Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Arsimi > Arsimi Shqiptar > Tirane, shembet tavani i klases, plagosen 2 nxenes dhe mesuesja
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veçse në dorën e Zotit!
Mesazhe: 2053

Tirane, shembet tavani i klases, plagosen 2 nxenes dhe mesuesja

E Enjte, 17 Nentor 2005

Ne nje nga klasat e shkolles "7 Marsi" ne kryeqytet, e saporikonstruktuar nga firma 2K, eshte rrezuar suvaja e tavanit, duke rrezikuar seriozisht jeten e nxenesve. Drejtoria Arsimore i hedh fajin Bashkise. Reagimi i perfaqesuesit te firmes: "Mendova se ishte bere nami". Rrefimi i 13-vjecares Hasanllari


"Per kaq me keni thirrur. Mendova se ishte bere nami". Ky ka qene reagimi i perfaqesuesit te firmes 2K, qe ka kryer rikonstruksionin e shkolles "7 Marsi", dje, pas plagosjes se dy nxenesve 13-vjecare dhe nje mesueseje, teksa po zhvillonin nje ore mesimi, ne nje nga klasat e katit te dyte. Ne ato momente, suvaja e tavanit u ka rene mbi koke, duke rrezikuar seriozisht jeten e tyre. Klaudia Hasanllari ka pesuar nje te care ne koke, nderkohe qe shoqja e saj dhe mesuesja qe ishte ne klase, kane pesuar plage te lehta. Ndersa nxenesit tregojne castin e tmerrit, Drejtoria Arsimore i hedh fajin Bashkise: Ajo eshte kompetente per firmen qe po kryen rikonstruksionin e shkolles dhe ne nuk kemi asnje pergjegjesi".

Shembja

"Fillimisht degjuam nje zhurme dhe na u duk si termet, pastaj filloi te bjere suvaja e tavanit dhe te gjithe u tmerruam dhe dolem duke vrapuar nga klasa". Keshtu e ka perjetuar 13-vjecarja Klaudia Hasanllari momentin kur eshte shembur tavani i klases ku ajo po mesonte. Sapo ishin kthyer nga "pushimi i madh", sic e quajne femijet dhe kishin oren e katert te mesimit. Rreth ores 11.00, nxenesit e klases 7/b, kane qene duke bere fizike me mesuesen Trendafile Guga. "Ne ate kohe, degjuam nje zhurme dhe menduam se i gjithe tavani po na bie mbi koke. Ashtu sic ishim, dolem me vrap jashte, pa e kthyer koken fare", tregojne nxenesit e kesaj klase. Nderkohe, nje prej tyre kishte mbetur e plagosur rende. Vajza e nje oficeri policie qe eshte ndare nga jeta ne vitin 2002, si pasoje e nje aksidenti, Klaudia Hasanllari kishte marre nje plage te rende ne koke dhe disa gervishtje ne duar. Ajo eshte derguar menjehere ne Spitalin Ushtarak, ku pas mjekimit eshte rikthyer prane familjes. Por ajo nuk ka qene e vetmja e demtuar.

Plagosja

Plage te lehta ne kurriz ka marre edhe bashkemoshatarja e saj, Enxhi Kelo dhe mesuesja Trendafile Guga qe eshte demtuar ne kembe. Ajo ka treguar per "Korrieri"-n se ishte duke shkruar dhe ka degjuar vetem nje zhurme. "Aty me erdhi nje goditje ne koke, por shoket dhe shoqet me ndihmuan te dal nga rrenojat pasi e gjithe suvaja e tavanit, po binte mbi kokat tona. Pastaj nuk mbaj mend me se c'ndodhi", ka treguar e traumatizuar 13-vjecarja. Nderkohe, eproret e shkolles jane shperqendruar jashte mase pas momentit te aksidentit dhe kane pezullluar zhvillimin e mesimit. Ndersa, i menjehershem ka qene edhe reagimi i firmes qe kishte fituar tenderin per rikonstruksionin e shkolles. Firma "2K" ka sjelle ne shkolle perfaqesuesin e saj, i cili nuk ka dashur t'ia dije per nxenesit e plagosur pikerisht nga puna e kesaj firme, por eshte revoltuar kur ka pare qe fatmiresisht nuk kishte patur demtime te shumta ne klase, ku mund te kishte patur pasoja me te renda. Ai ka filluar te bertase neper koridoret e shkolles, duke thene: "Nuk kishit pse te me thirrnit. Nuk ka ndodhur asgje. Thjesht ka rene vetem pak suva". Nderkohe, ne shkolle kane mberritur edhe forcat e policise, qe kane marre ne pyetje deshmitaret okulare dhe kane kryer ekspertizen e vendit te ngjarjes, ne bashkepunim me Inspektoriatin e Punes.





(Marre nga Korrieri)

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet më (Pedro Salinas)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Nëntor 2005 15:52
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Isra Kliko këtu për të kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Isra Shto Isra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Isra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:48 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Arsimi > Arsimi Shqiptar > Tirane, shembet tavani i klases, plagosen 2 nxenes dhe mesuesja

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.