diellza26
i am a good person

Regjistruar: 09/07/2004
Vendbanimi: ku te dua
Mesazhe: 359
|
Gjuha eshte element i rendesishem qe dallon nje komb nga nje tjeter, dhe une jam shume e ndjeshme nga ketij asimilimi qe po ndodh dhe me hapa mjaft te shpejte bile, ne lidhje me gjuhen( tek emigrantet).
Kjo po ndodh edhe me bastardimin e gjuhes shqipe ketu brenda kufijve, por nuk dua te dal jashte teme.
Kudo ne bote ka ndodhur qe per shkak te kushteve historike, politike etj te kete patur emigrim ne mase nga nje vend pak ose aspak i zhvilluar ne nje vend te fuqishem ekonomikisht. Megjithate kjo sdo te thote qe bashke me lodhjen dhe kontributin qe ne japim me punen tone ne vende te ndryshme, te leme pas dore ( ta injorojme ne njefare menyre) ate qe ne dallon nga te tjeret, gjuhen e bukur shqipe.
Ne mbeshtetje te para shkruesve, une mendoj se kjo dukuri eshte pasoje e nje mendjelehtesie idiote te shume emigranteve nje pjese e te cileve "intelektuale", por qe vertet dyshoj ne formimin e tyre.
Me beri pershtypje nje nate, nje kronike e pergatitur ne nje nga kanalet televizive tonat, qe u dha mbi nje vajze shqiptare qe jetonte ne gjermani, 15 vjec nje teniste e re ne moshe por me shume te ardhme, e cila fliste shume pak ose aspak gjuhen shqipe, dhe flitet per nje person ne nje fare menyre publik, e cila ne nje te ardhme te afert, per vec se me nje origjine shqiptare (edhe kjo rastesisht e trasheguar nga prinderit), me asnje gje tjeter nuk te bind mbi kombesine e saj.
Nese shqiptaret e kosoves, gjate gjithe kesaj kohe nen pushtim apo nje pjese tjeter e tyre ne emigrim kane ruajtur me sa kane patur mundesi gjuhen shqipe, shqiptaret e shqiperise ( ne masen me te madhe te tyre )nuk e kane bere nje gje te tille kete 15-vjecar te emigrimit te tyre neper bote. Mendoj se eshte nje shembull i mire per tu ndjekur nga shqiptaret e shqiperise kudo qe ndodhen ne kater anet e botes ( pa lene pa permendur ketu dhe angazhimin serioz te shtetit shqiptar ne lidhje me kete problem.)
Me shpresen qe ndergjegjesimi ne lidhje me kete problem tek emigrantet shqiptare do te vije para se te jete teper vone.....
__________________
Duajini prinderit nese jane njerez te mire, e nese jo, atehere, durojini.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|