SHKODRA4001
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/09/2011
Vendbanimi: BELGJIKE DHE SHKODER
Mesazhe: 599
|
Shqipetaret Ne Mal Te Zi Do Gjobiten Po Perdoren Flamurin Kombetar Shqiptar
Viti 2012, I cili nga qeveria Shqiptare është shpallur vit I pavarësisë, për shqiptarët në mal të zi do jetë viti I gjobave të mëdha. Kjo për faktin se në parlamentin malazez pritet të kaloj për miratim projekt-ligji për rendin dhe sigurinë publikë, ku me propozim të shumicës në Komisionin e Sigurisë dhe Rendit, është miratuar që flamuri i një shteti tjetër nuk lejohet të mbahet dhe se në cdo rast kur nuk është marr leje përë këtë do paguhet gjobë e majme prej 1000 euro në arken e shtetit malazez.
Ky akt diskriminues ndaj shqiptareve të Malit të Zi, të cilët janë të penalizuar me një sërë veprimesh kundër tyre nga ana e politikes zyrtare. Kështu me ligjin e ri I cili pritet që në mbledhjen e radhës në Parlamentin e Malit të Zi të miratohet, duket se shqiptarët do I penalizoj nga pjesëmarrja në vitin e pavarësisë.
Nga ana tjetër deputete shqiptarë në parlamentin malazez kanë kundërshtuar këtë ligj diskriminues duke thënë se edhe nëse ky ligj miratohet në parlament do paguajm gjobat dhe se flamurin do e mbajmë. Ky projektligj bie ndesh edhe me ligjin për pakicat kombëtare dhe kushtetuen e këtij vendi e cila garanton të drejten për mbajtjen e simboleve kombëtare dhe fetare për gjithë qytetarët shtetas të malit të zi.
Përkundër kësaj shqiptarëve në Mal të Zi u është hequr e drejta e mandateve të garantuara, cka shqiptarët janë të penalizuar që në fillim pasi pragu prej 5% është shumë I vështirë të kalohet. Por sic duket edhe pse të harruar si nga Prishtina ashtu edhe nga Tirana do jenë vetë këta të cilët do kërkojnë të jenë pjesë e festës së madhe kombëtare.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|