Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Viktime e emigracionit. Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 4.00.
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Viktime e emigracionit.

Po e hap kete teme per te kujtuar mikun dhe shokun tim me te mire , te cilit i ndodhi nje vdekje tragjike.

Me Bardhin u njohem vite me pare ne qytetin e Lushnjes , ku ai jetonte dhe punonte. Prej dites qe u njohem ne u beme shoke te ngushte. Ne vinim shpesh tek njeri-tjetri.
Bardhi ishte djale me virtyte te rralla: punetor i palodhur, njeri i sinqerte dhe i dashur, ishin dy nga virtytet e shumta te tij. Puna e beri specialist te mire. Me ardhjen e shoqerise italiane qe privatizoi fabriken e tullave ne Lushnje , ai punoi per kete shoqeri.
Pronaret e rinj duke pare punen e tij e moren ate ne Itali ne fabriken e tullave ne qytetin Perlezzi.
Keshtu emigrimi na ndau. Bardhi dhe ne frontin e ri te punes punonte shume dhe shpejte.
Mbas nje viti ai merr me vete ne Itali edhe gruan me tre femije.
Duket sikur puna dhe jeta po merrte per mbare per te. Por ja vjen 3 Marsi dita qe ndyshon gjithcka ne jeten e tij. Makineria e prerjes se tullave ku ai punonte ishte bllokuar nga balta e tullave.
Mbasi nderprene punen e makinerise Bardhi u fut qe te pastronte mbeturinat e baltes qe kishin mbetur brenda ne makineri.
Ne ate cast makineria u takua automatikisht dhe copeton pa meshire trupin e tij . Shoket e punes, shqiptare dhe italiane u turren drejt tij. Bardhi ende pa dhene shpirt i shikonte ata ne sy dhe dukej sikur iu lutej "- me shpetoni se kam tre femije te mitur per te ushquer." Menjehere e cuan ne spital por atij i kishte rrjedhur shume gjake. Mjeket bene cka munden. Por as mjeket me punen e tyre nuk munden ta sillnin dot ne jete, as te afermit e tij qe u gjeten menjeher aty , gruaja , kunati , vellai dhe nipi i tij , as shoket e tij te punes qe e nderprene te gjithe punen dhe e shoqeruan ate per ne spital , nuk munden te benin dot gje.
Bardhi kishte humbur shume gjake dhe nuk mund te vinte dot ne jete. Keshtu Bardhi u nda nga jeta ne moshen 40vjecare duke lene ne nje gjendje mjaft te veshtire gruan me tre femije te mitur.
Pra me 3 Mars 2003 , Bardhyl Latifi(Bardhi) i shtohet numrit jo te vogel te viktimave te emigracionit.



Si reagojne femijet e Bardhit !

Entela , e shoqja e Bardhit tashme e veja e tij ka perqafuar tre femijet e saj e qan mbi kokat e tyre. Me zerin e saj qe i eshte ngjirur fare , ju flet femijeve. Asnje nuk e kupton se cfare ajo u flet vogelusheve sepse zeri i saj pothujse nuk degjohet fare. Ndihet vetem nje si murmeritje . Te vetmit qe e degjojne dhe e kuptojne ate jane vogelushet e saj. Njerezit e shumte qe jane mbledhur rreth tyre shohin nje skene shume prekese dhe mbajne vesh me qetesine me te madhe .
Entela vazhdon te qaje, te puthe sa njeri-tjetrin nga femijet e saj dhe u drejtohet atyre.
-Tani Babin nuk e kemi me . Ai u vra ne pune dhe zoti e mori lart ne qiell. Tani une ju kam vetem ju dhe ju me keni vetem mua, kurse babi do te na mungoje pergjithmone. Tani burrin e shtepise do te kemi Xhekun ......dhe nuk mund te vazhdoje dot me se lotet e mbysin.
Dhe ja si reagojne te tre femijet me zerin e tyre feminor:
Xheku , femija i pare 12 vjec - " Mami mos qaj kaq shume , ja shikome mua une nuk do te qaj se tani jam i rritur, jam burre dhe burrat nuk qajne .
Greta , femija e dyte 7 vjec - " Mami une e di pse e morri zoti babin tone . Babi eshte engjell dhe engjejt rrine me Zotin lart ne qiell.
Reana , femija e trete 4 vjec -" Mami, po pse nuk po vjen babi nga puna ? Pse po rri ai kaq gjate ne pune ?, mua me morri malli per te .
Entela ju ferkon kokat , i puth here njerin , here tjetrin duke u ngasheryer mbi kokat e tyre.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Mars 2003 09:35
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Keni Kliko këtu për të kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Keni't! Kërko mesazhe të tjera nga: Keni Shto Keni në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Keni në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
mjellma
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 29/12/2002
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 45

Keni eshte nje histori vertete tragjike,perballe te ciles ndihem krejtesisht e prekur.Kjo histori te ben te kthesh koken pas ne jeten e seicilit dhe te shohim se cfare kemi bere ne kete jete.cfare perjetuam dhe cilat jane mundesite e te ardhmes sone.Eshte e tmerrshme te mendosh se nje njeri i mrekullueshem e gjen perfundimin e jetes nen tmerr dhe le pas mjerimin e te dashurve te tije dhe nderkohe jeta mban nen ritmin e vet te tjere qe fare mire i rendojne me veprimet e tyre,por prape jemi te pafuqishem Keni te veprojme kunder ligjesise se fatit dhe vetem te presim se cfare na ka caktuar kjo peshore e padrejte....

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Mars 2003 22:34
mjellma nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të mjellma Kliko këtu për të kontaktuar me mjellma (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: mjellma Shto mjellma në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto mjellma në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Denix422
Anetar i ri

Regjistruar: 21/01/2003
Vendbanimi: Virginia,USA
Mesazhe: 6

Teme prekese

Keni, edhe une Lushnjar jam vella dhe mbase ket persone e kam njohur si fytyre. Leq me vjen qe e degjova kete lajm, jane shume persona qe vuajne te njejten gje, Len vendin e tyre dhe emigrojne per nje jete me te mire e me shpresa te medha, dhe gjejne vekjen.....Jeta eshte Lufte vella

__________________
Shnet e jete, se te tjerat vijne vet.... Ne emigrim jetojme, por Shqiperin cdo dite e kujtojme.....

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Mars 2003 21:15
Denix422 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Denix422 Kliko këtu për të kontaktuar me Denix422 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Denix422 Shto Denix422 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Denix422 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Mjellma faleminderit per mesazhin.. Edhe ti gezim e mbaresi pac ne jete.


Denix422 edhe ti vella faleminderit dhe pac fatin e mire ne jete. Meqe me the se je nga lushnje mendoj se duhet ta kesh njohur Bardhin sepse ai kishte shume shoqeri te zgjeruar. Po me mire pyet njerzit e tu ne Lushnje se ata duhet ta njohin mire.
Me respekt Keni.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Mars 2003 09:20
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Keni Kliko këtu për të kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Keni't! Kërko mesazhe të tjera nga: Keni Shto Keni në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Keni në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
eliz
Veteran ne forum

Regjistruar: 16/10/2003
Vendbanimi: Toke
Mesazhe: 1679

Keni,megjithese vone (sot lexova shkrimin)doja dhe une te shprehja keqardhjen time per humbjen tragjike te shokut te ngushte.Une si e huaj kur lexoj dicka kaq rrenqethese me lind pyetja:A KA ZOT?Po juve?S`arrij te konceptoj se cfare ndjenjash ju kane pershkuar.Nuk duket aspak e drejte njerez te tille te ken kete fat.Po ke degjuar te gjithe njerzit e mire kane fat.............. .Aspak e drejte.
Ju uroj shendet!

__________________
E vetmja here qe nuk do ia arrish,do te jete perpjekja e fundit.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Tetor 2003 05:38
eliz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të eliz Kliko këtu për të kontaktuar me eliz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të eliz't! Kërko mesazhe të tjera nga: eliz Shto eliz në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto eliz në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Faleminderit per ngushellimin dhe fjalen e mire. Po te them se Ai ishte buri i goces se xhaxhait tim.
Me respekt keni

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Tetor 2003 07:15
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Keni Kliko këtu për të kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Keni't! Kërko mesazhe të tjera nga: Keni Shto Keni në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Keni në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
fluturake
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 27/02/2003
Vendbanimi: gjithkund e askund
Mesazhe: 174

Keni me vjen shume keq dhe ngushellime.
Kur e lexova tregimin tend qava dhe e kuptoj shume mire sa e rende eshte per te gjithe te humbasin njeriun e tyre me te dashur.E kam perjetuar vete nje gje te tille kur kam qene femije dhe them se edhe sot e kesaj dite e ndjej mungesen e prindit dhe nevojen per ta pasur prane,por qe eshte e pamundur.Shpresoj q

__________________
Njerez te mire jane ata qe vetem e mendojne ate qe te tjeret e bejne me gjithe mend.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Tetor 2003 17:09
fluturake nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të fluturake Kliko këtu për të kontaktuar me fluturake (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të fluturake't! Kërko mesazhe të tjera nga: fluturake Shto fluturake në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto fluturake në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
fluturake
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 27/02/2003
Vendbanimi: gjithkund e askund
Mesazhe: 174

Keni me vjen shume keq dhe ngushellime.
Kur e lexova tregimin tend qava dhe e kuptoj shume mire sa e rende eshte per te gjithe te humbasin njeriun e tyre me te dashur.E kam perjetuar vete nje gje te tille kur kam qene femije dhe them se edhe sot e kesaj dite e ndjej mungesen e prindit dhe nevojen per ta pasur prane,por qe eshte e pamundur.Shpresoj qe kusherira jote dhe femijet te mos kene me gota te hidhura per te pire ne jete.

__________________
Njerez te mire jane ata qe vetem e mendojne ate qe te tjeret e bejne me gjithe mend.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Tetor 2003 17:12
fluturake nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të fluturake Kliko këtu për të kontaktuar me fluturake (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të fluturake't! Kërko mesazhe të tjera nga: fluturake Shto fluturake në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto fluturake në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Keni, edhe une sot kam humbur nje mik mjaft te mire... arsyet? Nuk e perballoi dot jeten e emigracionit pafundesisht..., keshtu vendosi i dha fund vete jetes se tij. Ngushellimet e mia per mikun tend, nderkohe une po qaj per mikun qe sot humba vete.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 31 Tetor 2003 03:48
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
eliz
Veteran ne forum

Regjistruar: 16/10/2003
Vendbanimi: Toke
Mesazhe: 1679

I-lire, ngushellimet e mia.Qe te arrije te mari nje vendim te tille duhet te ishte shume i vetem.Po me vjen shume keq.Cfare moshe kishte djali?

__________________
E vetmja here qe nuk do ia arrish,do te jete perpjekja e fundit.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 31 Tetor 2003 07:21
eliz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të eliz Kliko këtu për të kontaktuar me eliz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të eliz't! Kërko mesazhe të tjera nga: eliz Shto eliz në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto eliz në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:43 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Viktime e emigracionit.

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.