Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Ti qe Shkelqen ne Amerike, Venitesh ne Shqiperi!
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
unforgiven
*$*$*

Regjistruar: 08/07/2003
Vendbanimi: *$*$*
Mesazhe: 958

Ti qe Shkelqen ne Amerike, Venitesh ne Shqiperi!

Botuar ne Gazeten Koha Jone, 23 Janar 2004


Disa rreshta shkeputur nga Letra e hapur e nje mesueseje me ish-nxenesen e saj, aktualisht studente e shkelqyer ne nje nga Universitetet me te njohura amerikane.

Qe ketu jeni e rrezuar, pasi Ai qe do t'ju merrte ne pune do te frikesohej nga aftesite dhe do ta hidhte ne koshin e letrave Dosjen tuaj amerikane. Nese ju, duke perdorur anglishten, ferngjishten, italishten, do te perpiqeshit te ngjitnit shkalle nje dite, keni gabuar tashme, pasi jeni marre me studime te thella teorish, ambicjesh, divergjencash, kontradiktash qe zhvillojne shoqerine por keni harruar dhe nuk jeni kujdesur per veten tuaj, Ju nuk i keni sjelle prej Amerike bluzat permbi bark, nuk jeni mberthyer nga veset e moshes suaj qe ju josh per lakuriqesi trupore.Ju rrofte Diploma, sepse as si Sekretare nuk do te gjeni vend ne nje Dikaster!

************

Ju ftoj ne diskutim:

A eshte kjo nje thirrje qe mesuesja i ben ish nxeneses se vet per mos kthim mbrapa?
A eshte ky realiteti i Administrates se sotme Shqiptare?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Janar 2004 19:46
unforgiven nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të unforgiven Kliko këtu për të kontaktuar me unforgiven (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: unforgiven Shto unforgiven në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto unforgiven në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

mendoj se po........ jo pak veta jane kthyer te pergatitur dhe nuk po gjejne vendin e tyre per ate qe kane mbaruar...

ne shqiperi funksionon vetem nje rregull. sa me i paafte te jesh aq me lart shkon... sa me maskara te jesh aq me i pasur behesh....

lum si ne qe u nisem me mendimin se do kthehemi ti sherbejme vendit dhe po endemi me ate ndjenjen qe nuk na duan te kthehemi...

personalisht keshtu ndihem keshtu mendoj...

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Janar 2004 21:45
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ana
Whatnot

Regjistruar: 18/02/2003
Vendbanimi: Ja ketu
Mesazhe: 405

Une mendoj qe po te futesh ne procesin konkurues normal per cdo vend pune, me kualifikimet perkatese, nuk ka arsye perse te mos pranohesh. E kam nga eksperienca e nje kusherires time, qe vajti kapi nje Minister, qe nuk dua ta them me emer, ketu e 3 vjet me pare, pasi u kthye nga nje periudhe 6 vjecare jetese ne Itali.

Ai u tregua shume i njerezishem, dhe i tregoi per disa pozicione qe po hapeshin ne disa kompani me te cilat Ministria po kryente biznes, dhe qe ishin ne profilin e kesaj kusherires time. I kerkoi t'i niste nje resume, dhe favori qe ai si Minister i beri, ishte qe ia permendi emrin e saj ne nje takim me presidentin e kompanise. Si perfundim, sic rrokullisen shpejt gjerat ne Shqiperi, ky ministri u hoq nga detyra dhe ky muhabet ngeli pezull sepse dhe biznesmenet u terhoqen, kur politika nuk eshte stabel, nuk ka si te jete biznesi.

Desha te them qe gjerat jane te mundura, kuptohet qe procesi i konkurences ka qene eshte dhe do te jete gjithmone, si kudo. Kjo nuk duhet te merret si padrejtesi ndaj atyre qe vijne nga jashte.

Tani nese keta shqiptare qe vijne nga Amerika e Europa me tituj dhe na aplikojne per Ministra apo presidente, patjeter qe nuk i merr njeri ne pune, sepse jane te tjeret qe kane zene radhen me vite, duke marre pjese aktive ne jeten politike e shoqerore te vendit, nga afer.
Por per pozicione specialistesh, jam me se e sigurt qe punesohen dhe i kane shanset krejt te barabarta me aplikantet e tjere.


Mos harroni dhe njehere faktorin konkurence, lista e intelektualeve qe kualifikohen jashte rritet ndjeshem cdo vit, ndaj nuk eshte nje cudi e madhe qe te kesh marre nje master qe e merr kushdo qe ka nje Bachelor Degree e te mbetesh pa pune ne Shqiperi, sepse per te njejtin vend pune, ashtu si ti kane kualifikimet perkatese nja 30 veta.

__________________
Success stands mostly in not giving up, when the others have let go.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 24 Janar 2004 22:11
Ana nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ana Kërko mesazhe të tjera nga: Ana Shto Ana në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ana në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ka episode "miqsh" ashtu sic ka shume me teper episode konkurimesh korrekte. Nuk jam aspak dakort me deklarimin e analistes se ne Shqiperi ecin maskarenjte, ashtruesit etj. Eshte nje ofendim teper banal qe nuk do e beja si princip edhe sikur te dija shume raste te tilla.
Ka shume e shume njerez te mire qe arrijne te hyjne neper kompani duke konkuruar denjesisht.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Janar 2004 06:36
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
unforgiven
*$*$*

Regjistruar: 08/07/2003
Vendbanimi: *$*$*
Mesazhe: 958

Po e vazhdoj me pjesen tjeter te kesaj letre:

Aristokracia e larte shqiptare nuk do t'ju duroje dot, sepse eshte nje aristokraci e dale nga fitime te bujshme, jo nga shkollime te bujshme. Ata me te cilet Ju duhet te ndesheni per te mos i bere iluzionet tuaja te humbura, nuk do te kene durimin t'ju degjojne deri ne fund, sepse Ju pelqen me shume te flasin ne celular me Dogana, Tatime, Sherbime, dreka e darka.Kur t'i degjosh te flasin ashper, do veresh qe nga goja do t'u dalin vetem ngjirje, qe jane gjithmone e me cjerrese, me te besdishme.Te konkurosh shkollen shqiptare te politikes, do te ngaterrohesh nga maturia e virtyteve te tyre , pasi kane gishterinj me te zgjuar e me te shkathet se gjithe vitet e shkollimit perendimor. Ah, Ju do te harroni qe keni te beni me njerez shume te uritur, qe nuk kuptojne filozofine tuaj per te projektuar luften kunder urise ne Shqiperi. Ju nuk jeni te afte te dini te kalkuloni si shiten Bankat, si vidhet Ari, ju nuk dini kursin e transportimit te qenieve njerezore , Ju nuk njihni poshterimin e intelektualit, nuk e dalloni temperaturen e morgut te Jonit,sepse Ju keni mesuar shume: gje qe ju ka humbur aftesine te jeni e dhunshme.
**********

Kete teori qe ndoshta s'ka ditur t'ua demonstroje profesori i mencur amerikan, po jua them une sipas stilit tim letrar te mesuar nga ambicjet e mia kulturore:
" Sa me pak vlere te kete njeriu, aq me shpejt arrin suksese, pranon c'do pakenaqesi, duron cdo fyerje, mburr pasionet e vogla e te uleta".Kam takuar mjaft te tille qe fillojne e fryhen, kur populli ka kohe qe i rrefen me gisht." Shikoni ja nje njeri i madh"!
Po politikanet u ngjajne ketyre kacekeve qe fryhen e fryhen e brenda jane zbrazet. Ju nuk do ti plotesoni dot keto kushte , kur vete me shkruani se jeni lodhur shume.......per shkak te ngarkeses mesimore e qellimit tuaj te arte. Sepse kaq te kane thene prinderit tuaj qe vetem me djerse mund te cash ne jete, por nuk e mbollen kurre shpirtin e keq sepse te rriten mes varferise dhe nderit me te cilin ata perpiqen te jetojne. Duhet ta dini se lufta nuk do te mbaroje nese keni talent, ndaj ishte me e dobishme te mos e kishit.
Ndergjegjja juaj e paster do te lekundet para atyre qe kane ne dore suksein Tuaj. Mgjth e cmoj vullnetin tuaj te mire, pasi asgje nuk i jep vrull gezimit me shume se sa nje vullnet i larte. Ne fakt jemi shume te lodhur , s'mund as te vdesim: akoma jemi sy hapur, vazhdojme te rrojme ne morg. E vertete eshte se dashurojme jeten, jo sepse jemi mesuar me te , por sepse jemi mesuar te dashurojme.

Ti kembengul te Vish ne Shqiperi kur te mbarosh masterin e mbrosh doktoraturen. Dhe eja dhe une sinqerisht do te te prezantoj:

Ja nje idealiste qe vjen ne arene t'ia shqyejne bishat endrrat!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Janar 2004 18:08
unforgiven nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të unforgiven Kliko këtu për të kontaktuar me unforgiven (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: unforgiven Shto unforgiven në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto unforgiven në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
unforgiven
*$*$*

Regjistruar: 08/07/2003
Vendbanimi: *$*$*
Mesazhe: 958

Kur lexova kete mesazh , shkruar me pergjegjesi te trefishte si ish-mesuese, intelektuale dhe si qytetare shqiptare, mu krijua ideja e nje mesazhi publik drejtuar gjithe studenteve shqiptare kudo ku studiojne, drejtuar gjithe intelektualeve shqiptare si per ti vene ne dijeni per atmosferen ku punojne, drejtuar gjithe kesaj shtrese burokratike si per tu treguar " Ne kemi sy"!

Dhe kjo leter eshte kaq reale ne administraten e sotme shqiptare, ku vlera permbyset nga pislleqet, pazaret, nga forca.

Nuk mohoet egzistenca e intelektualeve te pergatitur, te kohes, por nuk jane ata qe drejtojne kete kupole, nuk jane ata qe drejtojne reformat, transaksionet........
Ndryshe qendron problemi ne kompanite e Huaja dhe ato private shqiptare, ku punojne pjesa derrmuese e te afteve, por kjo nuk duhet te jete nje faktor i kenaqshem, sepse arritja e nje shteti, prezantimi i nje vendi fillon nga administrata shteterore, nga ajo administrate qe mund ta quaj me plot gojen Kazerme te fortesh dhe injorantesh.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Janar 2004 18:22
unforgiven nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të unforgiven Kliko këtu për të kontaktuar me unforgiven (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: unforgiven Shto unforgiven në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto unforgiven në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ana
Whatnot

Regjistruar: 18/02/2003
Vendbanimi: Ja ketu
Mesazhe: 405

Ok, Mona, une do sjell dhe nje rast tjeter fare te fresket te nje ish profesorit tim qe eshte qytetar kanadez, ka jetuar ne Toronto disa vjet duke punuar ne nje spital ne fushen e ekspertizes se tij, qe jane rekordet ne sistemin mjekesor, statistikat, pra gjera te ketij lloji. Ka PhD ne kete fushe.

Sapo mori shtetesine kanadeze, u kthye ne Shqiperi ku pas nje fare kohe i ofruan postin e Zevendesministrit te Shendetesise, aktualisht eshte ne kete post.

Ai eshte kthyer me ambicje te medha, te kompiuterizoje gjithe sistemin e te dhenave ne mjekesine shqiptare.

Eshte njeri vlerat e te cilit, nuk kane mbetur te diskutohen ketu, por nejse. Ja ai punon ne nje post te rendesishem ne mjekesine Shqiptare dhe nuk eshte as i forte dhe as injorant.

Nuk e perjashtoj faktin qe njerez te paafte vazhdojne te fryjne administratat, por ne procesin e punesimit gjithnje e me teper futen kritere konkuruese, sepse konkurenca eshte e madhe, pervit dalin me qindra vete nga bankat e shkollave dhe gjithnje e me teper ve re qe studentet perpiqen te dalin me nota me te mira, dhe te marrin lloj lloj certifikatash e kualifikimesh qe te kene shanse te mira punesimi.

Vellai im u diplomua ne finance vjet ne vere, dhe derisa perfundoi shkollen mbroi 2 gjuhe te huaja, mori patenten e makines, beri disa kurse kompiuteri jo vetem per office programs, por per gjera qe i duhen ne karrieren e tij te mevonshme, dhe ka bere pune part time gjate kohes qe ishte student, qe te kishte eksperience pune ne resume.

Dhe me nje proces te drejte konkurues arriti te marre nje vend pune ne Telekom, qe mesa di eshte akoma kompani shteterore dhe varet nga Ministria e Ekonomise.

Cfare dua te them? Shqiperia nuk eshte e njejte me Shqiperine e viteve 90, gjerat kane ecur dhe do vazhdojne te ecin, here per keq e here per mire, por eventually gjerat do shkojne perpara.

__________________
Success stands mostly in not giving up, when the others have let go.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Janar 2004 22:02
Ana nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ana Kërko mesazhe të tjera nga: Ana Shto Ana në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ana në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
unforgiven
*$*$*

Regjistruar: 08/07/2003
Vendbanimi: *$*$*
Mesazhe: 958

Ana! Per rastin qe ju permendet me lart, te jesh i kompletuar ne profesion, pse jo me tituj plus te jesh militant i nje rryme politike mundesia nuk eshte e njejte me dike qe investon vetem ne profesion.

Kam patur fatin te punoj direkt pas diplomimit ne kupolen e kesaj administrate, ne nje vend pune qe kushdo e kishte ender. Me kerkesa teper te medha ndaj vetes, me dy diploma dhe nje sere specializimesh nga Universitetet me te mira Europiane fillova punen tere energji me mendimin se do te jepja max tim, pse jo te sillja dicka te re. Dita e pare e punes ishte nje show, ku prezantimi im krijoi piket e para te vleresimit, por kursesi vleresim profesional. Ditet kalonin dhe une ngjaja si " Ufo" ne ate ambjent te stermadh, ku cdo gje behej vec pune e mirefillte Jo.
Duhet te isha pjese e parades se modes cdo mengjes, me pas pjese e thashethemeve te kafese, duhet te perkrahja miqte e shefit te madh, te urreja kundershtaret e tij, per punet qe duheshin bere duhet te pyesja gjithmone me te "medhenjte" se perndryshe fluturoje si leter e zhubrosur ne koshin e plehrave.
Nuk kisha patur kohe te isha ne kontakt me lajmet, informacionet ne te kundert do te isha me e mireinformuar per kasten politike, do te isha me e parapergatitur per kete pozicion. Tenderat ishin nje "loje gjigante " ku miliardat ishin thjesht nje top bilardoje dhe hidheshin me lehtesine me te madhe."Whiski" qe shoqeronte kete loje shtonte buzeqeshjet cinike te njerezve me te paskrupullt qe kam pare ndonjehere. Pas dyerve dhe xhamave populli brohoriste me te madhe per ta, u jepte voten dhe ata vazhdonin, vazhdojne dhe kane per te vazhduar......se ne kapitalizem vepron ligji i te fortit, te pasurit, mafjozit, dhe keta jane te kompletuar!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Janar 2004 17:03
unforgiven nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të unforgiven Kliko këtu për të kontaktuar me unforgiven (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: unforgiven Shto unforgiven në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto unforgiven në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ana
Whatnot

Regjistruar: 18/02/2003
Vendbanimi: Ja ketu
Mesazhe: 405

Megjithate ti e paske marre " vendin e punes te endrrave te tua" Mona, per kete po flasim, qe te pakten ne administrate po futen te shkolluar e specialiste, dhe kjo eshte pozitive. Nuk e kam idene nese edhe ti ke duartrokitur per ndonje rryme politke te caktuar qe arrite deri atje, por ma ha mendja qe jo.

Tani administrata shqiptare kjo eshte dhe Shqiperia eshte kjo qe eshte, dhe te paaftet nuk do i vrasim me pushke, ata kane qene, jane dhe gjithmone do te te jene, per mua ka rendesi qe gjithnje e me teper po punesohen specialiste te mirefillte.

Qe kur kam shkuar ne emigracion jam mesuar qe ecurine e jetes time ta mas jo me te tashmen, por me bilance nje vjetore, krahasoj si isha ne fund te vitit vjet, me si isha ne fund te vitit kete vit, dhe vura re qe kisha bere perpara, kisha bere disa arritje shume pozitive, etj.

Ketu po bej nje bilanc 10 vjecar, dhe them qe cdokush e ka vene re qe nga mentaliteti per te punesuar vetem dhe vetem te besuarit e Partise ne administraten shteterore, tani futet kushdo qe ka kualifikimet perkatese, ku Bachelor Degree eshte minimumi i kerkesave. Nuk them qe perseri nuk futen te paaftet, edhe ata i gjejne mjetet e tyre per te mbijetuar ne kete bote, por shoh progresin, nuk e shoh si regres, nuk e di a ma kupton idene.

Sepse sikur te gjykoja si kjo pseudo mesuesja qe ka shkruar kete leter kaq cinike, dhe sikur te gjithe te gjykonin si ajo, Shqiperia do ishte boshatisur nga njerezit, do iknin nga syte kembet te gjithe., nuk do kishte me Shqiperi.

Une ne vend te saj, do e keshilloja ish studenten time, qe te vinte pak kohe ne Shqiperi, te vendoste disa lidhje qe do i duheshin, te merrte informacion, dhe nese ajo eshte vertet kaq brilante sa thuhet ne leter, jam 100% e sigurt qe nuk do dilte pa gje, mbase jo Ministre, por nje pune te mire ne Tirane do e gjente. E keqja qendron qe nuk do paguhej me dollare amerikane ne shumicen e puneve, dhe po te isha une ky do ishte problemi kryesor. Sa per drekat e darkat e sorollatjen ne pune, well, edhe ketu ne punet e shtetit njerezit i marrina rrogat kot, nuk kane ndonje pune kushedi, futu ne nje kompani private, dhe te numerojne dhe sa minuta ndenje ne banje.........

E perbuz cinizmin, dhe gjithe atyre shqiptareve qe jane shkolluar jashte, sidomos atyre qe kane ikur ne moshe te re, dhe jane ende pa familje, i keshilloj qe pasi te shkollohen, ta konsiderojne nje here Shqiperine, ta eksplorojne, ashtu sic eksplorojne tregun e punes kendej, per te pare se ku i kane mundesite e punesimit. Le ta konsiderojne si aventure, kush me mire se nje i ri e perballon dhe aventuren, dhe stresin, me shpirt te lehte!

Shqiperine po nuk e beme ne, asnjeri nuk do ta beje, bottom line!

__________________
Success stands mostly in not giving up, when the others have let go.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Janar 2004 19:48
Ana nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ana Kërko mesazhe të tjera nga: Ana Shto Ana në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ana në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
unforgiven
*$*$*

Regjistruar: 08/07/2003
Vendbanimi: *$*$*
Mesazhe: 958

E dashur Ana!

Besoj se jetoni ne Toronto, dhe e ke pare kush eshte me e vleresuar puna ne Goverment apo ne nje kompani private, sado e madhe qofte?
Dhe nuk eshte kjo zgjidhja qe ne se kthehem ne Shqiperi , kompanite apo Bankat private te jene opsioni i vetem.

Mendoj qe administrata shteterore duhet te zere peshen me te madhe dhe te gllaberoje gjithe ajken intelektuale, si ne cdo vend te zhvilluar, perndryshe vendi yne do te jete ne vend numero.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Janar 2004 19:57
unforgiven nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të unforgiven Kliko këtu për të kontaktuar me unforgiven (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: unforgiven Shto unforgiven në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto unforgiven në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 06:08 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Ti qe Shkelqen ne Amerike, Venitesh ne Shqiperi!

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.