Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Kësaj here, kishim ftuar Mirushin
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
edzaloshnja
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 30/09/2003
Vendbanimi: SHBA
Mesazhe: 83

Kësaj here, kishim ftuar Mirushin

Nga Eduard Zaloshnja

(Botuar ne gazeten Panorama)

Çdo vit në këtë kohë, ne shqiptarët e zonës metropolitane të Uashingtonit mblidhemi në atë që kemi bërë traditë ta quajmë Darka e Flamurit. Dhe çdo vit, ftojmë një grup muzikor shqiptar, vëmë një flamur shqiptar në krye të sallës ku shtrojmë banketin, vëmë disa tullumbace kuq e zi në tavolinat ku ulemi, këndojmë hymnin kombëtar dhe, pasi pijmë ndonjë gotë, kërcejmë e kuvendojmë plot zhurmë. Ndërsa këtë vit ishte ndryshe. Jo se nuk i bëmë ato që bëjmë çdo vit; ato i bëmë të gjitha. Por kësaj here, kishim mes nesh edhe Mirushin; Mirushin që e bën vargun të qajë, apo që e bën atë të qeshë; Mirushin që i merr vargjet nga letra e i bën jetë; Mirushin që të vjedh nga realiteti e të çon ku t’i ketë dashur zemra autorit të vargjeve, sikur ti të ishe një pupël e lehtë.

Të gjithë e prisnim që Mirushi do të na kënaqte, por jo që do të na mahniste. Dhe kur ai recitoi, në fakt, na mahniti. Ai e mori vajzën që qëndiste flamurin në vitet e përtymura nga baruti i Çerçizëve e na e solli të gjallë në mes të Uashingtonit. Dhe vajzat shik të Uashingtonit u përlotën. Ato vajza që duken aq të distancuara nga Shqipëria e largët e aq të zhytura në modernizmin amerikan, papritmas, dukeshin si çikat e maleve ku dikur burra të rëndë luftonin për vatan.

Dhe kur Mirushi na solli në sallë Nolin për të thënë plot krenari “Mbahu nëno mos ki frikë, se ke djemtë në Amerikë”, edhe burrave më të fortë filluan t’iu lëngështohen sytë. Papritmas, tek njerëz që duken fare të shkëputur nga vendi që kanë lënë pas e të preokupuar me jetën sfiduese të metropolit ku jetojnë, dalloje shkëndija patriotizmi. Për ato minuta që Mirushi e zhyti gjithë sallën në vargjet e Nolit, të dukej sikur gjindja në të do të ngrihej e njëzëri do të thoshte: “Mjaft punuam për tjerë ne fatkeqë; të kthehemi në vendin ku kemi lerë e që po heq.”

Minutat e Mirushit kuptohet që nuk zgjatën shumë. Sepse tek e fundit, minutat, minuta janë. Dhe, si të tilla, ato ikin shpejt. Por sado të shkurtra minutat, ajo që ndjeu salla kur Mirushi e dehu me artin e tij, nuk mund të largohej lehtë. Sepse kur dehesh me artin e Mirushit, dehja nuk të del kollaj.

Sot, kur avujt e alkolit “Mirush” janë shpërndarë, ka shumë të ngjarë që shumica e shqiptaro-uashingtonianëve që ishin në Darkën e mrekullueshme të Flamurit, t’i jenë rikthyer preokupimeve të tyre të përditshme. Ndoshta ata vetëm kalimthi i kujtojnë momentet kur Mirushi i bëri të ndjehen patriotë. Dhe Mirushi i mirëkupton ata. Sepse ai e di që jeta nuk është aq e thjeshtë; ajo ka kërkesat e saj. Në fund të fundit, para se të merren me ndjenjat fisnike që ai solli në shpirtin e tyre, shqiptaro-uashingtonianët, si të gjithë njerzit e tjerë, duhet të vrasin mendjen si të plotësojnë nevojat për ushqim të mirë, rroba të ngrohta, shtëpi komode, e siguri për vete e fëmijët. Por për një gjë, Mirushi duhet të jetë më se i qetë: herë pas here, shqiptaro-uashingtonianët do ta kujtojnë. Dhe sa herë ta kujtojnë, do ta falenderojnë për momentet e mrekullueshme që ai u fali.

__________________
Mos i bej te tjereve ate qe nuk deshiron ta bejne te tjeret ty!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Dhjetor 2004 21:07
edzaloshnja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të edzaloshnja Kliko këtu për të kontaktuar me edzaloshnja (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të edzaloshnja't! Kërko mesazhe të tjera nga: edzaloshnja Shto edzaloshnja në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto edzaloshnja në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
gagaci
orator_i_mbaruar

Regjistruar: 24/10/2004
Vendbanimi: tirona re_lapraka_ali demi-kjo osht tirona jon...
Mesazhe: 163

Vertet eshte nje gje e mrekullueshme te degjosh Mirushin tek reciton. Une kam qene ne nje prej performancave te tij te mrekullueshme, kur ka interpretuar vargjet e Sokratit. Eshte vertet i paarritshem si aktor. Te ben vertet te humbesh ne vargjet qe ai aq me mjeshtri i sjell tek spektatori. Kam qare nga emocionet qe me dhuroi performanca e tij, zeri i tij i fuqishem dhe autoritar.
E besoj qe keni kaluar vertet momente te bukura dhe te pashlyeshme ne kujtesen tuaj.

__________________
Durimi eshte nje virtyt prej te cilit shqipetaret kane fare pak ose aspak.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Dhjetor 2004 06:11
gagaci nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të gagaci Kliko këtu për të kontaktuar me gagaci (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: gagaci Shto gagaci në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto gagaci në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:15 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Kësaj here, kishim ftuar Mirushin

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.