperia nuk eshte e afte te qeverise veten. Cdo dy dite dalin ambasadoret ne TV, mediat raportojne cdo fjale qe thote komisioneri X i departamentit Y. Ndersa kur ka periudha zgjedhjesh na duhen mijera vezhgues dhe ndonje komosion i huaj (mundesisht i Venecias) qe te zgjidhe pacavuren qe quhet shtet shqiptar. Prandaj hyrja ne Evrope deridiku eshte varianti i maskuar per te mos pranuar troc qe nuk mund te kemi shtetin tone, prandaj duam te na qeverisin ata qe dine.
Kaq persa i perket fantazise institucionale. Por pertej fantazise mbetet nje variant real per tu futur ne Evrope: ai qe ka te beje me aspektin ekonomik. Nese ia vlen apo jo te hyhet ne Evrope ekonomikisht, nuk e dime, nuk eshte diskutuar ndonjehere. Televizionet thone vetem se duhet te hyjme, politikanet po ashu. Po cfare te mire sjell, etj, mbetet prape ne fantazine e secilit. Sa per ta lidhur me nje teme tjeter, nuk besoj se hyhet ne Evrope me taksa te sheshta dhe me politika fiskale qe i ngjajne ishujve Cayman.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|