Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Rilindja dhe Pavarsia e shqiptarëve dhe e Shqipërisë > LIDHJA E PRIZRENTI dhe efektet e saja..
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

LIDHJA E PRIZRENTI dhe efektet e saja..

LIDHJA E PRIZRENIT DHE EFEKTI I SAJ NË MARRËDHËNIET GREKO-SHQIPTARE NË LIDHJE ME ÇËSHTJEN E KUFIRIT TË EPIRIT

Kriza lindore gjatë periudhës 1875—1878 e ndryshoi shumë klimën politike të Shqipërisë dhe Lëvizjes Kombëtare Shqiptare i dha një karakter ndërkombëtar. Fill pas kërkesës së Thesalisë dhe Epirit nga ana e Grekëve në Kongresin e Berlinit, ata menjëherë ranë në konflikt me shqiptarët rreth përcaktimit të tokave shqiptare. Problemi kryesor në marrëdhëniet greko-shqiptare ishin kërkesat e tyre identike për territore të njëjta.
Ky problem rrjedh që nga praktika turke, ngase ata i ndanin popujt sipas besimeve të tyre religjioze. Në Perandorinë Osmane religjioni ishte faktori kryesor në identifikim politik. Grekët përpiqeshin që të gjithë ortodoksët t'i konsideronin si grekë, pa marrë parasysh gjuhën e tyre amtare. Ky definicion i tyre ishte i ngjashëm me konceptin e popullit që kishin osmanët. Kjo pikëpamje ishte në kundërshtim me pikëpamjen nacionaliste të asaj kohe, që në përgjithësi e caktonte qenien kombëtare në saje të gjuhës amtare.
S'ishte i vogël as roli i politikës qëllimkeqe turke që t'i mbante shqiptarët dhe grekët si dy vilajete johomogjene në pikëpamje etnike dhe njëkohësisht të krijonte sa më tepër konflikte në mes tyre, për t'ia lehtësuar punën qeverisë së vet.
Këta dy faktorë - identifikimi i kombësisë në baza religjioze dhe ngatërrimi i kombësive i shtynë shqiptarët dhe grekët ,që t'i kërkojnë të njëjtat toka.
Në Kongresin e Berlinit Fuqitë e Mëdha ishin të gatshme dhe dëshironin që t'ia zgjeronin kufijt Greqisë, por asnjëra prej tyre nuk ishte e interesuar të bënte presion mbi Portën.
Kështu, e vetmja gjë që fituan grekët ishte kërkesa e Fuqive të Mëdha drejtuar Qeverisë turke që Thesalinë dhe Epirin t'ia jepte ,Greqisë.
Natyrisht turqve nuk u ngutej t'ia dorëzonin tokat e tyre Greqisë, ndërsa grekët as që ishin në gjendje ta detyronin Turqinë me dhunë për t'i përmbushur kërkesat e tyre.
Vendosja e kufirit greko-turk u ishte lënë të dy palëve, grekëve dhe turqve. Marrëveshja e Berlinit, kështu, e la kufirin greko-turk si një çështje të pazgjidhur.
Neni 24 i kësaj Marrëveshjeje u la mundësi Fuqive të Mëdha që, në rast nevoje, të ndërmjetësonin nëse nuk do të arrihej marrëveshja ndërmjet grekëve dhe turqve.
Gjatë kohës së Kongresit të Berlinit vërehej një shqetësim i dukshëm në pjesët Veriore dhe Jugore të Shqipërisë. Propozimi në lidhje me zgjerimin e Malit të Zi si dhe kërkesat e grekëve për Thesalinë dhe Epirin kishin zgjuar një shqetësim të madh tek shqiptarët. Në këtë kohë u vunë re shenjat e para të zgjimit kombëtar. Nacionalizmi shqiptar dhe Lidhja e Prizrenit kishin bërë jehonë të madhe në Evropë.
Qëllimi i Lidhjes ishte i dyfishtë: rezistimi gjer në vdekje kundër çdo tentimi të aneksimit të tokave shqiptare nga të huajt dhe fitimi i statusit të pavarësisë nga Perandoria Osmane. Liga preferonte mbajtjen e sovranitetit të sulltanit si garancion kundër ndarjes.
Sipas Athol Makshjusë, një urdhër anglez i cili u kishte marrë shumë intervista udhëheqëve të Lidhjes ajo (Lidhja Shqiptare) ishte aq e fortë jo vetëm për t'i kundërshtuar Portës haptazi, por edhe t'i regrutonte zyrtarët e lartë të Portës në Shqipëri në radhët e veta.
Sipas mendimit të tij Lidhja ishte si një parashenjë e një kryengritjeje të përgjithshme kundër sundimit osman. Anarkia dhe mosrespektimi i ligjit në Prizren s'ishte asgjë kundruall pamundësisë së autoriteteve osmane që të hakmerreshin për vrasjen e Mehmet Ali pashës në Gjakovë dhe kjo tregonte se sa shumë ishte dobësuar ndikimi i ligjit osman në këto treva.
Lidhja Shqiptare ishte një asociacion patriotik e përbërë nga të gjitha shtresat e shqiptarëve. Në Jug ku shqiptarët ortodoksë ishin nën ndikimin e kishës dhe kulturës greke, lëvizja ishte gati në tërësi myslimane.
Kjo pjesë ishte më tepër e preokupuar me çështjen e kufirit me Greqinë.
Lidhja u kishte dërguar shumë peticione dhe memorandume Fuqive të Mëdha për të kërkuar formimin e një Shqipërie të pavarur dhe për të protestuar kundër çdo përpjekje të copëtimit të saj nga shtetet e tjera.
Për më tepër shqiptarët kërkuan nga Lordi Bikonsfildi në memorandumin e tyre të datës 13 qershor 1878, që pas peticioneve dhe memorandumeve për autonomi dhe integritetin e tyre, qe ta formojnë një konfederatë me Greqinë, por e kundërshtuan çdo ide për bashkimin e tyre, për shkak të diferencave të thella gjuhsore, të dokeve dhe të civilizimit.
Në shkurt të viti 1879, komisionarët Grekë u takuan në Prevezë sipas rekomandimeve të Kongresit.
Preveza që nga fillimi i janarit ishte plot shqiptarë. Atje u mbajtën shumë mbledhje ndër shqiptarët dhe u vendos që te njohtohen Fuqitë e Mëdha se shqiptaret do ta kundershtonin me armë çdo tentim të aneksimit të Epirit Greqise. Nga ana tjeter Grekët u dërguan memorandume ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Stamboll, Wadingtonit dhe mbretit Xhorxh duke kërkuar që tërë Thesalia dhe Epiri duhet t'i jipeshin Greqisë.
Pasi që ruajtja e tokave shqiptare ishte në pajtim me interesat e osmanlinjve, Porta e Lartë e inkurajonte Lidhjen Shqiptare duke shpresuar se do t'i mbronte territoret Osmane. Indikator i përkrahjes së Lidhjes Shqiptare nga Porta ishte emrimi i një prej anëtarëve të Lidhjes- Abedin pashë Dinos, një pronar i pasur nga Epiri, në cilësinë e komisarit në konferencen e Prevezës.
Në këso rrethanash konferenca greko-turke dështoi plotësisht. Pasi që komisioni turk mori vesh se rekomandimet e Kongresit nuk ishin edhe të detyrueshme, ata i kishin ofruar Greqisë një territor të ngushtë paralel me kufirin ekzistues dhe, pas refuzimit të grekëve, negociatat morën fund me 18 mars 1879. Pas dështimit të negociatave greko-turke, Lidhja Shqiptare i zgjodhi Abdyl Frashërin dhe Mehmet Vrionin delegatë të saj për ta mbrojtur integritetin e saj territorial para qeverive të Fuqive të Mëdha.
Këta dy delegatë ua dorëzuan memorandumin e tyre kabineteve të Fuqive të Mëdha në të cilin thuhej se pas pavarësisë së Greqisë, helenët po përgatiteshin për ta pushtuar Epirin. Në me-morandum nuk vërehet asnjë dëshirë për t'u bashkuar me Greqinë e as për t'u shkëputur nga sulltani.
Memorandumi insistonte sidomos në faktin e këmbënguljes së shqiptarëve për të mos iu nënshtruar grekëve.
Grekët e Janinës me qëllim që të ndërmirrnin një kundëraksion kundër shqiptarëve vendosën që t'i dërgonin Spridon Maninsin, drejtor i gjimnazit të Zosimesë dhe Dimitris Çasiotisin, mjek, në kryeqytetet evropiane për të prezentuar çështjen greke. Por, kjo dështoi sepse valiu i Janinës Rasim pasha iu kërcënua Maninsit dhe Çasiotisit dhe i detyroi që të mos merrnin rrugën e Evropës.
Sidoqoftë, Çasiotisit i shkoi për dore që ta dërgojë memorandumin e tij për çështjen greke, i cili u botua në Paris. Negociatat në lidhje me marrëveshjen greko-turke rreth kufirit të tyre u vazhduan në Stamboll me 23 gusht 1879 nën mbikëqyrjen e ambasadorëve të Fuqive të Mëdha.
Turqit përsëri kundërshtuan aneksimin e Epirit nga ana e Greqisë duke u justifikuar se Protokoli i Berlinit nuk ishte i detyrueshëm dhe se i frikësoheshin revoltës së përgjithshme të Lidhrjes Shqiptare. Kështu bisedimet reth vijës së kufirit u shtynë deri më 17 nëntor.
Pastaj grekët propozuan një vijë të re të kufirit, e cila do të fillonte që nga kurrizi i maleve në luginat e Kalamasit dhe Peneiosit që do t'i përfshinte po ashtu Janinen dhe Mecoven në territorin grek.
Turqit ofruan një vijë tjetër, larg nga këto qytete e në jug të tyre. Grekët kur e panë se në këtë mënyrë nuk do të arrihej marrëveshja, propozuan që Fuqitë e Mëdha të ndrëmjetsojnë për ta catkuar vijën e kufirit; Britania dhe Franca pastaj e organizuan një konferencë në Berlin për të zgjidhur këtë problem.

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Prill 2004 12:37
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Pak para se të fillonte Konferenca e Berlinit, Porta, për qëllime të vonesës së punës së konferencës, vendosi që t'i shfrytëzonte turbullimet nga ana e shqiptarëve dhe e zgjodhi Abedin Dino pashën minister të punëve të jashtme.
Përmes direktivave sekrete, Abedin Dino pasha i premtoi Lidhjes Shqiptae përkrahjen e plotë të Portës, në rast konflikti me Greqinë.
Në qershor 1880 ambasadorët e Fuqive të Mëdba u takuan në Berlin dhe përsëri u përpoqën ta zgjidhnin qështjen e kufirit ndërmjet Greqisë dhe Turqisë.
Konferencës i arritën memorandume nga të gjitha anët e Epirit me kërkesa që të mos bënte aneksimin e tokave shqiptare.
Gjithashtu gjatë Konferencës së Berlinit, liderët myslimanë nga Janina e vizituan konsullin anglez dhe ia rrëfyen çështjen e tyre në tërësi.
Ata theksuan sidomos faktin se ekzistenca e tyre si komb varej nga vështirësitë aktuale. Në rast të përçarjes së vendit të tyre në Jug dhe Veri, ata do të humbin fuqinë e tyre për t'u bërë ballë sllavëve apo grekëve dhe do të binin nën sundimin e tyre, gjë që ata nuk e dëshironin fare.
Ata më tutje pohonin se do t'i mbesnin lojalë sulltanit, por nëse as ai s'do t'i mbronte, ata pa marrë parasysh këtë do të vazhdonin luftën tyre.
Si në konferencat e Prevezes dhe të Stambollit, po ashtu edhe në Konferencën e Berlinit punët u zvarritën.
Turqia ishtë e gatshme që ta bënte një lëshim të vogël në Thesali, por refuzonte t'ia bënte të mundshme Greqisë aneksimin e çfarëdo territori të Janinës.
Turbullimet shqiptare edhe një herë u shfrytëzuan si shkak. Pas bisedimeve të gjata, ambasadorët më në fund unanimisht vendosën lidhur me kufirin.
Ky vendim iu dërgua zyrtarisht Greqisë dhe Turqisë me 15 korrik 1880. Vija ishte në favor të Greqisë. Kjo ia dha Greqisë tërë Thesalin bashkë me Janinën dhe Mecoven. Grekët menjëherë e pranuan këtë vendim, kurse turqit e refuzuan.
Me 26 korrik 1880 Abedin Dino pasha në një mesazh dërguar Fuqive të Mëdha i refuzonte propozimet e tyre duke vënë në pah se humbja e një vendi aq strategjik siç ishte Mecova do të mundësonte atakimin e lehtë kundër Turqisë. Ai po ashtu pyeste se si ishte e mundur që shqiptarët ta humbnin Janinën, kryeqytetin e Shqipërisë së Jugut.
Masazhi përfundonte me një ftesë dërguar Fuqive të Mëdha që t'i fillonin negociatat me Portën për t'i zgjidhur problemet lidhur me kufijtë.
Abedin pasha dhe pronarët e tjerë si dhe Derebejtë e përkrahën vetëm integritetin e territorit të Perandonsë Osmane por jo edhe çështjen e pavarësisë së Shqipërisë. Qëllmi i tyre i vetëm ishte ruajtja e tokave të tyre. Ky nacionalist shqiptar bashkëpunoi me ata në Lidhjen e Prizrenit, ndërsa qellimet e tij ishin identike me qëllimet e Konstantin Kristoforidhit, i cili në një bisedë me Lord Ficmorisin në Stamboll, në korrik të vitit 1880 i kishte thënë: „kjo Lëvizje Kombëtare është një lëvizje shumë serioze dhe, megjithëse ende në fazën e saj të fillimit, ajo do të përhapet shumë shpejt. Derebejtë janë vetëm duke luajtur me këtë kryengritje, kurse dëshira e tyre është që të pengohet edhe më tutje supermacia e muhamedanëve dhe e sulltanit, dhe njëkohësisht që edhe një herë të arrijnë atë shkallë, në të cilën gjendeshin gjatë reformave të sulltan Mahmudit. Por qëllimi i vërtetë i Lëvizjes Kombëtare është shumë më i lartë dhe është tepër i fortë si për Derebejt, ashtu edhe për sulltanin. Ajo do t'ia linte sulltanit një pushtet të vogël dhe do t'ia hapte rrugën e formimit të një Shqipërie të Madhe... Kur e pa se Turqia nuk do t'ia dorëzonte territoret në fjalë sipas konferencës së ambasadorëve, Greqia filloi të përgatitej për luftë.
Karilaos Tricupis, kryeministër grek, fliste për nevojën e okupimit të viseve të caktuara për Greqinë.
Nga ana tjetër, shqiptarët ishin po ashtu duke u përgatitur për t'i ndihmuar Turqisë, po e kaluan kufirin grekët. Në një mbledhje të mbajtur në Gjirokastër, më 23 korrik Lidhja Shqiptare edhe njëherë e vuri në pah dëshirën e saj për formimin e një Shqipërie të pavarur.
Situata komplikohej gjithnjë e më tepër dhe bëhej më delikate, kurse Fuqitë e Mëdha mundoheshin t'i ngadalësonin grekët që nga ngutja të mos shkaktonin komplikime të rënda.
Turqit duke iu frikësuar ofensivës eventuale greke, kishin tubuar një armatë prej 30.000 ushtarësh në Thesali dhe Epir. Pos kësaj, turqit i armatosën edhe shqiptarët. Kurse grekët, nga ana tjetër, përpiqeshin t'i bënin për vete shqiptarët. Në fund të janarit të vitit 1881 në një pamflet të shpërndarë hidhej ideja për formimin e një shteti greko-shqiptar, bazuar në origjinën e përbashkët të shqiptarëve dhe grekëve. Në të njëjtën kohë shqiptarët dhe grekët u përpoqën të gjenin një gjuhë të përbashkët, por nga kjo nuk doli asgjë.
Në këtë moment Fuqitë e Mëdha intervenuan dhe u pajtuan që ta zgjidhnin çështjen e kufijve ndërmjet Turqisë dhe Greqisë në Stamboll, në konferencën e ambasadorëve të tyre. Ambasa-dorët filluan bisedimet e tyre më 20 shkurt 1881.
Greqisë nuk iu lejua prania në këtë konferencë. Pas vonesave të zakonshme, delegatët e Turqisë u takuan me ambasadorët me 7 ,mars.
Turqit përseri vunë në pah se nuk mund t'i dorëzonin Mecovën, Janinën dhe Prevezën duke sjellë si provë argumentet e përmendura më lart dhe vështirësit e dorëzimit të tokave shqiptare. Bisedimet vazhduan, por pa sukses, gjatë tërë marsit. Qëndrimi i Turqisë mbeti i pandryshuar. Dhe pastaj, papritmas, turqit me 23 mars e përfunduan këtë krizë me një propozim të papritur.
Ata pajtoheshin që t'ia jipnin tërë Thesalinë dhe një pjesë të Artës Greqisë, por pjesën më të madhe të Epirit duke i përfshirë këtu qytetet si Janina, Mecova do t'i mbanin brenda kufijve të Perandorisë Osmane. Tani shtrohet pyetja pse pranoi Qeveria turke që ta dorëzojë këtë territor, mbasi gjatë tri viteve të fundit përkundër presionit të madh nga Fuqitë e Mëdha, nuk lëshonte pe.
Është fare e mundur që përleshjet ndërmjet shqiptarëve dhe turqëve që kishin filluar në Veri, bashkë me frikën se këto do të mund të shtriheshin edhe në Jug, në këto mënyrë Turqia ta humbte tërë Shqipërinë, e detyruan Portën që ta zgjidhte çështjen e kufijve në këtë mënyrë. Shkurt, derisa në fillim Lidhja e Prizrenit ishte një faktor negativ në përpjekjet e Greqisë për ta marrë Thesalinë dhe Epirin, në fund u bë faktor pozitiv duke e detyruar Turqinë që të lëshonte pe në favor të grekëve.

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Prill 2004 12:38
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

mundesh tresh te shkruash burimin e ketij materiali? me intereson.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Prill 2004 18:40
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
HERO
vampir

Regjistruar: 06/08/2005
Vendbanimi: topana
Mesazhe: 412

Rëndësia historike e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
Lëvizja kombëtare, të cilën e udhëhoqi Lidhja Shqiptare e Prizrenit, lindi nga vrulli atdhetar i shtresave më të ndryshme të popullsisë së Shqipërisë dhe u zhvillua në truallin historik të përgatitur gjatë dhjetëvjeçarëve të mëparshëm nga lëvizja e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ajo shënoi një hap të madh cilësor nga pikëpamja e platformës ideologjike, e kërkesave politike dhe e frontit luftarak, në krahasim me lëvizjen çlirimtare të dhjetëvjeçarëve të kaluar. Lidhja e Prizrenit ishte e para lëvizje çlirimtare me karakter kombëtar, në të cilën morën pjesë të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe në të cilën u kombinuan të gjitha format e luftës çlirimtare, që nga kuvendet popullore deri te parashtresat politike, që nga misionet diplomatike deri te kryengritjet e armatosura. Ajo ishte e para lëvizje masive, e cila synoi të përmbushte programin madhor të Rilindjes Kombëtare Shqiptare në kushtet e Krizës Lindore të viteve 70 të shek. XIX - njohjen e kombit shqiptar si një bashkësi të pandarë, mbrojtjen e tërësisë territoriale të atdheut dhe formimin e një shteti shqiptar autonom e demokratik.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit shënonte, si organizatë, një hap të madh cilësor nga pikëpamja e funksioneve politike, e shtrirjes territoriale dhe e mjeteve të luftës në krahasim me besëlidhjet e mëparshme. Ajo ishte e para organizatë kombëtare që krijoi degë të saj në të gjitha krahinat shqiptare dhe e para organizatë atdhetare që përdori për interesat e lartë të atdheut krahas pushkës edhe penën. Për më tepër, Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte e para organizatë, e cila jo vetëm u vesh qysh në fillim me funksione pushtetore, por arriti në fund të fitonte atributet e një qeverie të përkohshme shqiptare, pothuajse krejtësisht të pavarur nga autoriteti i Perandorisë Osmane.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit për herë të parë sfidoi prepotencën e Fuqive të Mëdha, agresivitetin e monarkive fqinje dhe arrogancën e Portës së Lartë. Nën udhëheqjen e atdhetarëve më të përparuar ajo mundi t’i nënshtronte armiqtë e brendshëm, t’i izolonte bashkudhëtarët e përkohshëm dhe të merrte karakterin e një fronti të gjerë, duke e udhëhequr Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në mënyrë të shkallëzuar, por gjithnjë në ngritje, derisa arriti në veprën e saj më kulmore, në formimin e qeverisë së përkohshme shqiptare.
Lidhja e Prizrenit u shtyp pasi erdhi deri në pragun e sendërtimit të programit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Materialisht ajo u shtyp nga dhuna ushtarake dhe nga terrori policor i Perandorisë Osmane. Në të vërtetë ajo u mbyt edhe nga konspiracioni ndërkombëtar që organizuan kundër saj Fuqitë e Mëdha. Por edhe pse u shtyp, ajo pati një varg arritjesh me rëndësi të madhe historike.
Gjatë viteve 1878-1881 u bënë hapa më të mëdhenj sesa gjatë dhjetëvjeçarëve të kaluar në procesin e bashkimit të shqiptarëve, pavarësisht nga dallimet fetare, përkatësia shoqërore, shpërndarja krahinore dhe pikëpamjet politike, në një bashkësi të vetme kombëtare, e cila, për më tepër, u sanksionua edhe në llogoret e luftës së udhëhequr prej saj për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin kombëtar shqiptar.
Me qëndresën e armatosur që zhvilloi për mbrojtjen e Plavës, të Gucisë, të Hotit, të Grudës, të Kelmendit e të Ulqinit, Lidhja Shqiptare e Prizrenit tregoi se trojet shqiptare nuk mund të trajtoheshin si plaçkë tregu për të kënaqur interesat e Fuqive të Mëdha ose lakmitë pushtuese të monarkive fqinje. Madje, në saje të kësaj qëndrese ajo i detyroi Fuqitë e Mëdha jo vetëm të rishikonin tri herë me radhë vendimet e tyre në lidhje me përfitimet e Malit të Zi në dëm të trojeve shqiptare, por edhe të hiqnin dorë përfundimisht nga lëshimi i Çamërisë shqiptare në dobi të Mbretërisë Greke.
Me karakterin kombëtar që përshkoi veprimtarinë e saj trevjeçare, Lidhja Shqiptare e Prizrenit e përmbysi tezën që mbronin Fuqitë e Mëdha dhe shtetet fqinje ballkanike, sipas së cilës mohohej ekzistenca e kombit shqiptar; ajo vërtetoi në shkallë ndërkombëtare se populli shqiptar ishte një komb i formuar, liridashës, atdhetar, me aspiratat e veta dhe i vendosur për të krijuar shtetin e vet kombëtar. Edhe pse shqiptarët nuk i fituan gjatë Krizës Lindore të drejtat e tyre kombëtare, në saje të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit çështja shqiptare hyri tanimë në veprimtarinë diplomatike ndërkombëtare si një nga problemet e mprehta që kërkonte zgjidhje në çdo rregullim të ardhshëm të Evropës Juglindore.
Me veprimtarinë pushtetore, që zhvilloi sidomos gjatë muajve të fundit të jetës së saj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit hodhi gjithashtu poshtë tezën tjetër të propaganduar aq shumë nga armiqtë e Shqipërisë mbi paaftësinë e shqiptarëve për vetëqeverisje dhe provoi në truallin konkret se ata tashmë ishin të përgatitur politikisht për të pasur shtetin e tyre kombëtar.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit i dha një shtytje të paparë deri atëherë edhe lëvizjes kulturore shqiptare; përparimet e arritura brenda tre vjetëve të jetës së saj në fushën e mendimit shoqëror, të letërsisë publicistike dhe të krijimtarisë letrare ishin më të mëdha, sesa hapat e kryer gjatë dhjetëvjeçarëve të mëparshëm.
Lidhja e Prizrenit krijoi më në fund një pikë të shëndoshë referimi si me programin e saj politik, ashtu edhe me formën e saj organizative për lëvizjet e mëvonshme çlirimtare të shqiptarëve deri në fitoren e pavarësisë kombëtare, në nëntor të vitit 1912.
Nga ana tjetër, Lidhja e Prizrenit u dha shqiptarëve edhe një varg mësimesh të rëndësishme. Sukseset e saj treguan se autonomia e Shqipërisë ishte një synim i realizueshëm, por shtypja e saj tregoi se fitorja përfundimtare e autonomisë kalonte nëpër rrugë të vështira dhe se duheshin përpjekje të tjera vigane për arritjen e saj. Historia e Lidhjes tregoi se pengesa kryesore për krijimin e shtetit kombëtar shqiptar nuk vinte vetëm nga Perandoria Osmane, por edhe nga faktori ndërkombëtar. Shqiptarët u bindën se luftën çlirimtare duhej ta zhvillonin duke u mbështetur në radhë të parë në forcat e tyre njerëzore e materiale dhe se duhej të punonin njëkohësisht për të siguruar përkrahjen e Fuqive të Mëdha, sidomos të atyre që kishin filluar të anonin nga zgjidhja e drejtë e çështjes kombëtare shqiptare. Lidhja provoi gjithashtu se brenda vendit Lëvizja Kombëtare Shqiptare mbështetjen politike, morale, materiale e luftarake duhej ta kërkonte te shtresat e gjera të popullit dhe te bashkimi i të gjitha forcave shoqërore e politike të kombit shqiptar, pa dallim feje, krahine e përkatësie shoqërore. Veprimtaria e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit tregoi, më në fund, rëndësinë e madhe që kishte për betejat e ardhshme çlirimtare edukimi i popullit shqiptar me ndërgjegjen kombëtare nëpërmjet shkollës shqipe, të letërsisë shqiptare dhe të publicistikës patriotike.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Gusht 2007 21:19
HERO nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të HERO Kliko këtu për të kontaktuar me HERO (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: HERO Shto HERO në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto HERO në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Ahhhhhhhh heRO HEROOOOOOOOOO


MMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMM
MMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMM
MMMMMMMMMMMMM.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Gusht 2007 23:25
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kontinenti Kliko këtu për të kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kontinenti Shto kontinenti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kontinenti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Une edi mire se sa re3ndei ka per ty Lidhja e Prizrenit Hero....
Se mos ta ngaterrosh me ndonje lidhje te Athines HEro.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Gusht 2007 21:51
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kontinenti Kliko këtu për të kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kontinenti Shto kontinenti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kontinenti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:33 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Rilindja dhe Pavarsia e shqiptarëve dhe e Shqipërisë > LIDHJA E PRIZRENTI dhe efektet e saja..

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.