Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Ligji i vrasjes
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
dodgy
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 02/03/2004
Vendbanimi: angli
Mesazhe: 470

Ligji i vdekjes

PYETJE MENDIME.
A duhet te ekzistoj ligji i vdekjes ne Shqiperi?
Mendoni se me ligjin e vdekjes do te eliminohet kriminaliteti ne Shqiperi?
Mendoni se me ligjin e vdekjes do te shuheshin sadopak gjakmarjet qe jane hapur ne shqiperi?
A jeni te mendimit qe shqiperia e ka te nevojshem kete ligj?

__________________
burri qe esht burr e co taven ne furr e se mer me kurr

Modifikuar nga dodgy datë 14/03/2004 ora 02:15

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 13 Mars 2004 14:18
dodgy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dodgy Kliko këtu për të kontaktuar me dodgy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dodgy Shto dodgy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dodgy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ENISS
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: AL
Mesazhe: 251

Se pari: Nese me pare per Shqiperine vendimi per heqjen apo jo te denimit me vdekje ishte nje ceshtje e brendshme kombetare, sot ai ka te beje me nje pikepamje tjeter, ate te respektimit te te drejtave te njeriut, ndaj edhe eshte nje ceshtje politike nderevropiane. Kjo politike ka te beje me nje vendim te marre nga Keshilli i Evropes, ku vendos per vendet qe duan te behen anetare te KE, e kane kriter nenshkrimin dhe ratifikimin e e Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut. Vec te tjerash se fundmi edhe BE e ka vendosur kriter per vendet anetare heqjen e denimit me vdekje.
Se dyti: Nuk ka prova bindese edhe nga eksperiencat e vendeve te meparshme qe kane aplikuar kete lloj denimi, qe te tregojne se numri i krimeve dhe vrasjeve shenon ulje me denimin maksimal. Pra nuk kemi nje zbutje te fenomenit dhe denimi kapital nuk eshte nje pengese e efektshme ne krahasim me denimin e burgut te perjetshem. Nuk ka rezultuar me efektiv qe te na shenoj ulje te numrit.
Se treti: Per nga mesazhi moral qe percon denimi me vdekje, ky denim ka te beje me nje forme te qyteteruar te hakmarrjes. Ka te beje perseri me vrasjen, pikerisht me ate qe shoqeria dhe institucionet mundohen te zhdukin. Eshte nje shembull ekstrem torture, jo njerezore, dhe dhunon ne menyren me direkte ''Te drejtat e njeriut". Pra ne kete rast kemi aktin e vrasjes po te ligjeruar.
Me sa di, pothuajse te gjitha shtetet Europiane, ku nder te parat ishte Portugalia,e kane hequr denimin me vdekje vite me pare. Ose ndonje shtet qe e ka ne kode, nuk ka ekzekutuar askend prej vitesh.

Prarandalimi i krimit dhe i gjakmarrjes ka te beje me te tjera politika qe mendohen te jene me rezultative per nga shkaku prej te cilave ndodhin krimet dhe numri i tyre gjithnje e me ne rritje.
Shteti duhet te punoje ne disa drejtime. Ne permiresimin e sistemit te drejtesise dhe politikat penalizuese te tij, pasi jane nje moment shume i rendesishem per fajesimin e autoreve te krimit. Hetimi korrekt dhe dhenia e duhur e denimeve duke mos lene asnje mundesi lehtesuese per te dyshuarit, do ishte vertet nje realitet shtrengues per personat qe perfshihen ne krim po ashtu si te ekzistonte vertet denimi kapital. Aktualisht sistemi i drejtesise vuan si shume sisteme te shtetit nga korrupsioni e deri diku edhe nga paaftesia e profesionalizmi.
Politikat e punesimit dhe faktori ekonomik jane faktoret me te rendesishem qe ndikojne ndjeshem ne uljen apo rritjen e numrit te krimit. Ekziston nje lidhje e ngushte mes papunesise dhe krimit. Eshte karakteristike madje, qe keto krime te behen per motive te dobeta, pronesie, ne momente depresive pasi ana ekonomike jep nje vuajtje shpirterore nder te tjera, te ben te ndihesh inferior dhe te akumulosh shume perbrenda ne saje te deshtimit, dekurajimit dhe humbjes se shpreses.
Nje faktor tjeter eshte ai social kulturor. Ka te beje me zakonet e vendit tone dhe vendin ku jemi rritur. Me imigrimin qe ne vitet e fundit e kemi pasur ne mase, ku individet e vendeve veriore, jugore kane imigruar ne qytete te tjera me nje kulture me te hapur, te ndryshme nga kultura e zakonet e tyre, ka bere qe te jete vertet shume e veshtire per te ruajtur ekuilibre dhe destabilitet shoqeror kur ne te gjithe e dime se cfare normash dhe rregullash morale shoqerore te patolerueshme kemi pas aplikuar ne familje dhe shoqerine tone shqiptare. Kjo me siper eshte shume e lidhur me krimin brenda familjes, me krimet per motive te dobeta, xhelozia, morali. Dhe ajo qe kam vene re eshte se ne rastet e ketyre krimeve, eshte karakteristike edhe menyra e krimit. Me menyra tejet torturuese, me thika, apo duke djegur qe te le te kuptosh nje individ me urrejtje te akumuluar dhe nje perberje kulturore tejet te erret e te prapambetur. Per kete nevojiten institucione me te shendetshme si familja, media, shkolla qe ndikojne direkt me politikat e tyre informuese edukuese, emancipuese...
Dhe se fundmi, feja ka rol shume te rendesishem dhe eshte nje institucion i rendesishem shoqeror edukativ per te gjitha shoqerite e shendetshme. Sipas predikimit te fese vrasja, gjithe krimet ne pergjithesi jane mekate qe ndeshkohen nga zoti. Eshte nje predikim qe minimizon aktet e dhunshme me moton se jeta eshte e vyer, jo e jotja, por e Zotit, dhe vec ai mund te ta marri ate.
Pra as jeta jote nuk eshte jotja, jo me e tjetrit.
Kjo e fundit nuk eshte detyre e shtetit, por eshte nje institucion me rendesi te pazevendesueshme per mendimin tim, dhe qe vetem shoqeria, familja, individi e vendos lirisht nese eshte per tu perqafuar, vleresuar dhe pranuar si institucion. Eshte vertet per tu diskutuar ndoshta se si filloi te zhvillohej nga e para institucioni fetar me ardhjen e sistemit te ri ne vitet 90, dhe si ishin ndikimet per zhvillimin e fese dhe pranimin e saj ne shoqeri, por ndoshta do te devijoja nga tema...

__________________
I believe in the sun even when it is not shining.
I believe in love even when not feeling it.
I believe in God even when He is silent.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Prill 2004 00:16
ENISS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ENISS Kliko këtu për të kontaktuar me ENISS (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ENISS't! Kërko mesazhe të tjera nga: ENISS Shto ENISS në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ENISS në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:47 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Ligji i vrasjes

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.