Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Satire qe te ben te reflektosh Vlerësimi i Temës: 6 votime, mesatarja 4.00.
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
azurro
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 280

Satire qe te ben te reflektosh

Rastesishte me rane ne dore keto thenie satire te shkrimtarit Luan Laze ku per mendimin tim nxjerin lakuriq ne shesh realitetin shqiptare ne gjithe hapsiren e tije.
Eshte hera e pare qe lexoj dicka nga ky satiriste dhe me thene te verteten me pelqyen shume prandaj vendosa qe ti sjelldhe ketu ne FH



1- Ne nje vend ku pelqejne aqe shume genjeshtren, eshte nje budalllalek te besh profesion tjeter vec atije te politikut.

2- kure ju thone nje gjysem genjeshtre , nuk do te thote se gjysma tjeter duhet te jete e vertete dhe kur ju thone nje gjysem te vertete, nuk do te thote se gjysma tjeter nuk eshte genjeshter.

3- Mesuesi i historise u thoshte nxenesve se, fitoren e tyre dinake ndaj trojanve, greket e festuan duke therur Kalin e Trojes.

4- Talenti qe prodhon vetem fame por jo para, duhet te kete njeren nga keto difekte: ose cilesine e tij, ose te adhurusve.

5- Gjyshja e ndjere e porosiste vazhdimishte ciftin e ri qe femijen e tyre mos ta puthnin pas qafe, sepse sipas nje bestynine ,kur te rritej mund te behej hajdut. Por ata nuk e degjuan asnje here keshillat e saje dhe ai kur u rrit, u be .... politikan!

6- Njerzit jane te cuditshem sepse i duan te gjitha, edhe demokracine, edhe lirine e fjales,edhe qetsine, edhe mirqenien, por edhe sigurine e se nesermes.

7- Ne nje shoqeri budallenjsh, individet e mencur konsiderohen perhere te marre, nderkoh qe ne nje shoqeri te mencurish, budallai behet drejtuse i tyre.

8- Neqoftese nje dite shtepite ku banojne disa politikan te sotem do te shpalleshin monumente kulture, ne te do te shkruhej: Ketu ka jetuar, menduar, ponuar, tradhetuar dhe numeruar parate, qe vidhte nga populli i tije, zoti Horri Filan Fisteku.

9- Me dhimbje, por kam vendosur te largohem pergjithnje nga vendi im. Arsyeja eshte se nuk di asnje gjuhe te huaj, sidomos anglishte.

10- Ne Shqiperi gjene nacionaliste pa shtepi, pa drita e me uje plot fekale dhe politikan me vila, dollar, celular e pasaporte diplomatike, qe urrejne pa mase vendin e tyre.

11- Nderkohe qe te ndershmit presin driten e semaforit dhe respektojne vijat e bardha, horrat kane mbaruar pune ne anen tjeter.

12- Kur ju flisni dhe te tjeret mbajne qetsi, do te thote se budallalleqet tuaja jane shume serioze.

13- Parlamenti nuk e ka miratuar ligjin per shitjeen e tokes te huajve. Mire ka bere, se ne nje vend ku klasa politike eshte e blere, nuk do te ishte e nevojshme te shitej edhe toka.

14- Mund te behesh i pasur duke qene edhe i mencur, por kurrsesi nuk mund te behesh i mencur vetem duke qene i pasur.

15- Shqiperia eshte vendi ku gjene me shumce varferi te pasur, dhe me pakice, pasuri te varfer

16- Cuditrisht, nga nje fije floku na vjen per te vjelle, ndersa per te gjitha leshrat thurim kenge.

17- Tek ne gjithcka eshte e shtrenjte, vetem zgjedhjet jane te lira.

18- ata ishin shoke te ngushte dhe banonin ne te njejten lagje, punonin ne te njetin institucion dhe shkonin me te njejten femer. Por njeri si dashnore dhe tjetri si i shoqi.

19- Zakonishte ata qe kane zemer nuk kane gje ne dore dhe ata qe kane gje ne dore, zakonishte nuk kane zemer.

20- Meqe parate dhe mekatet nuk tregohen, atehere ato duhet te jene njelloj.

21- Epoken e gurit, epoken e arit dhe epoken e dollarit, i bashkuan me njera-tjetren, i dhane emrin dhe fytyren e tyre heronjte e saje, njerzit e hurit dhe te litarit

22- Ne politike dhe agjensite funerale, nxirret fitime vetem nga fatkeqsite e te tjerve.

23- Nje grua nuk i tregon vitet, sepse e di mire se ato nuk korrepondojne me pjekurine e saj.

24- Me rastin e mungeses se dritave diten e Bajramit, Populli shqiptare i te tre besimeve uron qeveritaret e vete nga zemra: Jarabi vdekshin dhe mos i gjette Bajrami tjeter!

25- Po mbolle dashuri do te korresh mosmirnjohje, po mbolle urrejtje dote korrni duartrokitje dhe po mbollet genjeshter do te korrni besim.

26- Preferoj me mire te jem nje njri me vlere se sa nje vlere pa njei.

27- Per te kuptuar mire urine e te tjereve, mjafton nje dite i pangrene, ndersa per ta harruar ate, vetem nje ngopje.

28- Po te perpiqesh te njohesh te tjeret deri ne imtesi, do te arrishe ne konkluzionin se vetja duhet urryer.

29- Ne qofte se eshte e vertet se renja e nje glase zogu mbi koken e nje njeriu sjell fat, atehere mbi koken e disa politikanve, qe kane arritur te behen qeveritare, me siguri dote kete rene ndonje bajge.

30- Gjerat e vyera i bejne njerzit e thjesht e me vlere dhe i gezojne njerzit pa vlere

31- Budallenjte dhe idealistet kane ne pasaporte vetem vula votimi, te mencurit dhe pragmatistet, vetem vula udhetimi.

32- Grinden e vriten per toka e territore fise, individe e shtete, nderkohe qe pronari i saje i vertet, Zoti, ua ka dhene te gjithve vetem per perdorim.

33- Hairi i se vertetes eshte denuar perjetesisht me mjerim, sepse pasurine e ka hipotekuar genjeshtra.

34- Me mire mbaje ne shtepi nje pikture te shemtuar se sa nje grua te bukur. E para eshte e imja ndersa e dyta, jo.

35- Njeriu ka qejfe ate qe nuk e bene dote dhe nuk ben dote ate qe ka qejfe.

36- Mashtrimi qe nuk djersit jeton shume here me mire se djersa qe nuk di te mashtroje.

37- Gjysma e politikanve nuk mund te kuptojne injorancen e gjysmes tjeter, sepse vuajne vetem nga kjo diagnoze.

38- Ky vend ka pak burra me vlere dhe shume qe mbajne ere.

39- Cuditem me ndershmerine dhe moralitetin tim te tepruar. Madje kete dobsi me ve ne dukje edhe dashnorja ime e katert.

40- Politikanet ndahen ne dy kategori: genjeshtare te lindur dhe njerez qe lindin genjeshtra.

41- Padija e veshur me pushtet , nuk duket me e rrezikshme se c`eshte, por eshte me e rrezikshme se c`duhet.

__________________
Te gjithe jetojme nen te njejtin qiell, por jo te gjithe kemi te njejtin horizont

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Dhjetor 2004 10:44
azurro nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të azurro Kliko këtu për të kontaktuar me azurro (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: azurro Shto azurro në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto azurro në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
azurro
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 280

QENGJI I URTE PI DY TENDERA

Tenderologet tane, thone se eshte nje lloj shiringe qe thith gjak, djerse, para dhe leshon ajer me mikrobe. Thithsi i gjakut dhe parave nginjet deri ne vetmallkim dhe plasje(si lopa kur ha jonxhe), ndersa trupi qe merr ajer, mbetet boshe nga cdo nerv rebelus. Prandaj, populli tenderdhuruse ngrihet gjithe gezim diten e votimit, per te zgjedhur tenderfituesit. Urtesia e popullit ka shkelqyer edhe ne urtesine e tenderve. Keshtu ndodh gjithnje. Kur tenderohet politika, urtesohet populli.

Rruga e historise, cahet me tender ne dore.

Armikut dhe eres, ktheji tenderin.

Burri matet me tender, jo me zemer.

Sa te rrosh, tendera do te fitosh.

Dhi e zgjebosur, tendera perpjet

Tenderi fitohet, nuk dhurohet

Tenderi i rende ne vendin e vet

Ai stan, ate tender ka.

Besa e shqipetarit, si tenderi i arit.

Me mire dhjet tendera sot, se nje tender mot.

Atdheu eshte vendi ku fitoj tendera.

Qengji i urte, pi dy tendera.

Cdo popullka tenderin qe meriton.

Memedhe quhet toka, ku me ka rene tenderi.

Trimi i mire, me tendera shume.

Sipas kokes, tenderin

Duaje atdhene, si politikani tenderat.

Qente le te lehin , tenderat te shkojne perpara.

Tenderat nga populli dalin, dhe te populli shkojne
......................................................................................LUAN LAZE

__________________
Te gjithe jetojme nen te njejtin qiell, por jo te gjithe kemi te njejtin horizont

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Dhjetor 2004 11:41
azurro nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të azurro Kliko këtu për të kontaktuar me azurro (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: azurro Shto azurro në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto azurro në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 21/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

pershendetje azurro

Shume te lezetshme

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Modifikuar nga agata datë 31/12/2004 ora 01:04

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Dhjetor 2004 11:56
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të agata Kliko këtu për të kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të agata't! Kërko mesazhe të tjera nga: agata Shto agata në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto agata në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

pershendetje azurro

Me te vertete fantastike. Bere shume mire qe i shkrove ne FH.

Do te te pyesja, se a te kujtohet gje titulli i librit?

pershendetje trojani

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Dhjetor 2004 13:12
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të trojani Kliko këtu për të kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: trojani Shto trojani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto trojani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
azurro
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 280

Re: pershendetje azurro

Citim:
Po citoj ato që tha trojani
Me te vertete fantastike. Bere shume mire qe i shkrove ne FH.

Do te te pyesja, se a te kujtohet gje titulli i librit?

pershendetje trojani



Me thene te verteten nuk di asnje gje mbi kete shkrimtare Trojan. Ato qe shkruajta mi dergoi nje shoku im dhe sote pashe qe jane te botuara edhe te gazeta DITA.

__________________
Te gjithe jetojme nen te njejtin qiell, por jo te gjithe kemi te njejtin horizont

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 31 Dhjetor 2004 01:02
azurro nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të azurro Kliko këtu për të kontaktuar me azurro (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: azurro Shto azurro në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto azurro në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
azurro
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 280

BURRA ME FAT

Ata te dy banonin ne te njejtin qytet, ndonese nuk njiheshin fare. Te dy kishin femije. Njeri dy vajza dhe tjetri tre djem. Jeta solli qe te dy, ne kohe te ndryshme, te ndanin grate per shkaqe te ndryshme. Femijet i mbajten vete baballaret. Por rasti solli qe i pari te martohej perseri dhe te merrte guan e te dytyt, ndersa i dyti te martohej pake me vone, me ate te te parit. Cuditrisht, me njerez te ndryshem e ne ambiente te ndryshme, ata mburreshin secili ne hesap te vete se, megjithese me femije, perseri kishin patur fat qe moren gra beqare.

......................................................LUAN LAZE...........................

__________________
Te gjithe jetojme nen te njejtin qiell, por jo te gjithe kemi te njejtin horizont

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 31 Dhjetor 2004 01:15
azurro nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të azurro Kliko këtu për të kontaktuar me azurro (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: azurro Shto azurro në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto azurro në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
azurro
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 280

NARKOPLEQTE

Ne fshatin Selce te rrethit te Korces, policia zbulon 1400 rrenje bime narkotike.

Pore fshati eshte i banuar vetem nga pleqe mbi 70 vjece dhe policia e ka te veshtire t`i arrestoje. Nje fshat qe kujton filmin "Nje hektar qiell", ku intepreton Marcelo Mastorjani. Por ketu kemi 4 hektare kanabis sativa. Perfytyroni nje fshat te tere qe mbjell, kultivon dhe tregeton kanabis sativa. Ska me bukur! Djemte jane refugjate ne Greqi e Itali, ndersa baballaret ponojne per ta.

Pleqte e mbjellin dhe i bejne sherbime bimes, pa e ditur destinacionin e saje. Ndersa djemte qe i paguajne per kete pune, u thone se ajo perdoret si lende e pare per te hequr rrudhat, rinuar e zgjatur jeten. Dhe pleqte e gjore, qe cdo mengjese shohin me pare me bishte te syrit varrezat e fshatit pastaje rrezet e diellit, i kane besuar. Per kete marrin edhe shperblim.

Ky zbulim i policise shqiptare i ka shokuar pleqte, te cilet cdo mbremje prane burimit mbi nje koder, kishin nisur t`u kendonin te gezuar plakave mes atij prodhimi te bollshem:

C`u bere moj qerrateshe,

E mbushur me nure nga ky vreshte,

Djemte i thone kanabis sativa,

Vdeksha nje gote po s`e piva!

Per te rifituar rinine,
Mjafton te perseritesh cmendurine.---- Thot poeti homoseksual, Oskar Uajlld.

.............................................LUAN LAZE.....................................

__________________
Te gjithe jetojme nen te njejtin qiell, por jo te gjithe kemi te njejtin horizont

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 31 Dhjetor 2004 01:47
azurro nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të azurro Kliko këtu për të kontaktuar me azurro (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: azurro Shto azurro në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto azurro në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
azurro
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 280

RUGA PER NE EUROPE KALON NGA PRAPANICA

Viti 2005, do te kaloje ne Parlament projektligji per martesat e homoseksualve. Lajm me te gezuar se ky, tani qe Shqiperia u permbyt nga ujrat, nuk ka. Kete shekull, populli shqipetar gezim me te madh nuk do te kete. Rreth ketij fakti, flitet edhe dicka tjeter. Diktatura, si regjim ateist, pra i pafe, homoseksualet i denonte me burg. Sigurisht, keta e kryenin denimin ne burgun e grave. Ndersa ne demokraci, ku besimi te Zoti eshte i lejuar, ligjerohen marrdhenie, qe i ndalon besimi dhe Zoti. Atehere, kush e paska mbrojtur me te vertet fene, diktatura apo demokracia? Prandaj, mos u cuditni kure t`ju vije nje ftese dasme me nje formulim te tille:

"Familjes Besa"

Me rastin e marteses se djalit tone Indrit, me zonjushen Genci, jeni te lutur te na nderoni me ardhjen tuaj per darke,(Cift), ne ora 20.00, ne Bar Resorant Hotel "Prapanica". ne te tilla raste ua shperblefshim.

Me respekt, familja Koti.

Martesat e homoseksualve, ose gey-ve, do te behet si e vajzave. Pra, zonjush Genci do vere vello, do heqe vetullat, lyej buze e sy, gishtat me manykyr dhe sigurisht, do te vere vathe ne vesh, hunde, barke, dhe atje ku ka deshire t`ia shikoje bashkeshorti. Pas miratimit te ketij ligji, familjet, qe kane ne shtepi vetem djem, do te jene te lumtura, se do te shijone edhe marrjen e nje nusje ne shtepi, dhe nxjerrjen e vajzes per tek dhendrri.Pra, do te nxjerrin nje si Genci per tacuar nuse dhe dhe do te bejne dhender nje tjeter gey. Sido qe te jete, kjo familje kater meshkuj i ka perseri ne shtepi, por dy jane nuse dhe dy dhendurre. Martesa brenda nje gjinie kane nje te madhe, se sic ka thene dikush, ulin shperthimet demografike. Ndersa tek ne, ulin papunsine dhe perdhunimet. Me miratimin e ketij ligji, te paret qe do te celebrohen publikisht, jane dy politikane te partive te vogla. Vajzat nuk duhet te merziten per kete risi martesore, sepse Parlamenti shume shpejt do te miratoje edhe ligjin per martesat e lesbikeve. Qe te asociohesh ne Europ dh te hapen kufijte, duhet me pare te plotsohen te drejtat e prapanices se homoseksualve. Dhe kenga e nenave pastaj, do te mbushe gezimin e ketyre dasmave:

Nuse djale i nenes me je veshur sot

Per lindjen e bebes do presesh nja 7000 mot.

......................................................LUAN LAZE.............................

__________________
Te gjithe jetojme nen te njejtin qiell, por jo te gjithe kemi te njejtin horizont

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 31 Dhjetor 2004 21:15
azurro nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të azurro Kliko këtu për të kontaktuar me azurro (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: azurro Shto azurro në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto azurro në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
azurro
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 280

NGA BURDELLUA VIJME , NE BURDELLO SHKOJME

Politikane dhe artiste nga Tirana, jane kliente te bordellove ne Struge. Megjithese thuhet se politika eshte kurve, perseri keta tanet nuk kane vajtur atje ne rolin e prositutes, por te klientit. Per te miren e vendit, edhe kjo mund te behet. Politikanet i kane bordellot maqedonase, si shfrime pas nje pune te lodhshme dhe kontrabande te sukseshme. 200 deri 500 euro, nuk jane asgje per te miren e popullit. Edhe aty ne shtrat me prosituta, ata per hallet e vendit mendojne, pavarsisht se ka qytetare mosmirnjohes, qe edhe kete profesion e thrret po me ate emer. Bordellot e Maqedonise jane te sigurta, sepse ketu ne atdhe, nuk te lene rehat. Ne motele te survejojne dhe spiunojne tek gruaja dhe gazetat. Prandaje, me mire hipi avjonit dhe shko ne burdellot e Struges. Atje ka ruse, bullgare, rumune, ukrainase, bjonde, brune, me shale te gjata dhe te shkurtra, elegante dhe te shendosha, me gjoks te madh dhe te vogel. Si ti duash. Nderkohe qe njihesh me traditat e seksit te vendeve nga ato vijne, zhvillon edhe nje takim pune me koleget maqedonas. Integrimi rajonal e kerkon kete, dha dere me te mire se ajo e bordellos, nuk ka per te hyre ne Europ. Aq me teper qe ne kete rast, politika nga bordellot vjen, ne bordello shkon. Bashke me ta, kete zanat e preferojne edhe artistet e gjore, shkrimtaret dhe poetet. Sa here organizohen "Ditet e Naimit"ne Struge, poetet hidhen nje vrape deri tek bordelloja, per arsye frymezimi. Megjithese ankohen vazhdimishte se shteti nuk pyet per ta, i le pa pune, pa shtepi, pa studio dhe pa sponsorizime. Por ata jane njerez te sakrifices. Per hir te artit, dyert e bordellove i gjejne lehte.

Jane te thjeshte dhe njerzore, sepse gjithe pensionin apo rrogen mujore, ia dhurojne me kenaqesi prositutes se pavarur. Prej aty, kthehen dhe recitojne me frymezim poezite, aq sa fillojne e qajne edhe vet. Ende nuk dihet nese qajne nga vargjet, apo nga kujtimi i kofsheve te prositutave. Artisti qe eshte artist, eshte i lire dhe i panenshtruar. Ai ka kerkuar gjithnje lirine, frymezimin dhe tani i ka gjetur ne dhomat e bordellove. Ketu ne Shqiperi ankohen se nuk ua blene njei librat. Me ere prostitute, lexuesit nuk i kane shume qef librat poetik. Sidoqofte, arti dhe politika marrin frymezim nga bordellot. Prandaje edhe cilesia e tyre eshte me shijen e nje prositute, ngaqe trupin e kane kthyer si kuti votimi. Madje bashke me zgjedhjet e parakohshme.

Ndersa embelsine e femres se vertet, kjo katigori nuk e njeh dhe nuk ka se si, sepse ajo eshte frymezim vetem per pune te bukura. Ndersa politika shqipetare dhe librat me nder poetik, qe shiten sot, njohin frymezimin e femrave te burdellove.

..........................................LUAN LAZE..........................

__________________
Te gjithe jetojme nen te njejtin qiell, por jo te gjithe kemi te njejtin horizont

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Janar 2005 10:21
azurro nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të azurro Kliko këtu për të kontaktuar me azurro (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: azurro Shto azurro në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto azurro në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
azurro
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 280

PER INAT TE GRUAS TIME, ...................................

Ne nje televizjon privat, drejtusi i nje emisjoni, per 90 minuta shtroi kete pyetje per teleshikusit:
A i qendron kohes, shprehja: "per inat te sime vjehrre shkoj e fle me mullixhiun?"
Dhe telefonusit pergjigjeshin sipas lidhjeve qe kane patur me vjehrrat apo mullixhinjte. Kete urtesi e perdorin edhe ne disa vende te tjera europjane. Si cdo mencuri, edhe kete te huajet e kane marre ketej nga anet tona dhe e kane perpunuar sipas moralit te tyre. Ja si e kane kete shprehje pese vende te tjera te europiane.

Gjermani: Per inatin tim, vjehrra shkon e fle me mullixhiun.

Italjanet: Per inat te mullixhiut, vjehrra fle me mua.

Francezet: Per ina t te vjehrres time, une nuk fle me mullixhiun.

Austriaket: Per inat te mullixhiut dhe vjehrres, shkoj e fle me burrin.

Hollandezet: Per inat te vjehrrit, shkoj e fle me vjehrren dhe mullixhiun.

Sic shihet, ne te gjitha gjuhet dhe ne te gjitha rastet, mullixhiu dhe vjehrra dalin gjithmon te fituar. E meqe debati per ndalimin ose jo te kesaje urtesie vazhdon, per lexusit po sjell opinjonin e gruas time. Ajo mendon, se meqe tani nuk ka me mullinj dhe kapitalizmi shqipetare nuk i duron dot keto vjetersira, urtesia te modifikohet dhe te perdoret keshtu:
"PER INAT TE GRUAS TIME, SHKOJ E FLE ME GRUAN TENDE".
Sigurisht, ne kete rast ajo e ka fjalen per burrat e tjere, e jo per mua....

Gjithesesi ky debat vazhdon, sepse sic u pa dhe nga telefonuesit e atije emisjoni, kjo urtesi po e turperon Shqiperine ne sy te botes. Bile thone qe kjo ishte edhe porosia e Prodit, per t`u antarsuar ne BE. Drejtusi i emisjonit kaqe kishte per detyre, te hidhte nje gure ne lume dhe te tjeret ta nxjerrin qe andeje. Nuk eshte pak per fatet e ketije kombi, aqe me teper qe per urtesite e nje populli, diskutojne gjithnje vetem te marret e tije.


............................................LUAN LAZE.................................

__________________
Te gjithe jetojme nen te njejtin qiell, por jo te gjithe kemi te njejtin horizont

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Janar 2005 11:15
azurro nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të azurro Kliko këtu për të kontaktuar me azurro (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: azurro Shto azurro në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto azurro në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:19 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Satire qe te ben te reflektosh

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.