myzeqari
daddy

Regjistruar: 14/10/2004
Vendbanimi: England
Mesazhe: 2498
|
Re: Per ato qe jane larg Familjeve, larg Shqiperise.
Citim: Po citoj ato që tha durrsak
Ne kete momente te fundvitit 2004 po meditoj per te gjithe ju qe jeni larg familjeve tuaja, larg Shqiperise, larg atyre shokeve dhe shoqeve qe i kishit dikur pjese te jetes suaj. Mall, lot dhe pak trishtim. Ndoshta disa jane duke festuar mes miqsh, te tjeret duke u perpjekur te bejne dicka dhe te tjere qe jaen ne vetmi dhe nuk e ndjejne qe koha po iken. Te ulur para kompjuterit disa presin Vitin e Ri duke shkruar ne forum. Aty po bej pjese edhe vete ne kete momente, e cfar te bej tjeter.Per ore te tera po prisja qe te degjoja zilen e telefonit dhe qe nje ze ndodhta te me dhonte Gezuar dhe pac fat, por jo nuk ndodhi per nje koh te gjate.Dhe per fat te mire ne momentin qe op mendoja se ndodhta asnjeri nuk ka per tu kujtuar per mua mora nje telefonate qe nuk e prisja dhe nje ze i embel me thote" Gezuar per shum vjet" ne ate moment mendova se ne te vertete po, dikujt i ka shkuar ne mendje qe une ekzistoj dhe qe me duhet te me thote dicka. Sa do te doja qe te kisha prane ate njeri dhe ti gjunjezohesha dhe ti jepja te gjitha falenderimet e mija.Por ndodhta edhe te tjeret qe jane ne Shqiperi ndoshta po ngrejne dolli per shendetin tuaj, lotet e nenave qe nuk i shikojme por qe e dim qe po ndodh, ata po lejne bekimet mbi ju te gjithe. Sa do te donin qe te na kishin prane vetes se tyre, te na perqafonin, te na vendosnin ne pjaten tone dicka me shume se te tjeret.Do te rrinin vetem duke na shikuar dhe duke na shtrenguar duart dhe kur koha te vinte qe do te flinim, ata do te na rrinin prane duke degjuar frymarrjen tone, te gatshme per te na mbuluar ndersa do te ishim te zbuluar dhe mengjezin tjeter ata do te vinin per te na pare nese ishim zgjuar apo jo dhe perseri do te na shtrengonin fort sikur do te donin te na thonin: Te lutem bir mos ik me, ndoshta vitin tjeter nuk do te me gjesh me, te rrita qe te te kisha prane por ti me je larg. Por ja qe kjo nuk mund te ndodhe. Dhe ne qendrojme larg tyre ne vetmine tone duke shpresur se dicka do te ndodhe ne 2005-6-7 e keshtu me radhe.
Per te gjith ju qe jeni me studime dhe nuk i keni pare familjet tuaja, per te gjithe ju qe jeni emigrante dhe qe ju mundon malli, per te gjith ju qe ndjeheni te vetmuar dhe qe skeni njeri se me ke te trokisni gotat, ju uroj jete dhe fat dhe suksese, ju uroj qe te mendoni me shume per njeri tjetrin, dhe ndersa shkruani ne kete forum te mendoni qe te tregoheni sa me te duruar me njeri tjetrin. Ju dua shume te gjitheve dhe e di qe jeni bere pjese e jetes sime. Jeta eshte dhene per tu gezuar prandaj le te perpiqemi qe gezimet qe na mungojne nga e falura e dashurise se miqve dhe familjeve tona te mund ta zevendesojme nga dashurija juaj ketu ne kete forum. Me keni dhene humor kur me ka munguar dhe shprese kur po me humbiste. Per te gjithe ju qe ju mungon vendi ku keni lindur qofte 2005 viti me i mbare per ju. Bekuar qofshi kudo qe shkofshi miqt e mij te dashur.
Sinqerisht
Durrsak
GEZUAR PER SHUM VJET DURRSAK DHE TE UROJ ME GJITHE ZEMER KETE VIT TE RI QE HYRI TE GJENDESH SA ME SHPEJT NE KRAHET E TE DASHUREVE TE FAMILJES TENDE , DHE TA KESH MESE TE QARTE SE BOSHDHEKU QE TE ESHTE KRIJUAR TY NGA QE I KE LARG U ESHTE KRIJUAR DHE ATYRE GJITHASHTU
E lexova me vemendje ato qe ke shkruar , dhe me ke prekur te them te drejten , lexova dhe devolliun ne nje faqe tjeter dhe ai kishte shume trishtim edhe madh per njerzit e tij qe i kishte larg
une personalisht i kam humbur prindrit mi fatkeqsisht dhe padrejtesisht te rinj kam vllezer e motra qe me duan dhe u mungoj shume
Ska shume qe u bera daj per here te dyte dhe nipcen vetem ne fotografi e kam pare dhe ka mare nga mua komplet e marte e mira
Me mungojn shume e mezi pres te ndodhem pran tyre
Ne shqiptaret ndryshe nga shume vende te tjera jemi shume te lidhur me familjen dhe njerzit e aferm qe na rethojn , dhe sidomos ne keto dite festash te gjithe e festojn bashke ndrimin e vitit , pervec meje teje devolliut e mijra te tjere qe i kane larg njerzit e zemres , nuk te bej psikologji ketu thjesht te them ato qe diej ne keto momente qe te shkruaj e pra vllacko te uroj nga zemra ty forumistve dhe gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen
gezuar vitin e ri 2005 mbaresi dhe lumturi ne jete pa perjashtim te gjithve atyre qe me kane dashur e respektuar dhe atyre qe kane bere te kunderten gjithashtu
me respekt myzeqari
__________________
Ja fute kot
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|