qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547
|
Kampionati i Maqedonise
Skuadra e Bashkimit e fitoi pikën e parë në shoqërinë elite.
Skuadra e Bashkimit nga Kumanova e cila është duke debtuar në Ligën e parë futbollistike të Maqeodnisë në javën e pestë ariti që ta fitojë pikën e parë. Në një ndeshje ku të gjitha gabimet e katër javë më parë u përsëritën në formacionin e skuadrës kumanovare është tejet fat i madh që nuk i fituan tri pikët por edhe që nuk i humbën të trija.
Në pjesën e parë të lojës kishim mundësi të shofim gjithsej pesë gotije në portat kundërshtare dhe të shënojmë dy gola edhe atë nga një në të dyja portar. së pari Bashkimi nga tri goditje në minutën e 16 të ndeshjes përmes Skender Ismailit kaloi në
avantazh 1:0. këtij goli i parapriu goditja e lirë nga ana e Qerimit, topi i dëbuar nga mbrojtja mysafire erdhi deri tek Ismaili, i cili me goditje të fortë nga 20 metra e mposhti Micevskin. Nga ana tjetër mysafirët që ishin përqëndruan të luajnë lojën e tyre kishin dy goditje dhe në minutën e 43 të ndeshjes, gabim në mes fushë nga Elmazovski, nuk ariti të korigjojë Aziri, kurse Deosusa maksimalisht dënon kët gabim kur barazoi në 1:1. Në pjesën e dytë të ndeshjes futbollistët vendas ishin si "pula pa kokë", në 35 minutat e para të pjesës së dytë dhe pranuan dy gola. Në minutën e 53 të ndeshjes nga e djathta Vlladavino, nuk deshi që ta llobojë portierin Kapllani, por kjo i shkoi për dore dhe shënon gol., këtu ishte 1:2 në të mirë të mysafirëve. Tush i ftohtë edhe ashtu në një mot të ftohët për shikuesit dhe për futbollistët e Bashkimit, në minutën e 61 të ndeshjes, kur gaboi Ismaili, përderisa Gjorgjiev nga një distancë 18 metërshe e qëlloi këndin e Kapllanit aty ku bashkohen shtylla dhe transferzalja 1:3. Nga minuta e tetëdhjetë e ndeshjes dukej se në fushë kishim një skuadër krejtësisht tjetër të Bashkimit. Radhiteshin gjasat e tyre dhe mysafirët tentonin me kundërsulme të rezikojnë portën e Zendelit, që në lojë u fut pasi që Kapllani e pranoi golin e tretë. Në minutën e 83 të ndeshjes nga e majta krosoi Stojmenosvki, kurse rezervisti Prepolli u gjet në shtyllën e parë për të shënuar golin e dytë për Bashkimin. Në minutën e 88 të ndeshjes Trenovskim goditi fort para portës së Micevskit, kurse topin e goditi Gjorgjiev dhe e vendosi në rjetën e tij. Këtu u barazua rezulltati në 3:3.Deri në fund të ndeshjes kishte edhe shum gjasa me që se ndeshja u vazhdua për plot katër minuta për shkak të sjelljes jo korekte të mysafirëve dhe zvaritjes së lojës. Po të ishin më të gjindshëm vendasit e veçanërisht Aziri, Isufi me siguri se tri pikët do ngelshin në Kumanovë.Marë në përgjithsi në radhët e Bashkimit edhe përskaj largimit të trajnerit Miha dhe ardhjes së Maxhunit, diçka nuk është në regull dhe kjo do jetë punë e
drejtuesve të kësaj skuadre. Në çdo ndeshje të kehs nga 4.000 shikues është rekord në futbollin e Maqedonisë, e mos të tregosh lojë dhe mos të kesh rezulltat me të vërtetë është mëkat i madh. Ndoshta përfundimi ynë i këtij teksti është i vrazhdë por megjithatë do ta themi" Zotëri përgatitni valixhet për Ligën e dytë unike të Maqedonisë, atje ju e keni vendin dhe nuk meritoni që të veshni fanelën e Bashkimit".
Kumanovë:Bashkimi - Bregallnica (D) 3:3 (1:1)
STadiumi i Bashkimit.
Koha dhe tereni të mirë për lojë. Shikues:4.000.
Refer kryesor: Kirovski Marjan - Shkup. Golashëues: Ismaili, Plepolli dhe Trenovski
(Bashkimi), kurse: Desousa,Valldivino dhe Gjorgjiev (Bregallnica).
Karton të verdhë: Qerimi (B) përderisa (Micevski, Arua dhe Gjorgjiev (B.D).
Karton të kuq: Millosheviq (B.D).
BASHKIMI: Plepolli (Zendeli) Ismaili (Bakiu), Stojmenovski, Stojanovski,
Trenovski, Elmazovski, Aziri, Fatiq, Qerimi (Prepolli), Isufi, Garçeviq.
BREGALLNICA (D): Micevski, Gjurçevski, Vallivino (Jovkov), Millosheviq ,
Arua, Ivanovski, Stojanov, Vidall (Petkovski), Deosusa (Donev), Presillski
dhe Gjorgjiev.
Bashkimi me fanela "kuq e zi"
Skuadra e Bashkimit nga Kumanova ndeshjen e sotme me Bregallnicën nga
Dellçeva , nuk e filloi me përgatitje e tyre tradicionale "zi gjelbërt", por me fanela të reja "kuq e zi", që është ngjyrë rezerve e kësja skuadre. Kjo veshje e re ju solli fat që fituan pikën e parë me që se në tri ndeshjet e ardhshme po që se fitojnë një pikë do jetë shume sukses i madh. Luajnë me Sileksin të mërkurë, pastaj Vardarin dhe Bellasicën, të trija këto skuadra
të kreut të tabelës sipas kualitetit me të cilin disponojnë.
Maxhuni në timonin e Bashkimit
Trajneri i mirënjohur kosovar Hysni Maxhuni, pas largimit të Edmond MIhës e mori timon e skuadrës së Bashkimit. Maxhuni sot debutoi në bangën e kësja skuadre kumanovare. Por reagimete tija në shikimtë parë nuk ishin aq shum të mira dhe mundeshte lirisht të konstatohet se edhe qëndrimi i tij në kët skuadër do jetë i shkurtë. Reagimet jo të mira sipas burimeve tona në radhët
e Bashkimit, të Maxhunit ishin se ai duhet ti mer të gjitha punët në duart e tija sa i përket përpilimit të formacionit të skuadrës dhe nga ai të kërkohet përgjegjësi po që se nukka rezulltat. Aritëm të vërejmë se ish opozita e trajnerit Miha, sërish është opozit edhe e këtij trajneri të mirënjohur kosovar. Ndoshta do jetë mirë që Maxhuni sa më herët të paketojë valixhet dhe të largohet sa po nuk e ka humbur rejtingun e tij nga "analfabetët e futbollit", të cilët përmes qëndrimit në opozit dëshirojnë të
minojnë punën e trajnerëve nga jasht dhe vetë të dalin në sipërfaqe si shptimtarët e futbollit kumanovarë.
__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.
Modifikuar nga qershor13 datë 09/02/2004 ora 16:34
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|